Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KAVAJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë, që mund të kishte shkaktuar disa viktima. Sot, 45-vjeçari Astrit Pukameta ka plagosur dy persona dhe ka marrë peng shoferin e një taksie. E gjitha nisi kur në rrugën dytësore, në afërsi të mbikalimit në Kavajë, Astrit Pukameta është konfliktuar me persona, të identifikuar me inicialet V. K. dhe I. M., të cilët i ka spërkatur me naftë, duke tentuar ti djegë. Por për arsye që nuk dihet i ka lënë dhe më pas ka shkuar në një dyqan ku është konfliktuar dhe me shitësin e dyqanit, Bardhyl Petja, kushëriri i ish-bashkëshortes së tij duke e plagosur me thikë.
As këtu nuk është ndalur por ka dalë me shpejtësi nga dyqani dhe ka ndaluar një taksi. Nën kërcënimin e thikës me gjak ka marrë peng taksistin Arjan Shau. Ky i fundit nuk ka pranuar t’i bindet dhe ka tentuar që të largohet por sërish nën presionin e thikës e ka çuar deri në një pikë karburanti në fshatin Lekaj. Në këtë moment taksisti ka tentuar që të manovrojë, duke marrë si “shpërblim” një thikë të ngulur nga 45-vjeçari. Pasi ka dalë nga taksia, është futur te pika e karburantit dhe me thikë në dorë u ka kërkuar lekët në të kundërt i ka kërcënuar se do t’i vërë flakën karburantit.
Duke marrë kështu xhiron e ditës, 120.000 lekë të reja. Edhe pse mori paratë sërish nuk është larguar. Në vend që të largohej mori një nga pompat e furnizimit me benzinë dhe ka kërcënuar se do i vinte flakën karburantit dhe vetes. Por pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë Policia duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë që mund të sillte viktima. Ndërkohë që Policia ka nxjerrë pamjet e kapura nga pika e karburantit, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e dy personave të plagosur nga 45-vjeçari që është prangosur nga Policia. Tani 45-vjeçari do të përballet me drejtësinë, duke dhënë “llogari” për kryerjen e veprave penale: “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kavajë/Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë pas marrjes se njoftimit se shtetasi A. P., në afërsi të mbikalimit në rrugë dytësore, ka kanosur se do digjte me benzinë dy persona, dhe ka plagosur me thikë shtetasin B. P., si dhe ka marrë peng shtetasin A. Sh. bashkë me mjetin e tij, organizuan punën me qëllim kapjen e këtij shtetasi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi, i cili në fshatin Lekaj, në sheshpushimin e një karburanti, ka plagosur me thikë drejtuesin e mjetit që kishte marrë peng, shtetasin A. Sh., dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit, dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin. Shërbimet e Policisë kanë arritur në kohë duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë kriminale me pasoja për jetën. Falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: – A. P., 45 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.
SHIKO EDHE KËTË:
“Do t’i djeg”/ Dalin PAMJET- 45-vjeçari plagosi e rrëmbeu një person. Ç’ndodhi në Kavajë
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues mbi çështjen e incerenatorëve. Gjatë një postimi në Facebook, Ramën e ka pyetur një qyte...
KAVAJË– Dalin pamjet e grabitjes së karburantit në Kavajë, ku 45-vjeçari i identifikuar si Astrik Pukamena ka tentuar të grabisë një pikë karb...
TIRANË– Ministria e Kulturës duket se nuk heq dorë edhe kur kapet me “mat” në shkelje flagrante me ligjin. Edhe pasi Dosja.al, në një seri denoncimes...
SHBA- I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur gjatë një seance dëgjimore në komitetin për marrëd...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje për operacionin e autoriteteve belge, që ka sjellë prangosjen e jo pak por 109 shqiptarëve, mes t...
TIRANË- Policia Federale Gjermane i dhuron Repartit Special RENEA, 2 automjete speciale për Njësinë e Negocimit dhe Njësinë Antieksploziv, uniforma dhe paj...
MAJORKA- Në operacionin e të martës në Majorka kundër pastrimit të parave janë përfshirë edhe agjentët e FBI-së. Mediat raportojnë se operacioni i koduar Kazino...
TIRANë- 7 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë...
BELGJIKË- Pas vitesh hetimi dhe depërtimi i Policisë në aplikacionin “Sky ECC”, hetuesit i dhanë një goditje të fortë mafies ndërkombëtare të d...
HIMARË– Një 65-vjeçar, i identifikuar me inicialet M.GJ., nga Lezha është gjetur pa shenja jete në shkallët e një hoteli në Himarë. Burri ësht...