LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria ndër vendet më të korruptuara"/ Revista italiane: Shpërthejnë protestat në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

L’ESPRESSO thekson në artikull, se protesta, e cila ka degjeneruar në përleshje me policinë, po ndodh pas skandalit të korrupsionit që shpërtheu në dhjetor 2025, dhe që përfshin disa figura të qeverisë.

12 Shkurt 2026, 20:46 Nga E. D

"Shqipëria ndër vendet më të korruptuara"/ Revista

TIRANË- Revista italiane, L’ESPRESSO i ka bërë jehonë protestës së 10 shkurtit, e thirrur nga opozita. L’ESPRESSO thekson në artikull, se protesta, e cila ka degjeneruar në përleshje me policinë, po ndodh pas skandalit të korrupsionit që shpërtheu në dhjetor 2025, dhe që përfshin disa figura të qeverisë.

Revista italiane shkruan gjithashtu se, kjo është protesta e tretë e këtij lloji që nga fillimi i skandalit dhe në çdo tubim ka pasur momente tensioni. Në fund të artikullit, L’ESPRESSO nënvizon se Shqipëria është ndër vendet evropiane me nivelin më të lartë të perceptuar të korrupsionit.  Një problem që ndikonte edhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, një objektiv që Shqipëria e ndjek prej vitesh dhe synon ta arrijë deri në vitin 2027.

Artikulli i  L’ESPRESSO: 

Një protestë ka tronditur rrugët e Tiranës. Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta, e cila ka degjeneruar në përleshje me policinë, ndodh në një klimë të fortë kundërshtimi pas skandalit të korrupsionit që shpërtheu në dhjetor 2025, dhe që përfshin disa figura të qeverisë.

Pas ndërhyrjes së liderit të opozitës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, një pjesë e demonstruesve hodhën fishekzjarre dhe dhjetëra molotov ndaj godinës së qeverisë, duke shkaktuar zjarre në zonë. Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë. Sipas informacionit të parë, ka të lënduar si midis demonstruesve, ashtu edhe midis agjentëve.

Në mobilizim morën pjesë mijëra persona. Për të garantuar rendin publik, ishin vendosur mbi 1,300 policë. Kjo është protesta e tretë e këtij lloji që nga fillimi i skandalit. Edhe në rastet e mëparshme kanë ndodhur momente të tensionit të lartë.

Në qendër të protestave është hetimi mbi zv/kryeministren Belinda Balluku, anëtare e Partisë Socialiste, po ashtu si Rama. Në dhjetor, prokuroria e akuzoi atë se kishte përdorur fonde publike për të favorizuar disa kompani në dhënien e projekteve të rëndësishme infrastrukturore.

Përveç Ballukut, janë nën hetim edhe drejtues të tjerë publikë dhe kompani private të përfshira në të njëjtat operacione. Zv/kryeministrja ka mohuar akuzat. Megjithatë, ditët e fundit, prokuroria ka kërkuar nga parlamenti me një dhomë dhe me shumicë socialiste heqjen e imunitetit të saj parlamentar. Kërkesa nuk është futur ende në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Sipas Transparency International, Shqipëria është ndër vendet evropiane me nivelin më të lartë të perceptuar të korrupsionit. Një problem që ndikonte edhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, një objektiv që Shqipëria e ndjek prej vitesh dhe synon ta arrijë deri në vitin 2027./Dosja.al

protesta e opozites

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale