All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Dy sulme me armë brenda 13 orësh në SHBA, 29 vrarë e dhjetra të plagosur

4 Gusht 2019, 20:31 Nga DOSJA
Dy sulme me armë brenda 13 orësh në SHBA, 29 vrarë e dhjetra
All - Paragraf - 1

SHBA– Një person i armatosur me një mori karikatorësh e veshje antiplumb hapi zjarr në një zonë të njohur për jetën e natës në Dejton të Ohaios, duke vrarë nëntë persona e plagosur 27 të tjerë. Ngjarja ndodhi në orën një të mëngjesit të së dielës, në një nga lagjet historike të qytetit, distriktin e Oregonit.

Gjashtë prej 9 personave të vrarë i përkasin komunitetit afrikano-amerikan. Mediat amerikane identifikuan autorin e dyshuar si Connor Betts 24 vjeç i cili në mediat sociale rezulton si një student i psikologjisë në një kolegj në zonën e Dejtonit.

Policia beson se bëhet fjalë vetëm për një person të vetëm përgjegjës për ngjarjen dhe me ndihmën e FBI-së po heton për gjetjen e motiveve të këtij sulmi.

​Punonjësit e policisë që po patrullonin zonën mbërritën në vendngjarje në më pak se një minutë. Sipas kryetares së bashkisë së Dejtonit Nan Whaley nëse policia nuk do t’i ishte përgjigjur kaq shpejt: “do të kishin vdekur me qindra njerëz”.

Ajo tha se sulmuesi kishte një armë gjysmë-automatike të të njëjtit kalibër të përdorur gjatë një sulmi në një shkollë në vitin 2012 në Newtown, të Konektikatit, ku si pasojë u vranë 20 nxënës dhe gjashtë mësues.

Ngjarja e përgjakshme në Ohajo ndodhi rreth 13 orë pasi policia në qytetin kufitar atë të El Pasos në Teksas, njoftoi se një person i armatosur kishte hapur zjarr në një qendër tregtare, duke vrarë të paktën 20 persona e plagosur 26 të tjerë. Autoritetet amerikane po hetojnë rreth arsyeve që çuan autorin e dyshuar për sulmin, një i ri nga 21 vjeçar nga zona e Dallasit të vrasë 20 persona në supermarketin Walmart dhe po e trajtojnë rastin si terrorizëm të brendshëm.

Incidentet në El Paso dhe Dejton e çojnë një 22 numrin e incidenteve me armë gjatë këtij viti, sipas një baze të dhënash të përpiluara nga agjencitë e lajmeve Associated Press, USA Today dhe universiteti Verilindor. Vrasje në masë konsiderohen ato raste ku në vendngjarje vriten katër ose më shumë persona, duke përjashtuar personin e armatosur.

Incidentet e fundit vijnë vetëm një javë pasi një person i armatosur vrau tre vetë në një festival ushqimi në Kaliforni. Ato pasojnë vrasjen e 58 personave në një festival muzikor në 2017-n, po në Kaliforni, 49 të tjerëve në një klub nate në Orlando të Floridës në 2016 dhe 25 vetëve në një kishë në Teksas në vitin 2017.’

Autoritetet përpiqen kohë pas kohe të gjejnë mënyra për të ndaluar masakrat në njerëz të pafajshëm në një vend ku pronësia mbi armët është një e drejtë kushtetuese. Disa ligjvënës kanë provuar të pengojnë posedimin e një arme ose të ngurtësojnë rregulloret që kanë të bëjnë me shitjen e tyre, por në përgjithësi janë hedhur poshtë nga ligjvënësit e tjerë që kundërshtojnë kufizimet mbi këtë të drejtë.

Pas sulmit në Dejtona, senatori i Ohios Sherrod Brown tha se për të ishte irritues fakti që ligjvënësit në rang shteti dhe ata në nivel federal nuk miratojnë rregullore për më shumë kontroll mbi armët. Ai tha se: “fjalët dhe lutjet e politikanëve nuk mjaftojnë për t’i dhënë përgjigje vrasjeve në masë”.

Në El Paso, shefi i policisë Greg Allen tha se policia po përpiqet të konfirmojë nëse 21-vjeçari i dyshuar për ngjarjen, i cili ndodhet në paraburgim ishte autori i një postimi në internet që parashikonte një sulm me armë që synonte komunitetin hispanik të Amerikës. I dyshuari u identifikua nga policia si Patrick Crusius, një amerikan i bardhë, që jetonte në zonën e Dallasit, qindra kilometra larg El Pasos.

Postimi u shfaq në internet rreth një orë përpara ngjarjes dhe në të flitej për “pushtimin hispanik” të Teksasit. Autori i këtij postimi shkruante gjithashtu se priste të vritej gjatë sulmit. Ai mohonte të ishte një supremacist i bardhë, por shprehej kundër asaj që e cilësonte si “përzierje racash” në Shtetet e Bashkuara dhe bënte thirrje siç shkruante, për enklava territoriale të ndara sipas përkatësisë racore. Në fjalinë e parë të deklaratës publike shprehej mbështetja për njeriun e akuzuar për vrasjen e 51 personave në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re, në muajin mars. Në këtë ngjarje autori kishte postuar përpara sulmit teorinë e tij të komplotit, se emigrantët jo të bardhë po zëvendësonin të bardhët.

Ligjvënësi Joaquin Castro nga Teksasi tha në një deklaratë se në El Paso: “ky veprim i egër i terrorizmit kundër hispanikëve amerikanë u frymëzua nga retorika përçarëse racore dhe etnike dhe u mundësua me armë lufte. Gjuha në manifestin e sulmuesit përputhet me karakterizimin që Presidenti Donald Trump u bën emigrantëve hispanikë si “pushtues“.

Zoti Castro, që është gjithashtu edhe kryetar i grupit hispanik të Kongresit, tha se: “ngjarjet janë një kujtesë e fortë mbi rreziqet që paraqet një retorike e tillë“.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador tha se gjatë sulmit ishin vrarë tre meksikanë dhe gjashtë të tjerë ishin plagosur.

Të shtunën në një postim në twitter zoti Trump shkruante se ai dhe zonja e parë Melania Trump “janë me mendje e zemër si dhe po luten për njerëzit e jashtëzakonshëm të Teksasit”.

Ai shkruante gjithashtu se “të shtënat në El Paso të Teksasit nuk ishin vetëm tragjike, por ishte një veprim prej frikacaku. E di që të gjithë bashkë në këtë vend e dënojmë këtë akt urrejtjeje. Nuk ka asnjë motiv që do ta justifikonte vrasjen e njerëzve të pafajshëm“.

Policia u njoftua rreth orës 10:39 të mëngjesit me orën lokale rreth sulmit me armë në një qendër tregtare që ndodhet në pjesën lindore të qytetit të El Pasos.

Zëdhënësi i departamentit të policisë së El Pasos Robert Gomez tha se pjesa më e madhe e të shtënave ndodhen në supermarketin Walmart, ndërsa aty ndodheshin më shumë se 1.000 klientë e 100 punonjës. Shumë familje po përfitonin nga ulja e çmimeve të shitjes të artikujve shkollore, thanë autotitetet.

“Kjo është një ngjarje e pazakontë për El Pasos” tha zoti Gomez duke iu referuar sulmit me armë. El Paso, një qytet me rreth 680 mije banorë në Teksasin perëndimor ndodhet në kufi me qytetin meksikan atë të Juarez-it.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 29 te vrare sulmet ne shba terror ne shba 29 te vrare sulmet ne shba terror ne shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 4 Gusht 2019, 11:35

Sa i përhapur është antisemitizmi?

Antisemitizmi në Gjermani po shtohet, dëgjon të thuhet shpesh. Por a tregojnë shifrat se gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani kanë një qëndrim antisemitik, py...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen