LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjytarja Miliana Muça ‘ia hedh paq vetingut’, problem vetëm një hua 800 mijë lekë, e marrë nga babai fermer

31 Janar 2020, 21:10 Nga DOSJA
Gjytarja Miliana Muça ‘ia hedh paq vetingut’, problem

TIRANË- Gjytarja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Miliana Muça u përball thuajse pa probleme të premten me procesin e rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Muçës, e cila ishte hetuar në të tre kriteret, iu kërkuan shpjegime vetëm sa i përket burimit të të ardhurave të prindërve për një hua prej 800 mijë lekësh në vitin 2008 dhe po ashtu deklarimi me një vit vonesë i kontratës për blerje shtëpie.

Trupa që hetoi Muçën, deri së fundi anëtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda, u kryesua nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komici. Muça, e cila ka filluar karrierën në drejtësi në vitin 2001 në Gjykatën e Korçës, ku ka punuar deri në vitin 2015. Më pas ajo u emërua si anëtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Me shkrirjen e kësaj gjykate, Muça është emëruar përkohësisht deri në përfundim të procesit të vetingut si gjyqtare në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Relatorja Bekteshi vuri në dukje gjatë leximit të raportit se Muçës i ishin kërkuar shpjegime shtesë vetëm për dy elementë të pasurisë. Ajo tha se gjyqtarja kishte sjellë për të justifikuar të ardhurat e të atit pagesën e kontributeve shoqërore prej vitit 1993 dhe po ashtu kishte referuar dokumente mbi të ardhurat e të vëllait emigrant. Përfshi edhe pretendimin se familja kishte 7 mijë metra katrorë sera. Muça në fjalën e saj pretendoi se ferma e familjes së saj ishte i njohur botërisht dhe dëshmohej nga komuniteti. Ajo tha se fitimet ishin më të mëdha se deklarimet minimale për llogari të pensioneve.

Ndërkohë pyetjes së KPK mbi mosdeklarimin në vitin 2007 të kontratës me kompaninë e ndërtimit, Muça iu përgjigj duke pranuar mosdeklarimin. “Është e vërtetë që nuk e deklaruam në vitin 2007. Menduam që kontrata, duke mos qenë para noterit, nuk kishte pse deklarohej”, tha ajo. Megjithatë KPK vuri në dukje se blerja e shtëpisë ishte deklaruar saktësisht. Po ashtu KPK nuk gjeti probleme me pjesën tjetër të pasurisë së gjyqtares, përfshi blerjen përmes kredisë dhe huasë nga një firmë ndërtimi të një apartamenti dhe garazhi në shumën 10 milion lekë.

Relatorja tha se deklarimit ishin të sakta, nuk kishte konflikt interesi as të saj as të bashkëshortit po gjyqtarë dhe se huaja ndaj firmës së ndërtimit ishte shlyer me shitjen e aprtamentit në Korçë.Në dy kriteret e tjera KPK nuk vuri në dukje asnjë problem. Relatorja tha se nga tre denoncimet vetëm dy kishin të bënin me gjyqtaren konkretisht dhe se nga hetimi ato u gjetën të pabazuara. Ajo përmendi faktin se një nga hetimet kishte pretendime për shpenzimet për shkollimin e fëmijëve të gjyqtares, por tha se nga verifikimi i KPK kishte rezultuar se të ardhurat e deklaruara i mbulonin shpenzimet dhe se analiza financiare nuk kishte pasur probleme.

Vetë Muça falenderoi Komisionin për hetimin transparent dhe të plotë dhe për mundësinë e dhënë për të shpjeguar dy problemet e vërejtura. Ajo tha se kishte dëshmuar integritet dhe se kërkonte të konfirmohej në detyrë. Njoftimi i vendimit u caktua të martën 4 shkurt ora 10.00.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet miliana muca vetting miliana muca vetting

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj