LIVE UPDATES
Bota

Fitorja e CDU/CSU në Gjermani, Macron: Të punojmë drejt një Evrope të fortë dhe sovrane! Netanyahu: Të përforcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Unioni CDU/CSU doli fitues i zgjedhjeve në Gjermani. Friedrich Merz pritet të jetë kancelari i ardhshëm. AfD dyfishoi votat. Si kanë reaguar liderët botërorë?

24 Shkurt 2025, 12:00 Nga M.B
Fitorja e CDU/CSU në Gjermani, Macron: Të punojmë drejt një
Friedrich Merz

GJERMANIA- Sipas rezultateve paraprake të bëra të ditura nga Komisioni Zgjedhor, Unioni CDU/CSU kryeson rezultatet e votimeve me 28,52% të votave. E dyta renditet AfD me 20,80%. Pastaj Socialdemokratët e SPD me 16,41% të votave, Të Gjelbrit kanë marrë 11,61% të votave. E Majta ka shtuar votat duke arritur në 8,77%. Kurse jashtë Bundestagut mbetet FDP me 4,33% dhe Aleanca Sahra Wagenknecht me 4,97%.

Rezultatet e zgjedhjeve për Bundestagun u pritën me ndoqën me shumë vëmendje edhe jashtë Gjermanisë. Urimet për CDU/CSU vijnë kryesisht nga kampi i djathtë dhe konservator jashtë vendit, por edhe nga politikanë të tjerë

Donald Trump: Ditë e madhe për Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara

Pasi administrata e Trump para zgjedhjeve kishte shprehur preferenca për partinë Alternativa për Gjermaninë, AfD, pas zgjedhjeve u shpreh edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Në platformën Truth Social ai u shpreh se "duket se partia konservatore e Gjermanisë ka fituar zgjedhjet e shumëpritura". Ngjashëm me SHBA-të, duket se njerëzit në Gjermani janë ngropur me "agjendën e pa sens e të pakuptimtë" - veçanërisht në fushat e energjisë dhe imigracionit, u shpreh republikani Trump. Një "ditë e shkëlqyer për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e një zotërie të quajtur Donald J. Trump”. 

Nga vendi fqinj, Austria uroi AfD-në kreu i partisë populiste austriake, FPÖ, Herbert Kickl. "Në barrierën mbrojtëse të partive të bërë njësoj [...] ka që sot një çarje të madhe." Njerëzit nuk duan më paternalizëm, imigrim masiv të paligjshëm dhe komunizëm klimatik. FPÖ e Kickl u bë partia më e fortë në zgjedhjet austriake në shtator 2024 me një 26 përqind, por negociatat e koalicionit deri më tani kanë dështuar.

Costa: Ta bëjmë Evropën më të fortë

Edhe presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa uroi Friedrich Merz për fitoren e tij në zgjedhjet federale. Costa u shpreh në  platofrmën X se ai gëzohej për bashkëpunimin e ngushtë me të për ta bërë Evropën më të fortë, më të suksesshme dhe më autonome: “Këto mund të jenë kohë sfiduese. “Por unë e di se, si në të kaluarën, Bashkimi Evropian do të japë rezultate dhe do të dalë më i fortë”.

Izrael: "Gëzohemi për vizitën tuaj të parë si kancelar”

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i shprehu Friedrich Merz-it " nga CDU/CSU urime” për fitoren e tij "të qartë” në zgjedhje. Kreu konservator i qeverisë izraelite vazhdoi të shkruante në X: "Gëzohem të punoj ngushtë me qeverinë tuaj të ardhshme", sidomos "për të përforcuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona."

Macron uron Merz dhe shpreh miqësinë e tij me Scholz

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili është vetë nën presion politik brenda vendit, shkroi se foli me fituesin e zgjedhjeve Merz në mbrëmje dhe e uroi atë, siç shkroi në X. Ai u shpreh se këmbu mendime edhe me kancelarin aktual Olaf Scholz (SPD) dhe shprehu miqësinë ndaj tij. "Ne jemi më të vendosur se kurrë për të arritur gjëra të mëdha së bashku për Francën dhe Gjermaninë dhe për të punuar drejt një Evrope të fortë dhe sovrane."

Partia populiste e pjesërisht ekstremiste e djathtë, AfD mori urime edhe nga ekstremisti i njohur francez i krahut të djathtë, Éric Zemmour. "Çfarë suksesi i bukur zgjedhor!” shkroi Zemmour në platformën X. Ai vetë shkroi se gjendet në Berlin "në krah të Alice Weidel”. Zemmour publikoi një video në të cilën i shtrëngoi dorën liderit të AfD-së.

Urime erdhën për Unionin CDU/CSU edhe nga Britania e Madhe. Kryeministri britanik Keir Starmer shkroi në platformën X se gëzohej të punonte me qeverinë e re federale. Bëhet fjalë për "thellimin e marrëdhënieve tona tashmë të ngushta, përmirësimin e sigurisë sonë të përbashkët dhe rritjen ekonomike për të dy vendet", tha politikani laburist. Urime të përzemërta, Friedrich Merz për suksesin zgjedhor dhe mandatin qeveritar!”, shkroi kryeministri socialdemokrat i Norvegjisë Jonas Gahr Støre. "Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Norvegjisë në Evropë"./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë