Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dy të arrestuar në Berat/ Njëri rrahu punonjësin e Ujësjellësit, tjetri gruan (DETAJET)
27 Gusht 2020, 09:01Nga DOSJA
BERAT-Dy persona janë arrestuar në Berat përgjatë 24 orëve të fundit. I pari, një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka goditur për motive banale, punonjësin e Ujësjellësit në Qereshnik, ndërsa i dyti është prangosur për dhunë në familje.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Godet me sende të forta punonjësin e ujësjellësit, por vihet në pranga nga policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
D. P., 29 vjeç, banues në fshatin Qereshnik, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në Qereshnik, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta punonjësin e Ujësjellësit Berat, shtetasin B. Sh., 59 vjeç, i cili ka qenë duke furnizuar me ujë këtë fshat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. ———- Gjithashtu po nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
R. D., 46 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Një 29-vjeçar, banues në fshatin Shoshaj në Burrel është shpallur në kërkim pasi ka plagosur një 34-vjeçar me inicialet A.K., nga Mar...
Aktualitet27 Gusht 2020, 08:31
KRUJË- Vijon operacioni anti-kanabis në zonën e Malësisë së Krujës. Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me efektivë të Policisë së Krujës,...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në zonën e Unazës së Re në Tiranë, në afërsi të Kodrës së Diellit. Siç shihet edhe në videon e sig...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 26-vjeçarin Gersi Halili. Unfiromat blu bëjnë me dije se se riu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet aust...
KUKËS- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka pasur radhë kilometrike në Pikën Kufitare të Morinës. Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë ditët me diel...
ELBASAN-Policia e Elbasanit ka arrestuar 46-vjeçarin me iniciale D.A, pasi ka kanosur me thikë gruan dhe vajzën e tij.Uniformat blu bëjnë me dije se 46-v...