LIVE UPDATES
Politike

Dosja Babale/ Salianji publikon përgjime të reja: Alizoti kërkoi takim me Ballën dhe para nga kryepolici i Fierit

23 Mars 2019, 12:19 Nga DOSJA
Dosja Babale/ Salianji publikon përgjime të reja: Alizoti kërkoi

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji nga selia blu ka publikuar përgjime te reja në lidhje me dosjen e ashtuquajtur ‘Babale’, ku tregohet një komunikim mes Fredi Alizotit (“Kunati” i Albert Veliut) dhe Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushit.

Salianji, i cili është marrë si i pandehur nga Prokuroria e Tiranës lidhur me çështjen pretendon se për të mbuluar dhe të shpëtuar ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj u vu edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës.

“Faktet në dosje tregojnë, më së paku, shpërdorimin e detyrës nga Ministri i Brendshëm, drejtuesi e policisë, implikim të numrit dy të partisë në pushtet në një çështje që përfshin në krim gjithë shtetin për sajimin e një dëshmitari të rremë. Nëse kjo aferë nëse do të hetohej deri në fund do të shihej implikimi i drejtpërdrejt i Edi Ramës për të ruajtur pushtetin me çdo çmim edhe duke vendosur shtetin dhe policinë nën përdorimin e kriminelëve siç u faktua nga përgjimet,”-tha Salianji.

Video 1

Në videon e parë të publikuar nga demokrati Salianji, Alfred Alizoti gjithashtu i njohur si “Dëshmitari X” se si Fredi Alizoti pretendon se ka folur dhe me Taulant Ballën përpara se të fliste me zyrtarin e policies, duke i kërkuar një takim. Sipas Salianjit, Alizoti me Taulant Ballën, me datë 27, vetëm tre ditë para se të jepte dëshminë në datë 1, në Prokurori.

Transkipti i bisedave telefonike:

Alfred Alizoti: Dua të takoj Taulant Ballën

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Kë do të takosh?

Alfred Alizoti: Taulant Ballën ëë vlla. Ë të keqen. Janë muhabete.. të sqaroj unë po hë

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Mirë hajde, mi sqaro.. hajde ciao

Video 2

Në videon e dytë të publikuar nga Salianji dëgjohet kur Fredi Alizotit i ankohet Drejtorit të Policisë së Fierit se e kanë lënë në baltë, teksa ky i fundit i premton në fund se do t’i nisë një sasi lekësh me një person të sigurt.

Transkipti i bisedave telefonike:

Alfred Alizoti: Unë skam lek tani..

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po do të nis unë njeri me lekë

Alfred Alizoti: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po, po. E kuptova

Ditën e djeshme, me anë të një postimi në Facebook postoi sekuenca nga biseda mes drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe Fredi Alizotit e zhvilluar 20 minuta pas mesnatës. (Lexo këtu)

Deklarata e plotë e Salianjit dhe transkriptimi i bisedave telefonike:

Përgjimet zyrtare të prokurorisë dëshmojnë vënien e qeverisë në shërbim të krimit dhe të mbulimit të tij për të shpëtuar Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, por, në fakt, për të shpëtuar pushtetin kriminal të ndërtuar nga Edi Rama.

Përgjimet zyrtare të prokurorisë faktojnë sajimin e dëshmitarit të rremë dhe gjithçka që kemi thënë që nga zbulimi i skandalit të përfshirjes në narko-trafik dhe të ofrimit të lehtësirave për trafikun e drogës për vëllain e ish-ministrit të brendshëm, deputetit të sotëm Fatmir Xhafaj. Gjithçka sot provohet të jetë e vërtetë.

Përgjimet e sotme që do të publikojmë janë vetëm një pjesë, apo janë episodike në morinë e përgjimeve zyrtare që ka prokuroria, por përgjimet e sotme ashtu si edhe përgjimet e tjera faktojnë qartazi që prokuroria jo vetëm që I fsheh, jo vetëm që është në shërbim të qeverisë dhe kryeministrit, por as nuk denjon që t’i

transkriptojë, në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës. Prokuroria e bën me qëllim që të fshehë emrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të kupolës drejtuese të policisë, e përfshirë e gjitha në sajimin apo në përdorimin politik për të mbuluar aferën kriminale, apo të fshehë po ashtu edhe emrin e një zyrtari të lartë të Partisë Socialiste, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Taulant Ballës dhe përfshirjen e tij në aferën e sajimit të dëshmitarit të rremë kundër opozitës.

Video 1 është përmendja për herë të parë, ne kemi vetëm një përgjim të një numri, Prokuroria ka shumë përgjime të tjera në dispozicion të cilat faktojnë qartazi përfshirjen e personave që ne i kemi denoncuar më parë si të përfshirë, me fakte, me shkresa dhe me dokumenta. Sot po e faktojmë përpara jush nëpërmjet audios se si nëpërmjet zyrtarit më të lartë të PS-së, manipulohet, sajohet dëshmitari i rremë dhe më pas çohet sipas një skenari të parapërgatitur tek Drejtori i policisë së Qarkut të Fierit për t’u përdorur si alibi për të shpëtuar pushtetin e Edi Ramës.

Dëgjojeni audion e parë.

Video 1 PËRMENDJA E TAULANT BALLËS NË BISEDË ME DREJTORIN E FIERIT

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Alo!

Alfred Alizoti: Urdhëro!

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: O Fredi, po po vi mo burr, sa kalova Kolonjën. Po vi!

Alfred Alizoti: (nuk kuptohet mirë) … di unë tani

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Jam në Kolonjë tani, kalova Kolonjën. Tani jam në Vajkan.

Alfred Alizoti: Ore vlla, je drejtori ti apo jo?!

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Tani, unë jam drejtori Albert Nushi. Tani ku do më presësh?

Alfred Alizoti: Eeee, unë po të pres te QTU-ja…

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Ku je ti, ku je?

Alfred Alizoti: E..

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Hë…

Alfred Alizoti: Dua të takoj Taulant Ballën

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Kë do të takosh?

Alfred Alizoti: Taulant Ballën ëë vlla. Ë të keqen. Janë muhabete.. të sqaroj unë po hë

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Mirë hajde, mi sqaro.. hajde ciao

Përgjimi zyrtar me Drejtorin e policisë së Fierit, fakton se policia është vënë në shërbim të qëllimit politik të qeverisë për të fshehur të vërtetën e vëllait të ministrit të brendshëm dhe për të akuzuar opozitën. Ka dhjetëra komunikime apo qindra komunikime në fakt mes drejtuesve të policisë dhe një trafikanti ndërkombëtar droge dhe një të dënuari ordiner si Alfredi Alizoti vetëm për shkakun se ai tenton të përdoret kundra opozitës. I kërkoj shumë ndjesë publikut për fjalorin që përdor në këtë rast Drejtori i policisë dhe i përgjuari tjetër, miku i qeverisë Alizoti për fjalorin e tyre, por ky është fjalori i zyrtarëve të qeverisë dhe i kryeministrit dhe ministrave të tij. Video e dytë, përgjim zyrtar nga Prokuroria.

VIDEO 2 – BISEDA ME DREJTORIN E POLICISË FIER

Biseda e transkriptuar

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Fredi..

Alfred Alizoti: Hë, urdhëro. Ça po bën?

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Mirë

Alfred Alizoti: Po si më lini mua rrugëve këtu. Edhe ai b.q.. Ai është b.q prokuror, po unë …

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po ku je o ku je?

Alfred Alizoti: Dëgjo mua, dëgjomë mua. Dëgjomë mua të flas unë tani. Do më dëgjosh mua të flas tani

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Ku je ti ore ku je?

Alfred Alizoti: Do më dëgjosh mua tani.. atë që kam nisur… Eee

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Hë?

Alfred Alizoti: Desha t’i them qëparë: Të kam q.. robt..

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Ku je tani ku je? Në Fier?

Alfred Alizoti: Jam në Tiranë tani, dëgjomë mua…

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Hë?

Alfred Alizoti: Desha ti them qëparë: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Pse ça të tha?

Alfred Alizoti: Më tha mua mos më bëj zotërinë, jam zoti prokuror, desha ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Fredi, po më dëgjo, Frediii. Dëgjomë pak mua!

Alfred Alizoti: Nuk më rruhet k… mua…

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po dëgjomë pak mua ore…

Alfred Alizoti: E ka marrë përsipër Gramozi këtë punë

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Frediiiiii

Alfred Alizoti: Dëgjomë mua ça të them.. Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k. muhabete, e ka marrë në dorë Gramozi këto punë. Fola me Gramozin se I bëj parapritë muhabeteve unë. Nuk jam…

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj?

Alfred Alizoti: Dua diçka se kam ngelë rrugës

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: hë më thuaj, ça do?

Alfred Alizoti: Unë kam ngelur ku më le rradhën e parë

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: E ça do nga unë?

Alfred Alizoti: Do më dërgosh njeri që të flas

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Jam në Fier kam një ngjarje, jam këtu në Ballsh

Alfred Alizoti: Dëgjomë një minutë mua, dëgjomë. E mban mend ku me ke lënë herën e pare?

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po

Alfred Alizoti: Do më dërgosh njeri të më marrë në telefon për 10 minuta, çerek ore.

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po

Alfred Alizoti: E mban mend ku më ke lënë?

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po e mbajë mend, unë Tiranën pak e njoh.

Alfred Alizoti: Do më dërgosh njeri, jepi numrin e telefonit

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po,po, patjetër. Po të lutem se unë tashi ka rrezik edhe për pak të mos më kapi telefoni se jam në një vend këtej nga Ballshi..

Alfred Alizoti: Unë skam lek tani..

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po do të nis unë njeri me lekë

Alfred Alizoti: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po, po. E kuptova

Fredi: E mirë hajde rrofsh.

Është për të ardhur keq se si vendoset në shërbim Drejtori i policisë, zyrtari më i lartë, që duhet të jetë për ruajtjen e ligjit në Qarkun e Fierit, vetëm pasi Alizoti ka komunikuar për disa raste, në përgjime telefonike del numri …399 në fund, i Taulant Ballës, me datë 27, vetëm tre ditë para se të jepte dëshminë e sajuar në datë 1, në Prokurori. Këto video që janë një pjesë e qindra audiove të përgjuara nga Prokuroria, tregojnë degradimin e shtetit dhe përfshirjen jo vetëm në lehtësimin për trafikun e drogës, por edhe në mbrojtjen e trafikantëve të drogës. Tregon se si në pushtetin e Edi Ramës pushtetin real e kanë kriminelët dhe se si detyrohet që t’i japë lekë në emër të shefit Drejtori i policisë Alizotit.

Tregon edhe nënshtrimin e policisë, prokurorisë për interesa kriminale politike kundër kundërshtarit politik që denoncon lidhjet e qeverisë me krimin. Faktet në dosje tregojnë, më së paku, shpërdorimin e detyrës nga Ministri i Brendshëm, drejtuesi e policisë, implikim të numrit dy të partisë në pushtet në një çështje që përfshin në krim gjithë shtetin për sajimin e një dëshmitari të rremë, jo për të çuar përpara drejtësisë trafikantët e drogës dhe kriminelët, por për të çuar përpara drejtësisë gazetarin apo ne si denoncues.

Në një vend normal nëse do të kishte prokurori jo të përdorur politikisht siç është prokuroria e sotme, ka të gjitha faktet dhe dosjet në fashikujt e prokurorisë që ndodhen sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe të Tiranës, që të çojnë përpara përgjegjësisë penale, numrin dy të PS-së, ish-ministrin e brendshëm dhe deputetin e sotëm Fatmir Xhafaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorin e Policisë së Fierit dhe N/Drejtorin e Policisë së Fierit.

Kjo aferë nëse do të hetohej deri në fund do të shihej implikimi i drejtpërdrejt i Edi Ramës për të ruajtur pushtetin me çdo çmim edhe duke vendosur shtetin dhe policinë nën përdorimin e kriminelëve siç u faktua nga përgjimet të cilat janë vetëm episode nga një mori përgjimesh të Prokurorisë të cilat besoj se do të kemi mundësi që t’i bëjmë publike hap pas hapi.

Po çfarë është dosja “Babale”?

Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dy audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Përmes këtyre videove, PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.  Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliu u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe ka aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka realizuar intervistën me “Babales” u dha masa detyrim paraqitjeje. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike babale ervin salianji pergjimi babale-veliu babale ervin salianji pergjimi babale-veliu

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!