Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Drogë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Kukës, në banesë u gjetën pushkë, para dhe…
10 Nëntor 2020, 08:05Nga DOSJA
KUKËS– Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona pasi lëviznin me arsenal armësh me vete si dhe me lëndë narkotike.
Operacioni policor i koduar “Eagle” vuri në pranga shtetasit A. E., 24 vjeç dhe M. M., 33 vjeç, banues në Kukës. Policia ndaloi mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. E. ku gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri tip kallashnikov, 3 karikator, 81 fishekë dhe 350 gramë lëndë narkotike kanabis.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. E. ia ka blerë lëndën narkotike shtetasit M. M.
Kështu policia ushtroi kontroll dhe në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Gabrice, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, 19 fishekë, 525 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe një sasi parash.
Shtetasit do të akuzohen për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shqipëria futet nesër në një karantinë të dytë! Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID si dhe atyre të viktimave, Komiteti Tekni...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al, Topchannel dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të par...
Aktualitet10 Nëntor 2020, 07:02
TAPIZË– Durim Bami i mbijeton një atentati. Pasditen e 4 nëntorit, ai bashkë me mikun e ngushtë, i cili konsiderohet edhe krahu i djathtë, Ervin Kodra ishi...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, gjatë ditës...
TIRANË– Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar limitet e Shqipërisë përsa u përket numrit të pacientëve që mund të shtrohen në spital...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mohuar të ketë thënë në Kuvend se një ditë, do të duhet të zgjidhet se cilit prej pacientëve d...
TIRANË- Koronavirusi ka pushtuar Gjykatën e Tiranës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Gjykatë janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 15 punonjës,...