LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dossier/ Si bëheshin martesat e ‘shthurura’ në vitet ’70 për të fituar transferimin në Tiranë

31 Maj 2019, 17:15 Nga DOSJA

TIRANË- Në thelb, ka ndryshuar vetëm fasada. Asgjë më shumë. Nga viti 1973, kur zbulojmë se shumica e martesave bëheshin me qëllime interesash, të tipit të transferohem në Tiranë pa nami u bëftë, kuptojmë se asgjë nuk ka ndryshuar në realitetin e sotëm. Vërtet, qëllimi i dikurshëm nuk ishte i të gjithëve Tirana, mjaftonte edhe që gratë të largoheshin nga zonat malore për në ato fushore dhe këtë gjë mund ta realizonin vetëm përmes martesës. Po sot? Mund të jetë sofistikuar pak, janë shtuar natyrisht makinat mijëra euro, udhëtimet e llogaritë bankare, por qëllimi ngelet po ai. Martesa është zgjidhja, edhe atëherë kur, në fund, zgjidhet.

dasem1

Me moton “bjeri, fol, se diçka do mbetet” edhe pas divorcit, nuk del pa gjë. Sidoqoftë, zbardhja e këtyre dokumenteve, mundësuar nga Arkivi i Shtetit, së pari nuk ishte kjo. Vetëm se sa më shumë zbuloje, aq më shumë afroheshe në kohë, edhe pse datat e këtyre diskutimeve që po ju zbardhim më poshtë, janë të viteve ’70. Mbledhjen e mëposhtme, një ndër të shumtat me këtë tematikë të atyre kohërave, e drejton kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor (vitet ’53-’82), Haxhi Lleshi. Edhe pjesa tjetër e diskutantëve janë personazhe gjithaq të rëndësishëm të kohës si: Aranit Çela, Spiro Koleka, Telo Mezini etj.

Pjesë nga diskutimi i anëtarëve të lartë të qeverisë Hoxha, lidhur me martesat e divorcet në vitet ’73-’77

Arianit Çela: – Keni fejesat, për shembull, nëpër aksione, që duhet pasur kujdes. Në aksion është gjë e mirë që njerëzit të njihen nga Partia dhe shoku Enver e ka ngritur disa herë këtë çështje, është pozitive, por në këtë gjë shumë pozitive ka edhe ndonjë gjë jo të mirë, se bëhen martesa edhe brenda aksionit, domethënë, brenda dhjetë ditëve. Këto martesa që bëhen kështu, në shumicën e rasteve janë prishur, kjo që është karakteristike në këto aksione njerëzit njihen dhe pas një kohe bëhen martesa të rregullta.

Ndërsa ndërmjetësia vazhdon, por vazhdon në forma një çikë më të reja. Nuk bëhet më si ndërmjetësia e parë, por i njohin, bëjnë nja dy-tre shëtitje dhe pastaj kjo çështje përfundon. Në thelb, kjo është thjesht ndërmjetësi. Martesat me këmbim, që thotë shoku Spiro, nuk janë të përgjithshme e nuk themi që na plasi tani ne kjo lloj martese, por ka raste që bëhen martesa të tilla, për shembull, në fillim i merr motrën e pastaj të bijën dhe anasjelltas.

Këto lloj martesash e kanë të keqen jo vetëm që në fillim, se janë që ndërmjetësi, pa njohje, në kundërshtim me normat e moralit tonë, por më e keqja e tyre është se në rast se prishet njëra, prishet dhe tjetra dhe kështu nga një prishje bëhen dy etj. Këto pastaj kanë edhe një të keqe tjetër të madhe, që na përhapin grindjet, konfliktet në fis të madh dhe konflikti përhapet nga një familje në shumë familje.

Shoku Spiro Koleka: Kjo është në disa zona, apo jo?
Shoku Aranit Çela: Po, në disa zona dhe kjo nuk është karakteristike.
Shoku Spiro Koleka: Ne në vendin tonë nuk e kemi pasur zakon këtë gjë, nuk është karakteristikë te ne.
Shoku Aaranit Çela: Po, vetëm në disa zona është kjo.
Kryetari: Veriu më tepër e ka pasur… Shoku Aranit Çela: Mos harroni, shoku Rrapo, se fshatrat e Korçës dhe Gjirokastrës janë fshatra me traditë e në përparim, p.sh po të marrësh Dropullin, Lungerinë, Zagorinë, atje përparimi është arritur në mënyrë graduale për shekuj.
Kryetari: Pikërisht, kjo është.
Shoku Aranit Çela: Ndërsa në Lushnjë apo Fier brenda 35 vjetëve të pushtetit popullor është bërë një ndryshim, që nuk e kemi bërë ne të tjerët, kurse në fshatrat e Korçës e Gjirokastrës, ndryshimet janë shekullore.
Shoku Rrapo Dervishi: Po pse nuk ndodh ky fenomen edhe në këto fshatra kur qenka kështu se është më e zhvilluar fshatarësia?
Shoku Aranit Çela: Jo, unë them këtë që përparimet që janë arritur gjatë pushtetit popullor në fshatrat e Lushnjës dhe Fierit janë shumë të mëdha në krahasim me rrethet e tjera dhe futja e jetës së re atje, gjithë ky hop i madh, do të ketë edhe ndonjë viktimë.

Kryetari: Kjo shpjegohet edhe me ca liberalizëm se nuk është vetëm nga përparimi. Ashtu siç tha dhe shoku Rrapo, ne në fshatrat e Korçës a të Gjirokastrës kemi përparim më të dukshëm në nivelin e jetesës, në nivelin kulturor, etj..ndoshta jo ekonomik në të gjitha fshatrat, por ka fshatra të zhvilluar si Dropulli, Lunxhëria, Devolli etj.

Shoku Aranit Çela: Vetëm një gjë shoku Haxhi, mos harroni, e them edhe një herë që ky përparim në këto fshatra u arrit brenda 35 viteve, pra, jemi përpara një hapi, domethënë kemi përparime të shpejta. Kryetari (Haxhi Lleshi): Po, ashtu është.

Jam dakord me gjithë punën e mirë që është bërë në këtë drejtim, por përsëri kontrolli shoqëror në Tiranë është i dobët, popullsia është heterogjene, gjithashtu në Tiranë është me shumicë edhe elementi jo i shëndoshë, në krahasim me shumë rrethe të tjera, përjashto Durrësin e deri diku Shkodrën dhe ky element jo i shëndoshë është më i përmbledhur këtu. Se kemi edhe martesa të tilla nga elementë që dihen që janë të shthurur dhe bëhen vetëm për të ardhur në Tiranë.

Sado që këto martesa që bëhen me qëllim për t’u prishur janë të pakta, nuk janë të zakonshme, janë raste të veçanta. Për sa i përket Fierit, Lushnjës e Sarandës, deri diku, kjo ndodh se në këto rrethe kemi fshatin më të emancipuar.
Kryetari: Më të emancipuar se në qytet?

Shoku Aranit Çela: Jo më të emancipuar se qytetin, por fshatarësia përbën shumicën e popullsisë së rrethit, qyteti është i vogël dhe kjo fshatarësi nuk është, p.sh., si fshatarësia e Vlorës ose e ndonjë rrethi tjetër. Kjo është fshatarësi që ka kaluar drejt përparimit me hapa më të shpejta si në mënyrën e jetesës etj. Ky përparim që vetvetiu në këto rrethe është din tonë) sjell edhe ndonjë gjë të vogël të keqe si këto shkurorëzime më tepër. Vetëm për këtë se nuk kanë ndonjë veçanti këto rrethe nga të tjerët.

Shoku Telo Mezini: Po Saranda?

Shoku Aranit Çela: Për Sarandën është përjashtim. Unë për veten time nuk e kuptoj pse të ndodhë në Sarandë kjo. Për Sarandën është përjashtim se nuk i ka këto avancime që kanë dy rrethet e tjera… Shoku Rrapo Dervishi: Këto zakone prapanike janë të theksuara në Shqipërinë e Veriut.

Kryetari: Atje ku ka qenë prapambetja më e madhe, kanë qenë edhe më të theksuara këto lloj martesash. Jugu e ka kaluar me kohë këtë, ndërsa në veri nga prapambetja e madhe që ka pasur në të kaluarën, edhe sot ka mbetur vende-vende ky zakon, por jo në raste të shpeshta.

Shoku Telo Mezini: Unë kisha këtë pyetje: A mund të na thuhet ndonjë gjë e veçantë për Tiranën sepse del që Tirana ka përqindjen më të madhe të divorceve?

Shoku Xhoxhi Sobo: A ka martesa fiktive dhe sa janë? Për çfarë arsye bëhen? Shoku Telo Mezini: Me sa del në raport, Tirana punon mirë.

Shoku Aranit Çela: Edhe suksese më shumë në Tiranë kemi pasur. Shoku Telo Mezini: Mirë, po përqindja e divorceve është shumë e madhe këtu, si shpjegohet kjo? Kryetari: Tjetër pyetje a ka? Atëherë shokë, përgjigjuni…

Shoku Aranit Çela: Për raportin e zgjidhjes së martesave midis qytetit dhe fshatit, është e natyrshme që në qytet ka më shumë shkurorëzime se në fshat. Ky është si rregull në përgjithësi. Kjo gjë ka shumë arsye, se në qytet ngatërrohen gjërat më shumë se në fshat. Në fshat, edhe çështja e njohjes edhe e ruajtjes së traditës të mira, janë më të forta se në qytet ku popullsia është heterogjene….

Shoku Shefqet Peçi: Edhe unë kam një pyetje: martesat e reja, sidomos, zgjidhen për shkak se ato në mjaft raste bëhen me njohje. Nuk ka një përqindje se sa bëhen me njohje, sa me ndërhyrje; po këtu merret vetëm një rast. Në rast se do të ishte një rast i vetëm, ky nuk do të ishte problem. Këtu nuk na jepet ndonjë përqindje gjë që duhet të ishte dhënë.

Shoku Aranit Çela: Nuk e kemi nxjerrë në përqindje.

Shoku Rrapo Dervishi: Shoku Shefqet e ka fjalën për ato që bëhen me ndërmjetësi apo për ato që quhen se bëhen me dashuri?

Shoku Shefqet Peçi: Pikërisht, aty e kam fjalën.

Shoku Jovan Bardhi: Në statistikë thuhet që rreth 40% e këtyre zgjidhjeve të martesave janë të atyre që kanë një e dy vjet të martuar dhe kjo i takon moshës shumë të re. Kjo duhet konsultuar edhe me organizatën e gruas, të rinisë në shkollë, me arsimin, se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen me edukimin e këtyre normave të moralit tonë, më mirë se sa tani. Edukimin e vajzave e të djemve, sidomos në shkollat e mesme, se aty kemi një masë të madhe të rinjsh që ndjekin këto shkolla në mënyrë që të frenohen këto lidhje martesore të papjekura. Kjo do i shërbejë së ardhmes.

DISA NGA SHKAQET QË KANË ÇUAR NË TRONDITJEN E MARRËDHËNIEVE BASHKËSHORTORE

Zgjidhjet e martesave janë shqetësim për shoqërinë tonë socialiste, për faktin se shkaqet dhe burimet e tyre kanë karakter ideologjik, lidhen me ekzistencën e një sërë mbeturinave e koncepteve patriarkale si dhe me ndikimin e ideologjisë së huaj borgjezo-revizioniste. Si shkak kryesor të tronditjes së marrëdhënieve bashkëshortore dhe për pasojë zgjidhje të një numri të madh të martesave e përbën fakti se ende shumë martesa nuk kanë në bazën e tyre njohjen e thellë dhe dashurinë midis bashkëshortëve.

Kështu, nga studimi i praktikës gjyqësore del se edhe martesat e reja zgjidhen për shkak se ato në mjaft raste lidhen me ndërmjetësi, pa u njohur më parë të rinjtë me njëri-tjetrin ose njohja ka qenë e përciptë dhe martesa është lidhur e nxituar e me mendjelehtësi, nisur disa herë nga pasioni i çastit. Këto lloj martesash nuk mund të krijojnë dhe në fakt nuk kanë krijuar familje të shëndoshë.

Të dhënat e proceseve gjyqësore për zgjidhje martese vërtetojnë konkluzionin se nuk është arritur plotësisht që martesat të realizohen kudo e kurdoherë sipas koncepteve ideologjike e morale marksisteleniniste të Partisë sonë. Duhet thënë se ne, si mjaft prindër, ashtu dhe mjaft të rinj, nuk janë krijuar bindje të thella për rëndësinë e veçantë që ka problemi i lidhjes së martesës mbi bazën e njohjes së thellë dhe dashurisë. Kështu, i riu Kurtesh Driza, i zgjedhur edhe kryetar i organizatës së Frontit të sektorit Nr.6 në Kamzë, martohet me ndërmjetësinë e prindërve, pa u njohur fare dhe pa e parë para martese gruan e tij të ardhshme.

Ai e njohu gruan ditën e lidhjes së martesës. Pas një periudhe shumë të shkurtër bashkëjetese, meqenëse gruaja nuk i pëlqeu, kërkoi zgjidhjen e martesës. Nuk mundojnë edhe rastet kur prindërit ndërhyjnë për të prishur martesa të lidhura nga dashuria e fëmijëve të tyre. Kështu, dy të rinj nga Lushnja e lidhën martesën mbi bazën e njohjes, por kundër dëshirës së prindërve të vajzës. Babai i vajzës ishte sekretar partie e kryetar këshilli dhe nuk e pranonte familjen e djalit, i cili u detyrua ta rrëmbejë vajzën.

Në praktikën gjyqësore vihen re raste jo të pakta ku mosmarrëveshjet midis bashkëshortëve lindin për shkak se burrat dhe prindërit e tyre kërkojnë të krijojnë marrëdhënie sundimi ndaj gruas në familje dhe në disa raste e keqtrajtojnë atë. Nuk janë të pakta ato zgjidhje martesash për shkak se gruaja rrihet nga bashkëshorti i saj dhe këto raste vihen re si në fshat, ashtu dhe në qytet, përveçse disa burra shpenzojnë pa kriter të ardhurat e familjes duke pirë alkool dhe duke vënë kështu në kushte të vështira ekonomike familjen. Në lidhjet martesore, shpeshherë zakonet prapanike paraqiten në aspektin e tyre më të vrazhdë.

Kështu, vazhdohet të lidhen martesa me këmbim, për interes pasurie, për të siguruar banimin në qytet ose për të zbritur nga zona malore në atë fushore. Bëhen ende martesa me diferencë të madhe moshe ose martesa me gruan e vëllait të vdekur. Në fshat ruhet i fortë koncepti se të rinjtë duhet të martohen me atë që i zgjedh prindi.

Gjithashtu, ka mjaft martesa që lidhen në kohën kur djali shkon ushtar me qëllim që në familje të vijë nusja si krah pune. Nga të dhënat gjyqësore del se martesat e lidhura me këmbim janë më të përhapura në fshatrat e rretheve Mirditë, Mat, Kukës, Tropojë, Korçë, Librazhd, Pogradec, Lushnjë etj. dhe prishja e njërës martesë ka sjellë edhe prishjen e tjetrës. Fenomeni i lidhjes së martesës me ndërmjetësi, pa njohjen e thellë të të rinjve, është i përhapur edhe në qytet.

Me gjithë goditjen që ka pësuar koncepti konservator se të fejuarit nuk mund të shoqërohen pa lidhur aktin zyrtar të martesës, përsëri ka prindër që ndikojnë te fëmijët e tyre, sidomos te vajzat. Të gjitha këto tregojnë se intensiteti i luftës sonë kundër zakoneve prapanike në lidhjet martesore, duhet të ngrihet në një shkallë më të lartë.

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur arianit çela dasma e viteve 70 dasmat shqiptare spiro koleka arianit çela dasma e viteve 70 dasmat shqiptare spiro koleka

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 31 Maj 2019, 15:25

FOTO/ Premiera e komedisë ‘Tango’ në ArTurbina

TIRANË- Për herë të parë në skenën e ArTurbina vjen për publikun shfaqja ‘Tango’ . ‘Gjëra që mund të ndodhin’ quhet ndryshe komedia që sjell në skenë aktor...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë