LIVE UPDATES
Bota

"Ky kriminel po zhyt rajonin në kaos dhe konflikt"/ Përplasje të forta Erdogan-Netanyahu për armëpushimin SHBA-Iran, Izraeli: Tigër prej letre, masakroi kurdët

Replikat kanë vijuar edhe më tej, pasi Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e sulmoi ashpër presidentin turk nëpërmjet X. Në reagimin e tij, Katz theksoi se Erdogan do bënte mire të heshte. 

12 Prill 2026, 09:17 Nga E. D
"Ky kriminel po zhyt rajonin në kaos dhe
 Benjamin Netanyahu, Rexhep Tajip Erdogan

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, lidhur me deklaratat e fundit për armëpushimin SHBA- Iran.

“Izraeli, nën udhëheqjen time, do të vazhdojë të luftojë kundër regjimit terrorist iranian dhe aleatëve të tij, ndryshe nga Erdogani i cili i ndihmon ata dhe masakron qytetarët e tij kurdë”, u përgjigj Netanyahu në X.

Pas shpalljes së armëpushimit SHBA- Iran, Erdogan paralajmëroi kundër "provokimeve" dhe "sabotimeve" të mundshme që mund ta minojnë atë, pa hyrë në detaje.

Madje ai kërkoi gjatë një telefonate me homologun e tij amerikan Donald Trump, që armëpushimi dyjavor të përdoret në mënyrë që palët të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme paqeje dhe të mos lejojnë që ky proces të vihet në pikëpyetje në asnjë rrethanë.

Pas reagimit të Netanyahut, presidenca turke reagoi sërish. Burhanettin Duran theksoi se ky “kriminel”, kundër të cilit janë në pritje urdhër-arreste, po e zhyt rajonin në kaos dhe konflikt si pjesë e strategjisë së tij për të mbijetuar politikisht.

“Netanyahu, i cili po kryen gjenocid në Gaza dhe po sulmon shtatë vende në rajon, ka guximin në dëshpërimin e tij për të synuar presidentin tonë të respektuar”, tha Burhanettin Duran.

Replikat kanë vijuar edhe më tej, pasi Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e sulmoi ashpër presidentin turk nëpërmjet X. Në reagimin e tij, Katz theksoi se Erdogan do bënte mire të heshte. 

"Erdogan, i cili u tregua si një "tigër letre" pasi "nuk reagoi ndaj lëshimeve të raketave nga Irani kundër territorit turk", mbështetet në "antisemitizëm" dhe "në gjyqe tallëse në Turqi kundër udhëheqësve politikë dhe ushtarakë izraelitë. Çfarë absurditeti i madh. Një anëtar i Vëllazërisë Myslimane, i cili masakroi kurdët, akuzon Izraelin, i cili po mbron veten kundër aleatëve të tij të Hamasit për gjenocid", vazhdoi ministri./Dosja.al

 

 benjamin netanyahu rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale