Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në ‘Kjo Javë’ në ‘News24’, deklaratën për komunizmin që bëri kandidatja për deputete të PS-së, Luljeta Bozo. Kjo e fundit pohoi se komunizmi ka më shumë të mira se të këqija, deklaratë që qarkulloi e bëri zhurmë në rrjet.
Kreu i qeverisë tha se kandidatura e saj ka trembur palën tjetër, ndaj edhe u sulmua qëllimisht sipas tij. Ai tha se në interpretimet e fjalëve shpesh herë krijohen keqkuptime, sipas tij herë me qëllim e herë pa qëllim.
PJESË NGA INTERVISTA:
Ju keni anatemuar kundërshtarët, madje i keni vendosur edhe përcaktime të ndryshme. Sqarimet për këtë i keni dhënë në mënyrë të përsëritur teksa pyeteni. Ndalemi për një moment tek kandidatët tuaj. A janë të gjithë ata një shembull për t’u marrë? A krenoheni me të gjithë ata?
Ka diçka për t’u kritikuar tek unë patjetër. Unë nuk jam i pa kritikueshëm, gjithkush është i kritikueshëm. Për këdo mund të kemi arsye që të kemi opinione pozitive pjesërisht, negative pjesërisht. Patjetër që mund të kritikojmë, por ajo që unë them është që unë jam krenar për skuadrën që kemi ndërtuar. Është skuadra më e mirë që ka patur Partia Socialiste në raport me shoqërinë në raport me atë që duhet të jetë një parti politike përballë shoqërisë në përpjekjen e vazhdueshme për të qenë pasqyrë e shoqërisë. Nuk janë skuadra engjëjsh, janë skuadra njerëzish. Njerëzit janë njerëz, dhe siç thotë ajo fjala: Edhe engjëlli edhe djalli, jetojnë brenda tek i gjalli.
Me shumë respekt për figurën e profesionistes që paraqet zonja Bozo, ndalemi pak tek debatet që ka shkaktuar kandidatja juaj për deputete lidhur me deklaratën e saj mbi kohen e komunizmit dhe ish-diktatorin Hoxha. A mbajtët ju një qëndrim për të z. Rama? Komunikuat me të? Si i përgjigjeni akuzave ndaj saj?
Unë mendoj që ajo është thënë në një kontekst të caktuar dhe nuk kam asnjë dyshim se nuk ka qenë qëllimi, apo nuk është thënë për të relativizuar të keqen e diktaturës apo për të relativizuar vetë diktaturën. Nuk kam nevojë të flas me të sepse jam shumë i qartë se çfarë ka dashur të thotë, çfarë ka thënë dhe pastaj si dhe pse është interpretuar në atë formë. Me siguri që Luljeta është një nga arsyet që e ka shqetësuar palën tjetër për cilësinë e skuadrës dhe cilësinë e kandidaturave. Është një person i dashur për shqiptarët, një profesioniste e shkëlqyer, një grua me vullnet të madh dhe të gjitha këto janë mëse të mjaftueshme për ta respektuar plotësisht. Pastaj në interpretimet e fjalëve shpesh herë krijohen keqkuptime, herë me qëllim e herë pa qëllim. Kjo ka qenë e qëllimshme, e gjitha kjo që u bë kundër saj.
Kritika të forta ju keni edhe për aleatet e opozitës, LSI, PDIU etj, ndërkohë ju vetë keni ndërtuar aleancë me fraksione të këtyre partive, përmendim këtu Lefter Kokën, Nasip Naçon, Aqif Rakipin. Pse ish-ministrat apo individë të tyre janë të mirë dhe LSI apo parti të tjera ku kanë bërë pjesë janë të këqinj?
Sepse LSI-ja është një sistem, ndërsa Nasipi është individ. Unë e kam njohur Nasipin si individ, është përfshirë në skuadrën tonë si individ, për ato vlera dhe për ato arsye që përfaqëson atë individ në skuadrën tonë. LSI-ja është një sistem, një sistem I degraduar dhe degradues, kështu që është shumë e qartë. Nuk është çështje njerëzish por çështje sistemesh. Sistemi I LSI-së që është në fakt një parti jo thjesht sepse flitet që është partia e një njeriu. Jo. LSI-ja është partia e interesave të një personi dhe pastaj edhe të bashkëshortes dhe të gjithë të tjerët aty janë sot, s’janë nesër. S’kanë asnjë peshë, s’kanë asnjë vlerë. Mund të ngjiten. Mund të hidhen, mund të shpallen armiq, mund të shpallen heronj sipas interesave të Ilir Metës. LSI-ja është thjesht Ilir Meta, është një person.
Marrë nga BalkanWeb
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BERAT- Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin ndërkombëtar të ‘Transparency International’ që e cilëson Shqipërinë si vend të kapur nga korrupsioni apo dhe...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm ekskluziv për emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ në lidhje me sigurimin e vaksinave. Nga kalja e Beratit, atje ku u zh...
BERAT– Gazetarja Nisida Tufa ka marrë dozën e parë të vaksinës kineze “Sinovacc” para kryeministrit Edi Rama. Pasi i ka shprehur këtij të fund...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se gjatë një udhëtimi në Emiratët e Bashkuara Arabe i është ofruar që të injektohej me vaksinën kineze. I ft...
PJESË NGA INTERVISTA: A keni diçka për të kërkuar ndjesë?Rama: Kam kërkuar ndjesë në rastin e Kukësit, sepse u ndërtua strategji e gabuar. U bënë ll...
TIRANË– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, sot ka shkuar në zonën e Ali Demit, ku është takuar dhe me banorë të ish-Uzinës Autotraktorë, të cilët kanë probleme...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është i frikësuar nga fushata elektorale e Partisë Demokratike. Por sipas tij arsyeja e vetme është frika...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ka publikuar një video me të cilët shfaqet bashkë me kryedemokratin Lul...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është “kapur” sërish me fushatën e Partisë Demokratike, e cila po zhvillon takime me banorët e mbështetësit...
KUKËS– Kryetari i Partisë Demokratike ditën e djeshme ka shkuar në Qarkun e Kukësit në vijim të turit për fushatën elektorale.Gjatë kalimit të tij ai u për...