Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Çdo valë urrejtjeje në histori na ka lënduar, sepse kemi humbur shumë. Por njëkohësisht çdo valë regresive na ka bërë më të fortë, duke na detyruar të mbështesim njëri-tjetrin.

TIRANË- Ditën e shtunë, në orën 12:00, tek Reja, zhvillohet marshimi i komunitetit LGBTI, Tirana Pride 2026 me sloganin: Vala kalon. Ne mbetemi. Bashkë.
Nëse ke ndjerë se një valë e madhe urrejtjeje, dezinformimi dhe përjashtimi po të godet, dije se nuk je vetëm. E ndjejmë të gjithë, sepse kjo na prek ne më shumë se këdo tjetër. E ndjejmë në trup, në familjet tona, në jetët tona të përditshme, në mënyrën si e imagjinojmë të ardhmen e si përgatitemi për të.
Por ne, më shumë se kushdo tjetër, dimë diçka që kjo valë nuk e di: ajo kalon. Kalon nëse jemi bashkë. E kur kalon, na bën më të fortë.
Çdo valë urrejtjeje në histori na ka lënduar, sepse kemi humbur shumë. Por njëkohësisht çdo valë regresive na ka bërë më të fortë, duke na detyruar të mbështesim njëri-tjetrin.
Sa herë kemi qenë bashkë, kemi ngritur njëri-tjetrin me kujdes, solidaritet dhe dashuri. Kemi mbijetuar falë familjes së madhe që kemi ndërtuar bashkë, një familje e ngrohtë që na ka mbrojtur dhe na ka dhënë mundësinë të ndërtojmë, pak nga pak, familjet tona të vogla, secila unike në mënyrën e vet.
Familja të fuqizon, të mban kokën lart e të frymëzon. Familja është një formë e jashtëzakonshme e të bërit, e të mbajturit të njëri-tjetrin, është një praktikë për të mbijetuar dhe për të lulëzuar.
Familja është shumë e shtrenjtë për ne.
Sepse familjen ne e njohim për atë që bën dhe jo për mënyrën se si krijohet, as për emrin se si quhet.
Kjo bashkësi e jona, kjo familje e madhe që ka mbron e ushqen familjet tona të vogla, na e ka bërë të mundur të jemi vetvetja, edhe atëherë kur bota përreth nesh na mohon e na përball me valët e saj të urrejtjes.
Sot, më shumë se kurrë, përgjigjja jonë është e njëjtë: Bashkë.
Bashkë për t'i bërë ballë valës e për ta kthyer frikën në forcë.
Bashkë për të kujtuar se ajo që kemi ndërtuar mes nesh është forca jonë më e madhe, që i bën ballë çdo vale urrejtjeje, një forcë e lindur nga kujdesi për njëri-tjetrin dhe që e kemi mbajtur gjallë gjithmonë, shpesh në heshtje, e padukshme për këdo tjetër.
Dhe këtë vit, në Tirana Pride, ne zgjedhim të mos tërhiqemi përballë kësaj vale, jo si të nënshtruar ndaj saj, por si ata që e përballojnë, e mundin dhe e tejkalojnë.
Sepse në fund, vala kalon. Ne mbetemi. Bashkë.
foto ilustruese KUÇOVË- Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e sotme, teksa po shoqëronte një 45-vje&...
VLORË- Shoqëria koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. ka sqaruar situatën e krijuar këtë të...
Aleks Visha DUBAI- Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Aleks Visha, është ndaluar nga autoritetet në Dubai. Sipas deklaratës së...
Baki Goxhaj GAZA- Një shqiptar, i cili ishte pjesë e flotiljes humanitare “Sumud” që po transportonte ndihma drejt Rripit ...
EUROPË- Bashkimi Europian edhe pse ende nuk ka një manual të vetëm evropian për masat e karantinës, në rast të shp&eum...
Pamje nga protesta SHKUP- Protesta e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut është mbyllur. A...
Mevlan Ademi SHKUP- Tre studentë shqiptarë, të cilët merrnin pjesë në protestën për gjuhën shqipe ...
pamje nga protesta SHKUP- Studentët shqiptarë në Shkup të Maqedonisë së Veriut po vijojnë të protestojnë...
Pamje nga protesta SHKUP- Tre studentë shqiptarë janë arrestuar në protestën e oragnizuar nga studentët shqiptarë në...
KUKËS- Në qytetin e Kukësit u përurua memoriali “Sakrifica”, një vepër monumentale kushtuar gjeologëve, minator...