LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Fjalimi mbresëlënës i Victor Hugo, i lexuar në varrimin e shkrimtares George Sand nga miku i tij Paul Meurice

8 Qershor 2020, 08:04 Nga DOSJA
Fjalimi mbresëlënës i Victor Hugo, i lexuar në varrimin e

FRANCË– Me këtë rast, gazeta “Le Rappel” ka botuar, të hënën e 12 qershorit 1876, në ballinë, fjalimin mbresëlënës të shkrimtarit dhe politikanit të shquar francez, Victor Hugo, lexuar në momentin e varrimit të zonjës Sand nga miku i tij Paul Meurice, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ne morëm nga Nohant-i përmes telegrafit lamtumirën e Victor Hugo-së drejtuar George Sand-it :

Unë vajtoj një të vdekur dhe përshëndes një të pavdekshme.

 E kam dashur, admiruar, adhuruar; sot, në qetësinë e shenjtë të vdekjes, e vështroj.

 E përgëzoj sepse ajo që ka bërë është madhështore, dhe e falënderoj sepse ajo që ka bërë është e mirë. Mbaj mend që një ditë i kam shkruajtur : Faleminderit që keni një shpirt kaq të madh.

 A e kemi humbur ?

 Jo. 

Këto figura të larta zhduken, por nuk harrohen. Madje, mund të themi se ato bëhen të vërteta (realizohen). Duke u bërë të padukshme në njërën formë, ato bëhen të dukshme në tjetrën. Shndërrim sublim. Forma njerëzore është një okultacion (maskim). Ajo fsheh fytyrën e vërtetë hyjnore e cila është ideja. George Sand ishte një ide : ajo gjendet jashtë trupit, tashmë e lirë; ajo vdiq, ja tashmë e gjallë.

 Patuit dea. (Hyjneshë – Perëndeshë)

 George Sand zë një vend unik në kohën tonë. Disa janë burra të mëdhenj; ajo është gruaja e madhe.

 Në këtë shekull që ka për ligj (mision) përfundimin e revolucionit francez dhe fillimin e atij njerëzor, barazia gjinore duke qenë pjesë e barazisë së burrave (njerëzve), një grua e madhe ishte e nevojshme. Kësaj gruaje iu desht të dëshmonte se ajo mund të mbartë të gjitha aftësitë tona mashkullore pa humbur asgjë nga aftësitë e saj engjëllore; të jetë e fortë pa pushuar së qeni e butë : George Sand është kjo dëshmi.

 Duhej dikush që të nderojë Francën, pasi shumë të tjerë e turpërojnë atë. George Sand do të jetë një nga krenaritë e shekullit dhe të vendit tonë. Asgjë nuk i ka munguar kësaj gruaje plot lavdi. Ajo ishte zemërmadhe si Barbès, mëndjendritur si Balzac, shpirtmadhe si Lamartine.

 Renditja e kryeveprave të saj është e panevojshme. Pse të bëhemi plagjiaturë e kujtesës publike? Ajo që karakterizon fuqinë e tyre është mirësia. George Sand ishte e mirë; gjithashtu atë e kanë urryer. Admirimi ka një armik, urrejtjen, ashtu si entuziazmi ka përbuzjen. Urrejtja dhe përbuzja e vënë në pah, duke dashur të bëjnë të kundërtën. Fishkëllima llogaritet nga pasardhësit si një zhurmë lavdie. Kush është kurorëzuar është gjuajtur me gur. Është natyrshme, dhe fyerjet e ulëta maten mbi madhështinë e brohoritjeve. 

Qeniet si George Sand janë mirëbërëse publike. Ato kalojnë, dhe sa fare pak janë larguar, shohim në vendin e tyre, i cili dukej bosh, të lindë (mbijë) një realizim i ri i progresit. 

Sa herë që vdes një nga këto krijesa të fuqishme njerëzore, ne dëgjojmë si një tingull të jashtëzakonshëm krahësh (fletësh) : diçka ikën, diçka ndodh. 

Toka, si qielli, ka eklipset e saj; por këtu poshtë, ashtu si më lart, rishfaqja ndjek zhdukjen. Pishtari i cili ishte një burrë apo një grua dhe që është shuar në këtë formë, rindizet në formën e idesë. Atëherë kuptojmë se ajo që menduam se ishte e fikshme në fakt është e pafikshme. Ky pishtar rrezaton më shumë se kurrë; tani, ai është pjesë e civilizimit; ai hyn në qartësinë (kaltërsinë) e gjerë njerëzore; i shtohet asaj; dhe era e shëndetshme e revolucioneve e lëkund atë, por e bën gjithashtu të rritet; sepse frymët misterioze që shuajnë dritën e rremë ushqejnë realen (të vertetën).

 Punëtori është larguar; por puna e tij është bërë. 

Edgar Quinet vdes, por filozofia sovrane lë varrin e tij dhe, nga maja e këtij varri, këshillon njerëzit. Michelet vdes, por pas tij qëndron në këmbë historia e cila gjurmon rrugën e së ardhmes. George Sand vdes, por ajo i lë të drejtat e grave mes nesh, duke u bazuar në gjeninë e tyre. Kështu plotësohet revolucioni. Qajmë të vdekurit, por të vëmë re ngjarjet; faktet përfundimtare lindin falë këtyre mëndjeve krenare pararendëse. Të gjitha të vërtetat dhe të gjitha drejtësitë janë nisur rrugës drejt nesh, dhe pra kjo është zhurma e krahëve (fletëve) që ne dëgjojmë. 

Le të pranojmë atë që na lënë të vdekurit tanë të shquar kur largohen prej nesh; dhe, me kokën drejt të ardhmes, le të përshëndesim, të qetë dhe të zhytur në mendime, ardhjet e mëdha që na njoftojnë këto nisje të mëdha.

Marrë nga Darsiani.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur george sand paul meurice victor hugo george sand paul meurice victor hugo


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë