LIVE UPDATES
Politike

Do largoheni nëse humbisni zgjedhjet? Rama: Po! Nuk do pres që shqiptarët të…

3 Prill 2021, 16:57 Nga DOSJA
Do largoheni nëse humbisni zgjedhjet? Rama: Po! Nuk do pres që

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse shqiptarët do të refuzonin që t’i jepnin atij një mandat të tretë, nuk do të rrinte të priste që qytetarët të korrigjonin gabimin e tyre, duke lënë kështu të hapur dorëheqjen e tij. Përballë gazetares Nisida Tufa në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, Rama tha se në momentin që nuk do të jetë më në detyrën e kreut të PS-së, ai do t’i shërbejë kësaj partie.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Z. Rama ia kam bërë këtë pyetje edhe z. Basha por nuk e kam marrë një përgjigje. Po ja u bëj edhe ju duke ju patur përballë. Do të largoheshit nëse nuk do të fitonit zgjedhjet?

Rama: Kjo është shumë pak, por shumë e sigurt që nëse shqiptarët do të refuzonin të më jepnin mua mandatin e tretë unë nuk do rrija të prisja që shqiptarët të korrigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu që megjithëse i humbi zgjedhjet, megjithëse dha dorëheqjen vazhdon tërheq këmbën zvarrë sepse është i bindur që shqiptarët kanë bërë një gabim të madh që nuk i dhanë mandatin e tretë dhe nuk lë gur pa luajtur, shejtanllëk pa bërë dhe pocaqi për të marrë hak dhe për të kthyer Partinë Demokratike në pushtet përmes dhëndrit politik. Gjëja që unë e kam thënë shumë qartë dhe e kam bindje është që në momentin që unë nuk jam më në këtë detyrë unë thjesht jam një person që natyrisht do t’i shërbej Partisë Socialiste por në asnjë mënyrë duke bërë atë që s’më takon. Dhe ajo që s’më takon është të bëjë atë që bën Saliu. Në asnjë mënyrë jo, kurrë! Ndërsa Luli nuk ta jep atë përgjigje sepse Luli do humbi dhe do vazhdojë të bëjë sikur ka fituar.

Angazhimi juaj është intensiv, e për më tepër edhe në kohë fushate, takimet, udhëtimet në rrethe etj. Çfarë ju mungon, në raport edhe me familjen apo njerëzit e afërt. Sa është koha që kalon me ta, duke patur parasysh që Zaho është ende i vogël…

Rama: Asnjeri nuk e kupton dot dhe nuk ka faj se çfarë do të thotë të jesh në majë. Përgjithësisht njerëzit mendojnë se kush është në majë është një njeri që bën një jetë për t’u pasur zili, që I plotësohen të gjitha dëshirat, që shkurt muhabeti bën qejf. Në fakt të jesh në majë është totalisht një pozicion që në të shumtën e rasteve nuk është aspak I rehatshëm sepse je në pikën ku fryjnë të gjitha erërat dhe je vetëm! Ti ke shumë njerëz rreth e rrotull që sigurisht janë aty për ty për të të dhënë këshillën dhe për të të asistuar kur ti ke nevojë, por aty ku merren vendimet, që janë vendime të forta aty kur ti duhet të ndash: kështu apo ashtu, këtij apo andej, je vetëm! Dhe është një barrë e jashtëzakonshme përgjegjësie si edhe një stres i jashtëzakonshëm. Dhe nga ana tjetër, unë jam një njeri që jam shumë obsesiv pas punës dhe pas detajeve. i ndjek të gjitha sepse po nuk I ndoqe rrezikon pastaj që gjërat të mos shkojnë ashtu siç duhet dhe është një konsum shumë I madh kohe, energjie dhe mbi të gjitha është çështje e programimit. Je kaq shumë i fokusuar tek kjo punë saqë të gjitha gjërat e tjera bëhen dytësore, tretësore, katërsore jo se ti do por sepse ashtu ndodh! Dhe koha për familjen është shumë e ngushtë, madje edhe ajo kohë që është për familjen, është një stres për ata sepse ti je edhe s’je aty. Është puna ajo që të mban peng dhe sigurisht që kush shkon në majë është një borxhli I madh ndaj atyre që ka rreth e rrotull në familjen e vet, rrethin e vet miqësor. Humbet miq, për shkak se është larg, se koha bën të vetën, për shkak se mundësitë për të kuruar marrëdhënien janë minimale dhe fëmijët rriten e ti nuk kupton që koha kalon. Ky është çmimi që i paguan kur je në majë. Por, ndjenja e privilegjit të madh që ke për të bërë atë që ti mund të bësh në atë pozicion për njerëzit është e atillë që I kompenson të gjitha. Të kesh mundësinë t’i japësh njerëzve përsëri buzëqeshjen pas një viti kaq të tmerrshëm, kur marrin vaksinën. Të shohësh të moshuarit, gjyshërit që janë të lehtësuar. Ky është bekim nga Zoti mendoj unë.

Marrë nga BalkanWeb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet