LIVE UPDATES
Aktualitet

11 Mars 2020, 19:10 Nga DOSJA

TIRANË– Mjeku i shërbimit urgjencës së QSUT Ilir Allkja, ka reaguar ndaj ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes një reagimi në Facebook, mjeku akuzon Manastirliun se ka genjyer publikisht. Ai pohoi se nuk kishte deklaruar se mungonin veshjet speciale, por në kohën kur erdhi urgjenca ai nuk ishte informuar se bëhej fjalë për të dyshuar nga virusi vdekjeprurës.

REAGIMI I PLOTË I MJEKUT ILIR ALLKJA:

Kur e ke mendjen të bësh politikë dhe jo të dëgjosh zërin dhe apelin e sinqertë të një profesionisti në izolim për shkak të detyrës, si dhe thirrjet e arsyeshme për të marrë masat e nevojshme, sdi cfarë flet dhe nuk ke turp as të gënjesh publikisht apo të deformosh qëndrimet e profesionistëve për politikë!

Znj. Ministre!

Dëgjoje edhe njëherë shqetësimin dhe apelin tim, dhe të lutëm thirr një specialist që të ta shpjegojë atë që kam thënë.

Në asnjë rast nuk kam thënë që Shërbimi i Urgjencës nuk ka veshje special, por kam thënë që ato veshje përdoren vetëm për raste që paraprakisht raportohen nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës si të dyshuara me coronavirues.

Rasti për të cilin jam detyruar të vetëizolohem, më është raportuar nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës pa shenja të ngjashme me atë të coronavrusit, prandaj dhe nuk jemi pajisur me veshjen special për të kryer vizitën në atë rast! Pas kontrollit, personi ka patur shenja të ngjashme me ato të coronaviruesit dhe në këtë moment është person i dyshuar si i infektuar me coronavirus. Për këtë arsye, apeli im ka qenë i thjeshtë dhe i qartë:
1- Zyra e Koordinimit të Urgjencës të marrë informacione më të detajuara dhe të sakta nga pacientët.
2- Nisur nga situata, për çdo vizitë, pavarësisht nga simptomat që raporton pacienti apo problem shëndetësor që ai dyshon që ka, stafi mjekësor duhet të shkojë në çdo rast i pajisur me veshje speciale. Për këtë arsye, kërkohet një numër më i madh veshjes speciale. Besoj e di, që Shërbimi i Urgjencës nuk pajisjet me veshje speciale për çdo vizitë që kryen, sepse sasia e tyre nuk është e mjaftueshme!

Znj. Ministre,
Lere politikën për një moment, por bëhu nënë, bashkëshorte dhe motër vetëm për pak momente. Edhe ne mjekët kemi fëmijë, bashkëshorte dhe morta, për pasojë duam të jemi të sigurt.

Apeli i një mjeku për siguri sot, është edhe apeli i një prindi, bashkëshorti dhe familjari!

Mirënjohje pa fund për punën e çdo kolegu, që me vetmohim është në shërbim të çdo qytetari. Jemi në mision dhe do ta kryejmë ato në çdo kohë dhe pavarësisht vështirësive.

Sot ska nevojë për gënjeshtra! Ska nevojë për luftë të pasinqertë politike! Ka nevojë për njerëzillëk dhe përgjegjshmëri.

Faleminderit kujtdo që sot pavarësisht nga statusi shoqëror, është në mbështetje të mjekëve dhe i jep jehonë apelit të tyre të sinqertë. Ju na mbështesni, dhe ne do jemi në gjendje të jemi në shërbimin e çdo shqiptari, që sot ka më shumë se kurrë nevojë për ne!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja ogerta manastirliu viktimat e koronavirusit ne shqiperi ilir allkja ogerta manastirliu viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Mars 2020, 17:17

ITALI– Italianët e kanë marrë vetë në dorë situatën për të luftuar koronavirusin. Mediat lokale shkruajnë se Institui i tumoreve në Napoli ka nisur kurimin e dy...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë