Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në reagim thuhet, se problemi lidhet me vonesa të konsiderueshme në realizimin e punimeve, mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale dhe shkelje të afateve të përcaktuara nga kontrata. Më tej, VIA sqaron se procedurat e hyrjes në kantier janë procedura standarde sigurie dhe zbatohen për të gjithë pa përjashtim.

VLORË- Shoqëria koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. ka sqaruar situatën e krijuar këtë të hënë në hyrje të kantierit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. thekson, se bëhet fjalë për një çështje të qartë kontraktuale me shoqërinë MABCO Constructions S.A. dhe jo për një konflikt politik, mediatik apo për një “bllokim të aeroportit”.
Në reagim thuhet, se problemi lidhet me vonesa të konsiderueshme në realizimin e punimeve, mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale dhe shkelje të afateve të përcaktuara nga kontrata. Më tej, VIA sqaron se procedurat e hyrjes në kantier janë procedura standarde sigurie dhe zbatohen për të gjithë pa përjashtim.
Shoqëria koncesionare thekson ndër të tjera, se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është projekt strategjik kombëtar dhe nuk mund të mbahet peng nga vonesat, presioni publik apo taktikat që zhvendosin debatin nga dokumentacioni kontraktual tek tensioni në hyrje të kantierit.
Reagimi
SQARIM PËR PUBLIKUN
Shoqëria koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. sqaron opinionin publik, institucionet dhe mediat lidhur me situatën e krijuar sot në hyrje të kantierit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje të qartë kontraktuale me shoqërinë MABCO Constructions S.A. dhe jo për një konflikt politik, mediatik apo për një “bllokim të aeroportit”, siç është tentuar të paraqitet publikisht.
Problemi lidhet me vonesa të konsiderueshme në realizimin e punimeve, mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale dhe shkelje të afateve të përcaktuara nga kontrata. Vetëm deri më 08.04.2026 janë evidentuar 429 ditë vonesë dhe dëmvonesa të përllogaritura në 4.290.000 euro, shumë e cila vijon të akumulohet deri në pranimin provizor të punimeve.
VIA sqaron se procedurat e hyrjes në kantier janë procedura standarde sigurie dhe zbatohen për të gjithë pa përjashtim. Ato kanë për qëllim mbrojtjen e kantierit, sigurinë e personelit, kontrollin e hyrje-daljeve dhe parandalimin e hyrjes së personave të paautorizuar. Asnjë subjekt nuk mund të hyjë në kantier pa respektuar autorizimet dhe procedurat përkatëse.
Shoqëria koncesionare thekson se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është projekt strategjik kombëtar dhe nuk mund të mbahet peng nga vonesat, presioni publik apo taktikat që zhvendosin debatin nga dokumentacioni kontraktual tek tensioni në hyrje të kantierit. VIA deklaron se mbetet plotësisht e angazhuar për vijimin e punimeve, mbrojtjen e interesit publik, respektimin e standardeve teknike dhe përfundimin e projektit sipas detyrimeve kontraktuale dhe institucionale.
Në fund, VIA i bën thirrje MABCO-s që çdo pretendim të trajtohet vetëm në rrugë ligjore dhe kontraktuale, duke shmangur çdo përpjekje për tensionim të situatës në hyrje të kantierit apo përdorim të punonjësve dhe nënkontraktorëve për presion publik./Dosja.al
Aleks Visha DUBAI- Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Aleks Visha, është ndaluar nga autoritetet në Dubai. Sipas deklaratës së...
Baki Goxhaj GAZA- Një shqiptar, i cili ishte pjesë e flotiljes humanitare “Sumud” që po transportonte ndihma drejt Rripit ...
EUROPË- Bashkimi Europian edhe pse ende nuk ka një manual të vetëm evropian për masat e karantinës, në rast të shp&eum...
Pamje nga protesta SHKUP- Protesta e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut është mbyllur. A...
Mevlan Ademi SHKUP- Tre studentë shqiptarë, të cilët merrnin pjesë në protestën për gjuhën shqipe ...
pamje nga protesta SHKUP- Studentët shqiptarë në Shkup të Maqedonisë së Veriut po vijojnë të protestojnë...
Pamje nga protesta SHKUP- Tre studentë shqiptarë janë arrestuar në protestën e oragnizuar nga studentët shqiptarë në...
KUKËS- Në qytetin e Kukësit u përurua memoriali “Sakrifica”, një vepër monumentale kushtuar gjeologëve, minator...
Një aksion policor i kryer në bashkëpunim dhe më prokurorinë e Tiranës, ka çuar në arrestimin e 4 personave dhe zbul...
Pamje nga protesta SHKUP- Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë mbledhur në sheshet dhe rrugët kryesore të...