Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
‘E pije ti mor daj’, jepi daja!’/ Po dëgjonin Bes Kallakun dhe Ermal Fejzullahun, dy shqiptarët në Itali e humbasin far
6 Janar 2021, 10:19Nga DOSJA
ITALI– Dy shqiptarë janë aksidentuar në Itali dhe të gjithë ngjarjen e kanë filmuar live në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur në Santa Maria a Monte, ku makina e dy të rinjve ka dalë nga rruga duke përfunduar në një rrethrrotullim.Një prej tyre ka filmuar të gjithë ngjarjen, pasi pak përpara incidentit të rinjtë ishin duke dëgjuar muzikë me volum të lartë sipas La Nazione.“Çunat”, thërrasin ata siç dallohet në video, ndërkohë që në sfond është vendosur kënga e Bes Kallakut dhe Ermal Fejzullahut, “Daja”.
Për shkak të lagështisë në rrugë, por ndoshta edhe prej humbjes së përqendrimit të shoferit, makina del nga rruga dhe përfundon pranë një dyqani buke, duke u ndaluar nga disa kangjella. Dy të rinjtë janë lënduar lehtë dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se u dërguan në spital. Karabinierët nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti. Sipas policisë, dy shqiptarët nuk kanë precedentë të mëparshëm penalë.
(d.adosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në të gjithë botën miliona vetë shpresojnë të vaksinohen shpejt kundër virusit corona. Në të njëjtën kohë ka po kaq shumë njerëz që janë të dyzuar, – nga ...
Dorëzimi i një dekreti perandorak nuk ishte gjë e lehtë në shekullin IV. Një video në faqen e internetit të shoqatës 321-2021: 1700 vjet jetë hebreje në Gjerman...
HOLANDË-Holanda nisi sot vaksinimin. Dy javë pas shumicës së vendeve të tjerë të Bashkimit Evropian, Holanda filloi programin e saj të vaksinimit Covid-19,...
ITALI– Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, nënshkroi dekretin e ligjit në mbrëmje me masat anti-covid të miratuara nga këshilli i ministrave të Hënën në...
KOSOVË– Shpërthimi që ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ka lënë dhjetëra të plagosur, por ka edhe prej atyre që kanë shpëtuar lëndimit. Leonora B...
FILIPINE– Janë identifikuar 11 të dyshuarit lidhur me vrasjen e stjuardesës 23 vjeçare Christine Angelica Dacera, e cila u gjet e vdekur më 1 janar 2021 ...
SHBA– Djali i milionerit Ronald Stern, Alexandër është gjetur i pajetë pas katër muajsh zhdukje. 36-vjeçari i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Thame...
BRITANIA E MADHE-Pesë shkencëtarë britanikë e kanë kritikuar planin e ri të qeverisë për të vonuar deri në 12 javë dhënien e dozave të dyta të vaksinave për Cov...