LIVE UPDATES
Politike

Sali Berisha denoncon: Në Shqipëri ka hyrë koronavirusi, po përhapet pa pengesë, për punë orësh… (REAGIMI)

22 Shkurt 2020, 14:02 Nga DOSJA
Sali Berisha denoncon: Në Shqipëri ka hyrë koronavirusi, po

TIRANË– Pas lajmit se në Itali u regjistruan dy viktima nga koronavirusi ka reaguar edhe kryeminstri Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ngre alarmin se në Shqipëri ka hyrë koronavirusi dhe se sipas tij do të përhapet shpejt, për punë orësh.

Në Shqipëri ka shumë mundësi që Koronavirusi të ketë ardhur dhe të jetë duke u përhapur pa asnjë pengesë.Përndryshe ai tani ndodhet anteportam dhe pashmangshëm çështje ditësh apo dhe orësh do të vije në Shqipëri”, shkruan Berisha në Facebook.

REAGIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:

Koronsvirusi anteportam?
Apo ka hyre ne Shqiperi?

Miq, Italia, vendi fqinj me te cilin Shqiperia ka shkembimet me intensive njerezore etj, eshte ne emergjence nga Koronavirusi.Ne Shqiperi ka shume mundesi qe Koronavirusi te kete ardhur dhe te jete duke u perhapur pa asnje pengese. Perndryshe ai tani ndodhet anteportam dhe pashmangshem ceshtje ditesh apo dhe oresh do te vije ne Shqiperi. Duke ju bere thirrje banoreve te ruajne gjakftohtesine dhe rikujtuar se paniku eshte aleat i virusit, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin kriminal te Edvin Mashtrimit ndaj ketij problemi vertet madhor.

Perveç mashtrimeve te shpeshta dhe kriminale qe zedheneses se tij, ndrikull Hajnise ne Shqiperi nuk eshte marre asnje mase reale efektive per parandalinim dhe perballjen me kete epidemi brutale me vdekshmeri te larte. Nuk jane bere dhe nuk behen kontrollet ne aeroporte per persona qe vijne nga zonat e infektuara, nuk ekziston qendra e karantines dhe trajtimit te personave te dyshimit apo me shenja te qarta te smundjes, mungojne maskat antivirale, respiratoret ne sasine e duhur. Te gjithe kete situate katastrofale Edivin Hajduti dhe ndrikull Hajnia jane perpjekur ta mbulojne me mashtrime te perditshme per qendren sekrete te Kararantines per te cilen i ka lakmuar edhe Korea Veriut. Duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem dhe kriminal te Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajnise, ju bej thirrje qytetareve te ruajne gjakftohtesine.

Ketu me poshte keni dy shkrime per gjendjen alarmante te krijuar ne Itali nga perhapja e Koronavirusit! sb

Italia në alarm nga koronavirusi: 10 qytete mbyllin shkollat, baret, thirrje banorëve të mos dalin jashtë

Autoritetet në veri të Italisë të premten urdhëruan mbylljen e shkollave, lokaleve dhe ambienteve të tjera publike në dhjetë qytete pas një vargu rastesh të reja me koronavirus.
Pesë mjekë dhe 10 persona të tjerë u testuan pozitivë me koronavirus në Lombardi, pasi kishin frekuentuar të njejtin lokal dhe grup miqsh, ndërsa dy raste të tjera u shfaqën në Veneto, thanë autoritetet në një konferencë shkencore Mbi 50 mijë personave iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi në zonat në fjalë, ndërkohë që aktivitetet publike si festimet e karnavaleve, meshat në kishë dhe ngjarjet sportive ndaloheshin për Giuseppse Conte tha se “gjithçka ishte nën kontroll” dhe theksoi se qeveria po merrte masa të jashtëzakonshme për parandalimin” e virusit.

Rrugët në këto qytete u shkretuan, shumë pak njerëz shiheshin jashtë dhe hapësirat publike u mbyllën.Në Casalpusterlengo, një mesazh i madh elektronik jashtë qytetit shkruan:” Koronavirus: popullsia është e lutur të qëndrojë Brenda shtëpive për parandalim”. Qyteti I parë që u mbyll ishte Codogno, me një popullsi prej 15 mijë banorësh, ku tre persona u testaun për koronavirus, përfshirë një burrë 38 vjeç dhe gruan e tij shtatzanë që ishte tetë muajshe.Tre të tjerë janë testuar pozitivë dhe janë në pritje të rezultateve përfundimtare.

Kryetari i bashkisë së Codogno, Francesco Passerini se këto lajme për raste të reja kanë përhapur alarmin në qytetin jugor, Milano. 38-vjeçari që punonte në Unilever në Lodi, është në gjendje të rëndë. Ai kishte ngrënë darkë me një njeri që kishte qenë në Kinë në janar dhe më vonë kishte shfaqur simptoma të ngjashme me gripin, por që atëherë kishte rezultuar jo mbartës me virus, shkruajnë mediat italiane. Një shok i tij futbollist, djali I një pronari lokali në Codogno, ka rezultuar pozitiv me tre të tjerë. Të tre jetojnë në qytetin e vogël Castiglione d’Adda. Kryebashkiaku tha se banorët ishin jashtëzakonisht të shqetësuar nga përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse./ar.sh/SYRI.NET

Koronavirus tmerron Italinë: ndalohen më shumë se 40 ndeshje nga virusi vdekjeprurës

Rastet me koronavirus në Lodigiano kanë efekt edhe mbi ngjarjet sportive të zonës. Komiteti rajonal i Ligës Diletante ka vendosur të shtyjë 40 ndeshje të kampionateve të ndryshme, “për shkak të situatës kritike të vendosur nga koronavirus, që ka prekur zonën e Lodigiano e shoqëritë që vijnë nga i njëjti territor”. I njëjti fat edhe për disa ndeshje në voley në Serie B.

PIACENZA NDALON FUTBOLLIN E BASKETBOLLIN

Stop për basketbollin e futbollin në Piacenza. Prefektura, me një urdhëresë që ka dalë në mbrëmjen e djeshme në lidhje me emergjencën e koronavirus ka vendosur ndalimin e të gjithë aktivitetetve sportive të parashikuara në fundjavë. Në vecanti janë pezulluar ndeshjet e Lega Pro mes Piacenza e Sambenedettese, ato të serie D mes Fiorenzuola e Lentigione e ajo e basket mes Bakery Piacenza e Jesi, e vlefshme për kampionatin e Serie B (grupi C). Janë pezulluar edhe eventet e tjera sportive diletante e jo kompetitive.
FUTBOLL: NDALIM PËR 42 NDESHJE

Janë në total 42 ndeshje, për momentin, të pezulluara në futbollin diletant në Lombardi për shkak të emergjencës nga koronavirus, nga 502 në program për tu zhvilluar në fundjavë. Shoqëritë kanë kohë deri nesër në 12 për të kërkuar shtyrje të tjera: situata, theksohet në Ligën Diletante, është në zhvillim, e skuadra të tjera me të teseruar që vijnë nga zonat e izolimit, drejtues, teknikë apo futbollistë, mund ta kenë të vështirë të arrijnë në vendin e ndeshjeve.
Lapsi.al

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dy viktima nga koronavirusi ne itali perhapja e koronavirusit sali berisha dy viktima nga koronavirusi ne itali perhapja e koronavirusit sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen