Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Rikthehet vrasja e studentes greke,shqiptari s’shkon në gjyq,e ëma e të ndjerës:Do iu djeg!
14 Shkurt 2022, 15:58Nga DOSJA
GREQI– Çështja e vrasjes së Eleni Topaloudit është rikthyer sot në gjyq. Por reagimi i nënës të së ndjerës ka pushtuar kopertinat e mediave greke! Por jo vetëm kaq, gjithashtu ajo ka ndikuar edhe tek shtyrja e gjyqit për në 10 mars.
“Nga Zoti do e gjeni, do iu djeg të gjithëve,”-tha mamaja e Eleni Topaloudit, e cila u vra më 2018 nga dy të rinj, një grek dhe një shqiptar pasi refuzoi që të kryente marrëdhënie seksuale me ta.
Në ngjarjen që tronditi vendin 24-vjeçari nga Rodosi dhe shqiptari Aleksandër Luca, 22 vjeç, u dënuan me burgim të përjetshëm dhe 15 vite ekstra. Por në gjyqin e sotëm, avokati i të pandehurit shqiptar të kërkoi studimin e shkresave të çështjes pasi ai e ka marrë së fundmi çështjen dhe gjykata ka vendosur ndërprerjen e gjykimit, ky vendim ka shkaktuar shpërthimin e nënës së viktimës, duke iu referuar të familjes së saj nga të pandehurit.
Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë, Manolis Koukouras dhe shqiptari Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte.
UKRAINË- Publikohet videoja e parë brenda vendit ku u vranë dy ushtarët grekë në Ukrainën Lindore. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, një nga vi...
KOSOVË-Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj është arrestuar sërish nga policia. Arrestimi i Molliqajt është bërë së bashku me disa zyr...
KIEV– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy për më shumë se 2 orë e gjysmë ka zhvilluar një takim privat me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, pas të c...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka sugjeruar të hënën presidentit rus, Vladimir Putin që Moska të vazhdojë rrugën diplomatike, në përpjekjet për të sig...
FRANCË – 7 persona humbën jetën pas shpërthimit të një zjarri në qytetin e Saint-Laurent-de-la Salanque pranë kufirit më Spanjën. Një shpërthim i fuq...
GREQI– Presidenti i komuniteteve greke të Ukrainës deklaron për mediat greke se ushtarët ukrainas janë përgjegjës për vrasjen e dyfishtë. Babai i dy fëmij...
GREQI– Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kërkuar shpjegim nga homologu i tij ukrainas për vrasjen e dy ushtarëve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Mi...