Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Do bëhet nami”/ Rama ironizon Bashën: Një fishkëllimë po ti bëjë Saliu, ikën me vrap në shtëpi
24 Qershor 2019, 18:21Nga DOSJA
DURRËS-Këtë pasdite Rama u ndal në qytetin bregdetar të Durrësit, ku zhvilloi një takim me qytetarët durrsakë.
Rama ironizoi kreun e PD nga Durrësi, Lulzim Bashën, teksa ishte duke folur për trazirat që mund të ndodhin më 30 qershor, duke iu referuar deklaratave të opozitës dhe presidentit Meta.
“Kush do e bëjë namin, Luli? Atij një fishkëllimë po ti bëjë Saliu, ikën në shtëpi. Filxhani thotë se do bëhet nami. Për këtë “namin”po shkojnë njerëz në burg”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama u ndal sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Rama u prit me protesta nga simpatizantët e PD, të cilët mbanin pankarta në duar “Rama ik”. Fjalimin hapës të mitingut të Ramës e hapi kryebashkiaku aktual Vangjush Dako, duke u ndjekur më pas nga kandidati për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, të cilët folën edhe për përgjimet e BILD, ku akuzuan opozitën se po mundohet të hedhë baltë mbi PS. Valbona Sako kërkoi votën qytetarëve durrsakë duke iu thënë se do ndryshonte Durrësin, duke vazhduar punët e lënë përgjysmë nga Dako. Rama u shpreh i bindur se më 30 qershor do të fitojnë dhe ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime.
(a.m & a.s/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS- Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ku ka prezantuar kandidatët për bashkitë e këtij qarku ka bërë batuta më ish-kandidatët e PD për këtë qytet.Rama ...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama nga takimi përmbyllës i fushatës në Durrës, ka kujtuar me nostalgji kohës që këtë bashki e ka drejtuar Vangjush Dako. Rama th...
SHBA-Ambasadori Philip T. Reeker, asistent sekretar për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi ...
DURRËS- Kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka folur sot nga takimi elektoral në Durrës për përgjimet e dosjes 339. Dako tha se PD i ka akuz...
DURRËS-Situatë e tensionuar në qytetin bregdetar. Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Durrësit. Qytetarët e Durrësit janë bashkuar ...
DURRËS- Kandidati i Partisë Socialiste në Shijak, Elton Arbana, gjatë prezantimit të tij para banorëve që ishin mbledhur nga qarku i Durrësit ka folur për ...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kandidatët për bashkitë që janë pjesë e qarkut të Durrësit, që është një takimin përmbyllës për fushatën e ...
POGRADEC- Kandidati i PS në Pogradec, Ilir Xhakolli ka reaguar pas postimit të Sali Berishës. Në një reagim në rrejtet sociale Xhakolli shprhet se Berisha ka ar...
TIRANË- Partia ‘Zgjidhja’ me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi dekretin e Presidentit, Ilir Met...