LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po preke gjënë më të vogël, do jenë 5 snajper në të 4 anët”/ Mustafa Nano flet për 21 Janarin’:  Mesazhi që i

25 Janar 2020, 13:04 Nga DOSJA
“Po preke gjënë më të vogël, do jenë 5

TIRANË- Përpara disa ditësh u bënë 9 vjet nga dita ku në bulevardin qendror të Tiranës u vranë 4 vetë të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm. Sa herë që vjen data 21 janar, debati lidhur me përgjegjësitë mbi atë ngjarje mbi atë që ndodhi atë ditë, del gjithmonë gjithnjë një bandill, del gjithmonë një karafil, i cili përsëri të njëjtën gjë sureale e të çuditshme. Pak a shumë thotë që; u vranë vërtet 4 vetë atë ditë por fajin e ka edhe ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë.

Po e përsëris, pretendimi i tyre është që ka faj edhe ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë, a thua se kryeministria apo vendi përpara kryeministrisë ishte një thertore, apo është akoma një thertore dhe njerëzit që shkojnë atje janë dele që shkojnë për tu futur në thikë. Kjo është një nga gjërat më të çmendura që mund të dëgjoj veshi. Për mua është një qëndrim, ose idiot ose i poshtër, ose të dyja bashkë. Të dyja bashkë nuk qëndrojnë se si rregull kush është idiot nuk është i poshtër dhe anasjelltas, kush është i poshtër nuk është i idiot.

Por pse e thonë këtë? E thonë këtë sepse duan shumë që Edi Ramën ta bëjnë edhe vrasës. Edi Rama është çdo gjë tjetër e kësaj bote, por vrasës nuk është.

Ai ka bërë çdo gjë tjetër që kanë bërë edhe paraardhësit e tij madje në disa rrethana ka bërë edhe gjëra që ndonjë paraardhës nuk i ka bërë, por vrasje nuk ka bërë, për fat të mirë ai nuk ka vrarë. Lidhur me pretendimin në fjalë, me pohimin që thotë se, fajin e ka ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë, absurditeti i kësaj fraze del edhe nga një fakt shumë i thjeshtë, kjo frazë nuk ka kuptim sepse po të kishte kuptim do ishin vrarë njerëz edhe përpara datës 21 janar ë vitit 2011.

Do ishin vrarë njerëz edhe pas kësaj date. Në vitin e shkuar, për javë të tëra u zhvilluan disa protesta të opozitës ku secila prej tyre ishte e ngjashme me atë të 21 janarit 2011.

Secila prej atyre protestave u parapri nga kanosje të tipit nuk kemi çfarë të bëjmë, protestën e drejton populli, ne nuk jemi më përgjegjës, populli do ti tërheqë zvarrë ata që drejtojnë vendin, pra protestat u paraprinë nga kanosje të tilla,  tamam siç ndodhi në 21 janar. Protestat e vitit të kaluar për javë të tëra ishin të dhunshme, pati njerëz të lënduar.

Pra ishin protesta identike por nuk pati të vrarë, dhe kjo ishte diferenca esenciale kjo ishte gjëja që dallonte protestën e 21 janarit me protestat e zhvilluara vitin e kaluar. Pra nuk pati viktima. Viktima  nuk pati sepse autoritetet këtë herë nuk e kanë çuar kurrë në mendje që mund të shtinin mbi trupa njerëzish, arsyeja është shumë e thjeshtë, autoritetet këtë radhë më shumë ishin të merakosur që të mbronin jetën e protestuesve se sa të mbronin jetën e atyre që nuk ishin protestues. Kjo pra është arsyeja kryesore që nuk pati viktima.

Pse ndodhi ajo që ndodhi në 21 janar?

Sipas meje, ndodhi ajo që ndodhi, sepse në zyrën e kryeministrit, ishte një vrasës psikopat, sepse në zyrën e kryeministrit ishte një njeri i cili kur i shkoi një ambasador apo një njeri i huaj i rëndësishëm, kur i shkoi një partner i huaj ndërkombëtar, 2 apo 3 ditë përpara se të ndodhte protesta e 21 janarit, dhe i kërkoi që ai si Kryeministër i vendit të Shqipërisë, të bënte kujdes gjatë datës 21 janar, duke qenë se pritej një protestë e fortë, përgjigja e tij ishte shokuese, skandaloze, ishte e ndyrë, ishte ndyrësisht e ndyrë, ai i tha atij të huajit që ti thoshte Edi Ramës që:

“Po preke gjënë më të vogël, do jenë 5 snajper, në të 4 anët dhe unë do jem nga dritarja dhe në mënyrë absolute do goditet, vetëm po nuk e çpoi plumbi”

Ky është shpjegimi i datës 21 janar i vitit 2011. Kështu që pyetja nuk duhet bërë, kush ishte ai apo kush ishin ata që çuan protestuesit përpara kryeministrisë. Pyetja duhet bërë kush ishin ata që në zyrën e kryeministrit çuan një zuzar të tillë, që flet për snajperë, për plumba dhe flet për mundësinë që edhe ai vetë do qëllonte në një rrethanë të tillë.

Ky monolog është për të gjithë ata që akoma vazhdojnë të mendojnë në mënyrë idiotike se ka faj edhe ai që i çoi njerëzit, protestuesit, të protestonin përpara kryeministrisë, ky ishte monologu im për sonte.

Marrë nga ABC News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 21 janari edi rama mustafa nano sali berisha 21 janari edi rama mustafa nano sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen