LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vlora pesë ditë pa ujë/ Sot nis furnizimi në zonën e Lungomares, pjesa tjetër pasdite! Drejtoria e Ujësjellësit: 48 orët e para uji të mos përdoret për konsum dhe gatim

• Pas pesë ditësh mungesë të ujit ka nisur furnizimi i një pjese të qytetit të Vlorës, konkretisht në zonën e Lungomares. • Pjesa tjetër e qytetit pritet të furnizohet me ujë duke filluar nga ora 17:00 e pasdites së sotme.  • Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati tha gjithashtu se pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia, qeveria shqiptare dhe shtoi se më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë. • Me mbërritjen e pajisjeve të porositura në Turqi, gjatë natës dhjetëra punonjës të ujësjellës kanalizimeve në Vlorë punuan për riparimin e tubacionit kryesor, nga çarja e të cilit uji i pijshëm mungonte. • Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se furnizimi po kryhet ende me kapacitet të reduktuar, pasi po testohen pajisjet e reja të instaluara. • Po ashtu Drejtoria e Ujësjellësit Vlorë u ka bërë thirrje qytetarëve se në 48 orët e para të mos përdoren për konsum dhe gatim ujin. • Një ditë më parë qytetarët mbajtën edhe një protestë para bashkisë, ku patën edhe përplasje me Policinë. • Ndërsa Prokuroria e Vlorës bën me dije se nuk ka nisur hetim për këtë rast, pasi deri në këto momente nuk i është referuar asnjë material nga policia. 

3 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Vlora 5 ditë pa ujë, Drejtoria e Ujësjellësit: Në 48 orët e para uji të mos përdoret për konsum dhe për gatim

Vlora pesë ditë pa ujë/ Sot nis furnizimi në zonën e
foto ilustruese

VLORË- Drejtoria e Ujësjellësit ka njoftuar qytetarët e Vlorës që në 48 orët e ardhshme uji të mos të përdoret për konsum dhe gatim. Në njoftimim bëhet me dije se sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit dhe zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë, ndërsa pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites. Sakaq, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të ndjek protokollin zyrtar për kontrollin e cilësisë së ujit dhe matjen e parametrave.

Njoftimi i plotë:

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët për përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë. Sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit. Zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë. Pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të ndjek protokollin zyrtar për kontrollin e cilësisë së ujit dhe matjen e parametrave.

Ne keto kushte kërkojmë mirëkuptimin tua,j që uji të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm për 48 orët e para, jo për konsum dhe gatim. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!/Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Vlora 5 ditë pa ujë, Drejtori i Ujësjellësit: Pasditen e sotme do të normalizohet situata në të gjithë qytetin

Vlora pesë ditë pa ujë/ Sot nis furnizimi në zonën e
pamje nga vendngjarja

VLORË- Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati ka deklaruar pas riparimit të defektit të tubacionit se në orët në vijim situata do të normalizohet. Murati sqaron se po furnizohet një pjesë e qytetit ndërsa depot janë duke marrë ujë teksa në orët e pasdites i gjithë qyteti do të kthehet në normalitet. Ai tha më tej pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare dhe shtoi se më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë.

“Jemi në fund të avarisë. Ka filluar furnizimi i depos së qytetit. Me pjesët që erdhën nga Turqia filluam menjëherë instalimin e tyre që përfundoi rreth orës 4 të mëngjesit. Jemi duke monitoruar situatën, jemi Ok.

Zona e Lungomares po furnizohet me ujë. Rreth orës 17:00 pasdite do të furnizohet gjithë qyteti. Ju kërkojë ndjesë qytetarëve për këtë situatë të krijuar. Pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare. Natyrisht që më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë", tha Ermal Murati./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

5 ditë pa ujë/ Nis furnizimi në zonën e Lungomares! Riparimi i tubacionit kryesor, nisi mëngjesin e sotëm

Vlora pesë ditë pa ujë/ Sot nis furnizimi në zonën e
Foto nga vendngjarja

VLORË- Pas 5 ditësh mungesë të ujit, ka nisur furnizimi me ujë për një pjesë të qytetit të Vlorës, konkretisht në zonën e Lungomares. Pajisja e porositur në Turqi, mbërriti ditën e djeshme dhe gjatë natës dhjetëra punonjës të ujësjellës kanalizimeve në Vlorë, punuan për riparimin e tubacionit kryesor, nga çarja e të cilit uji i pijshëm mungonte.

Pajisja u instalua në mëngjesin e sotëm rreth orës 4:00 dhe është duke funksionuar edhe pse jo ende me kapacitet të plotë pasi do bëhet gradualisht për shkak se do testohet. Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetit pritet të furnizohet me ujë në orët në vijim.

Çfarë ka ndodhur në Vlorë?

Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej më shumë se 4 ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pijshëm./Dosja.al

drejtoria e ujësjellësit vlore vlore uji

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen