LIVE UPDATES
Politike

Holanda s’bindet, kushte shtesë Shqipërisë për çeljen e negociatave

6 Mars 2020, 15:53 Nga DOSJA
Holanda s’bindet, kushte shtesë Shqipërisë për

HOLANDË- Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të veshë më  “kostumin e dasmës” për hapjen e negociatave. Edhe pse kësaj radhe, të gjitha gjasat janë që vendi ynë të marrë më në fund “dritën jeshile” për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, “kostumit të dasmës” së zotit Rama mund t’i shtohen edhe dy “arna” të reja. Kërkesat e fundit ishin ato të Parlamentit të Gjermanisë, e cila vendosi nëntë kushte për hapjen e negociatave.

Sot Gazeta “Si” mëson ekskluzivisht se një tjetër parlament, ai holandez mund të ketë disa kushte të mëtejshme për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Burime politike në Berlin i bënë me dije Gazetës se qeveria e kancelares Angela Merkel nuk do të vendosë kushte të mëtejshme ndaj Shqipërisë, por Holanda nuk është ende e bindur nëse duhet të japë ose dritën jeshile për vendin tonë.

Në fund të marsit, kur të gjithë liderët e BE-së të mblidhen për të marrë vendimin që kanë qënë duke e shtyrë prej më shumë se dy vitësh, kryeministri holandez ka shumë të ngjarë të shtojë dy kushte të tjera në tryezën e negociatave.

Lajmi u sinjalizua fillimisht një ditë më parë nga Hans Joachim Falenski, Këshilltari i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikës së jashtme dhe një nga njohësit më të spikatur të gjendjes politike në Shqipëri.

Duke folur në një panel diskutimi në ambientet e Parlamentit Gjerman, kristiandemokrati Joachim Falenski do të ishte i pari që do të njoftonte se Shqipërisë mund t’i shtohen edhe kushte të tjera, përveç nëntë kushteve të caktuara nga Bundestagu.

Një nga kërkesat e qeverisë holandeze për hapjen e negociatave vazhdo të jetë e njëjta: Lufta kundër krimit dhe drogës. Rritja e kriminalitetit shqiptar në Holandë është bërë shkak kryesor për veton e Holandës ndaj çeljes së negociatave me Shqipërinë. Madje, në tetor, Holanda ishte e gatshme për ndarjen e dosjeve të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, duke dhënë dritën jeshile për këtë të fundit, por jo për vendin tonë. Ndarja e Tiranës dhe Shkupit u kundërshtua ashpër nga Franca, edhe pse në fund ishte vetë Parisi, ai që vendosi veton për negociatat.

Megjithatë, edhe pse Franca duket se ka zbutur qëndrimin e saj, duke thënë se do të japë miratimin nëse Komisioni Europin rekomandon hapjen e negociatave, Holanda vazhdon të jetë skeptike. Në qershor të vitit ta kaluar, kryeministri holandez u shpreh i gatshëm të hiqte veton ndaj Shqipërisë, nëse vendi ynë merrte “bekimin” e Francës, por duke parë zhvillimet e fundit, “ping-pongu” politik për negociatat ka të ngjarë të vazhdojë.

Cilat janë kushtet e Holandës?

Nëse për Francën shqetësues është emigracioni që vjen nga Shqipëria, për Holandën është krimi i organizuar. Një nga kushtet e Holandës për hapjen e negociatave është bërë i qartë dy muaj më parë nga Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok në një intervistë për mediat kroate. Duke folur më 9 janar, Blok ka deklaruar se përpara se të hapen negociatat, Shqipëria duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Blok deklaroi se Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër krimit, pavarësisht presionit të BE-së.

“Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pa rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka deklaruar ai. “Ky qëllim përfundimtar është i palëkundshëm”, është shprehur ministri holandez në një intervistë për gazetën kroate “Jutrnji List”.

“Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është veçanërisht thelbësor. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja të drejtësisë. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, është shprehur ai, ndërsa ka theksuar se është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojnë me reformat dhe se Holanda është e gatshme të ndihmojë.

Një nga nëntë kushtet e vendosura nga Bundestangu Gjerman është në fakt edhe arritja e rezultateve në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”. Por për Holandën ky kusht nuk ka qenë i mjaftueshëm. Kjo iu bë e qartë Gjermanisë edhe nga kryeministri Mark Rutte, gjatë një takimi në Berlin, në tetor. “Si shumë vende të tjera të BE-së, edhe ne jemi të shqetësuar. Pak më pak për Shkupin dhe më shumë për Tiranën. Ne pyesim se sa përparim ka pasur në Shqipëri dhe jemi edhe më të shqetësuar për këtë”, u shpreh kryeministri holandez gjatë konferencës me Merkel.

Në qershor të këtij viti, parlamenti holandez votoi kundër fillimit të negociatave me Tiranën dhe ka kërkuar rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Pasi parlamenti holandez, votoi për rikthimin e vizave, ai vuri në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme në aktivitetet kriminale nga mafia shqiptare në Holandë. Sipas Holandës, organizatat kriminale shqiptare po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit pa viza nëpër Europë, për të zgjeruar më tej rrjetin e tyre të kontrabandës. Sipas tyre, Shqipërinë ka shkelur kushtet për lëvizjen e lirë.

Ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë Ferdinand Grapperhaus kishte paralajmëruar në fillim të vitit të kaluar Tiranën zyrtare për ndikimin në rritje të kriminelëve shqiptarë në botën e krimit në vendin e tij. Ministri ka zhvilluar një vizitë në kryeqytetin shqiptar për të nxitur qeverinë që të bëjë më shumë kundër shqetësimeve për bandat shqiptare. “Unë shkova në Tiranë për t’u kërkuar që të adresojnë këto shqetësime”, tha Grapperhaus prillin e kaluar pas vizitës së punës. Ai e bëri të qartë në Tiranë se qeveria holandeze është e shqetësuar për implikimin e bandave shqiptare në botën e drogës, por se rikthimi i vizave nuk do t’i ndalone këto banda që të hynin në Holandë. Për ministrin, mafia shqiptare është aktive në trafikimin e kokainës dhe qenieve njerëzore. “Falë trafikimit të kokainës, bandat shqiptare janë të përfshira tanimë në të gjithë rrjetin, nga Amerika e Jugut deri te transporti deri në portin e Roterdamit”, tha ai.

Marrë nga gazeta SI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike angela merkel edi rama hapja e negociata per shqiperine holanda angela merkel edi rama hapja e negociata per shqiperine holanda

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë