LIVE UPDATES
Politike

“Drejtësia e munguar”, Bushati: Na duhen gjykata ku e drejta kërkohet dhe kundër vetë shtetit

21 Janar 2021, 12:08 Nga DOSJA
“Drejtësia e munguar”, Bushati: Na duhen gjykata ku e drejta

TIRANË– Një dekadë drejtësi e munguar shprehet ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në përvjetorin e dhjetë të protestës së 21 janarit 2011 duke thënë se është koha që të rritet presioni publik për të transformuar pushtetin gjyqësor nga një pushtet të korruptuar në një forcë aktive që mbështet shteti, shoqërinë dhe forcon kohezionin shoqëror.

Duke folur për drejtësinë që është ende në reformim Bushati thotë se tani më shumë se kurrë “na duhen gjykata të Republikës, ku e drejta mund të kërkohet edhe kundër vetë shtetit”

Nga drejtësia në proces reformimi pritet një sjellje e re që nuk kufizohet vetëm tek pastrimi i radhëve të saj nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Proces, që ka vështirësitë e veta, por që vijon edhe falë mbështetjes të partnerëve tanë SHBA dhe BE. Tani më shumë se kurrë na duhen gjykata të republikës, ku e drejta mund të kërkohet edhe kundër vetë shtetit. Na duhen magjistratë me integritet, në gjendje për të dhënë drejtësinë e munguar”, thuhet në postimin e Bushatit në rrjetet sociale.

Duke nderuar kujtimin e katër viktimave, ai thotë më tej se “drejtësia është garancia e vetme, por e heshtur përtej premtimeve të zhurmshme të politikës”.

POSTIMI I PLOTE I BUSHATIT

Një dekadë drejtësi e munguar! 21 Janari i vitit 2011 mbetet një njollë turpi në historinë e tranzicionit demokratik të Shqipërisë teksa shteti vrau katër protestues të pafajshëm. Për fat të keq, një dekadë më pas, drejtësia nuk është vendosur.

Nga drejtësia kërkohet me forcë që të arrnojë vrimat të cilat shkaktohen nga erozioni i normave. 21 Janari i vitit 2011, përveçse tragjik për fatin e katër protestuesve, nxorri nga skutat e ndërgjegjjes njerëzore instikte primitive, ku politikanë, propagandistë e madje televizione kombëtare u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror, duke relativizuar jetët njerëzore të humbura, e duke tentuar përmbysjen e hiearkisë së vlerave që janë indi lidhës i çdo shoqërie. Prandaj, zbatimi i detyruar i së drejtës shtrëngon në radhe të parë politikën për të mos harruar e kapërcyer vijat e kuqe dhe ndihmon në ripërtëritjen e virtyteve, të cilat janë parakushte për rendin ligjor demokratik.

Nga drejtësia në proces reformimi pritet një sjellje e re që nuk kufizohet vetëm tek pastrimi i radhëve të saj nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Proces, që ka vështirësitë e veta, por që vijon edhe falë mbështetjes të partnerëve tanë SHBA dhe BE. Tani më shumë se kurrë na duhen gjykata të republikës, ku e drejta mund të kërkohet edhe kundër vetë shtetit. Na duhen magjistratë me integritet, në gjendje për të dhënë drejtësinë e munguar. Vlera e vërtetë e drejtësisë për një shoqëri nuk mund të llogaritet asnjëherë. Krijimi, forcimi dhe transmetimi i normave pa të cilat ne nuk mund të realizojmë jetën e përditshme, masa e drejtësisë, arsyeshmërisë, faljes dhe tolerancës, pra, ajo që në një masë të konsiderueshme duhet të përbëjë kulturën tonë normative, nuk ka vlerë në shifra. Drejtësia është garancia e vetme, por e heshtur përtej premtimeve të zhurmshme të politikës.

Ndaj në këtë përvjetor të dhjetë të 21 Janarit 2011, teksa nderojmë kujtimin e katër protestuesve të vrarë nga dora e shtetit, përtej ligjërimit politik të ditës, na duhet të rrisim presionin publik për të transformuar pushtetin gjyqësor nga një pushtet i zbehtë dhe i korruptuar në një forcë aktive, shërbimi i të cilit e mbështet shtetin, shoqërinë dhe forcon kohezionin shoqëror.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati ditmir bushati

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen