LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘For Sama’, dokumentari i gazetares siriane që tronditi botën, u nominua për një Oskar dhe fitoi një çmim BAFTA

3 Mars 2020, 11:31 Nga DOSJA
‘For Sama’, dokumentari i gazetares siriane që tronditi

… “For Sama” është filmi dokumentar i një gazetareje siriane Waad al-Kateab e cila nisi të xhironte pjesë të këtij dokumentari që prej kohës kur ishte studente në universitetin e ekonomisë. Ajo tregon protestat e tubimet që bëheshin nga studentët prej vitit 2011, kundër regjimit të Bashar Al Assad.

Çdo ditë kur ajo dilte në rrugë shikonte dhe fotografonte viktimat që kishin mbetur përtokë nga sulmet ajrore në Siri.  Pamjet që gazetarja tregon përmes dokumentarit të saj janë të tmerrshme, njerëz që varroseshin në varre masive, të tjerë që vuanin për bukë, fëmijë, gra e burra që vdisnin ditë pas dite.

Waad u njoh me bashkëshortin e saj, Hamza, një mjek në Siri dhe sëbashku ato jetonin ku të mundeshin pasi shtëpitë shkatërroheshin pothuajse çdo ditë nga bombat, madje edhe spitalet. Për një kohë të gjatë jetuan edhe në spital, aty ku bashkëshorti i saj punonte dhe mundohej t’i shpëtonte jetën çdo të plagosuri nga bombat.

Gazetarja siriane vendosi të bëjë diçka të tillë për vajzën e saj Sama, që edhe nëse do të vdiste një ditë dhe Sama do të mbetej jetime, të kishte mundësinë të shikonte nënën e saj në ato video.

Ajo si çdo nënë e re u gëzua jashtë mase kur testi i shtatzënisë rezultoi pozitivë, por për nëntë muaj me rradhë dhe kur vajza e saj lindi, ajo nisi të mallkonte veten dhe bashkëshortin e saj, për faktin që sollën në jetë një fëmijë për të cilin s’kishte aspak siguri. Jeta e Samës ishte e rrezikuar çdo sekond, dhe këtë fakt gazetarja e vuante sa herë bombat shpërthenin në vend e vazja e saj nuk ndalonte së qari.

Megjithatë përveç qëllimit kryesor që t’i linte një kujtim së bijës së pafajshme, gazetarja në intervista të ndryshme për media shumë prestigjioze ka deklaruar se filmi dokumentar kishte për qëllim të tregonte edhe historinë e vërtetë të Sirisë, numrit të madh të viktimave, fëmijë që ju pushonte pulsi dhe mjekët nuk kishin çfraë t’iu bënin më, prindër që vajtonin e bërtisnin në kupë të qiellit kur humbnin krijesat e tyre, pamje të vërteta tragjike të luftës në Siri.

Çdo kush që e ka parë këtë film dokumentar e ka ndejrë të  thotë bindshëm se ky film meriton Oscar. Megjithatë For Sama fitoi një çmim BAFTA, si dokumentari më i mirë.

Por mes shumë polemikash dhe debatesh për publikimin e këtij filmi dokumetar, “For Sama”, as vetë Waad nuk kishte besuar dot që xhirimet e saj ishin nominuar për një çmim Oscar, pasi gazetarja shpjegon se njerëzit ishin lodhur nga historitë e luftës së Sirisë.

Intervista e plotë e Waad për TIME:

Dokumentari juaj është nominuar për një Oscar dhe fitoi një çmim BAFTA për dokumentarin më të mirë. A e prisnit këtë reagim kur bëtë filmin?

Ne po punonim për filmin për dy vjet, dhe shumë njerëz na thanë që askush nuk do ta shikonte këtë film sirian, sepse njerëzit janë të lodhur nga Siria dhe duan më shumë tema argëtuese. Ne kemi qenë të mbingarkuar nga reagimet e njerëzve në të gjithë botën, dhe nuk mund të besoja se u nominuam për një Oscar. Më bën krenare dhe mirënjohëse për të gjithë ata që më mbështetën.

Ne shohim që lufta në Siri të zhvillohet përmes syve tuaj. Ju ishit studente në ekonomi aso kohe. Pse filluat xhirimet me telefonin tuaj në vitin 2011?

Për të qenë shumë e sinqertë, e vetmja gjë që më ra në sy ishte sa e rëndësishme ishte të kapësh ndonjë gjë të veçantë për botën edhe pse të zakonshme për sirianët. Gjatë dy viteve të para kur demonstratat në Alepo ishin paqësore, ne thjesht po përpiqeshim mbanim qëndrimin tonë si protestues. Ne thjesht po mundoheshim të organizoheshim si lëvizje dhe po përpiqeshim të ruanim prova, sepse në atë kohë regjimi po mohonte gjithçka që po ndodhte në vend.

Si reaguan njerëzit përreth jush kur ju nisët me filmimet?

Në vitin 2013, fillova të filmoja jetën e përditshme. Miqtë e mi nisën të mërziteshin nga kamera në atë kohë, dhe ata nuk e kuptuan me të vërtetë pse po dilja për të filmuar një masakër, ose i filmoja ata duke ngrënë apo kur të gjithë sëbashku po kalonim një moment të këndshëm. Ata më thonin të ndaloja rregjistrimin e videove me kameran time.

Çfarë ndryshoi?

Kam humbur miqtë e mi më të mirë, Gaith dhe Omar. Pasi Gaith u vra, të gjithë u ulëm së bashku dhe unë u tregova të gjithëve pamjet që kisha ruajtur kur Gaith ishte me ne. Që në atë moment asnjëri prej tyre, askush NUK më tha të mos filmoja.

Arkivi juaj i xhirimeve zgjati 500 orë dhe u filmua nga 2011 në 2016. A ishte një vendim i vetëdijshëm për t’u bashkangjitur të gjitha pjesët në “For Sama”?

Nëse do të ishte vërtet kronologjike, nuk do të pasqyronte aspak përvojë dhe profesionalizëm. Ne donim që njerëzit të kuptonin se ekzistonte një arsye për të gjitha vendimet e vështira që morëm, dhe kjo ishte për shkak të shpresës, dashurisë dhe momenteve të mëdha nëpër të cilat jetuam dhe i ndamë me njerëzit e Alepos.

Ju luani disa role në këtë film: gazetare, vullnetare, nënë. A ishte e vështirë për të balancuar ato përgjegjësi?

Nuk kishte ekuilibër. Ditë pas dite, thjesht përpiqesha të bëja gjithçka që mundja, për vajzën time, për burrin tim, për veten time, për xhirimet dhe situatën. Ka aq shumë nga pamjet e mia që nuk do t’i përdor për media, por për prova të krimeve që kanë ndodhur në Siri.

Çfarë mendoni kur njerëzit e refuzojnë “For Sama”?

Historia ime mbaroi tre vjet më parë kur u largova nga Siria drejt SHBA me familjen time. Ne mbijetuam dhe jemi të sigurt, por ka më shumë se 3 milion njerëz ende në Siri që vuajnë në të njëjtat rrethana që kam jetuar edhe unë me familjen time. Shpresoj që njerëzit të bashkohen në fushatën tonë kundër bombardimeve të spitaleve dhe të qëndrojnë në solidaritet me Sirinë.

Burimi:  TIME

Përshtati në shqip  A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture dokumentari i gazetares for sama lufta ne siri dokumentari i gazetares for sama lufta ne siri


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen