Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
E pastër në të treja shtyllat e Vettingut, prokurorja Anila Qilimi konfirmohet në detyrë nga KPK
28 Korrik 2020, 14:28Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë paraditen e sotme, prokuroren Anisa Qilimi. Pas hetimeve të kryera nga KPK-ja, Qilimi ka rezultuar e pastër në të tri shtyllat e Vettingut dhe do të vazhdojë të ushtrojë detyrën si prokurore pranë prokurorisë së rrethit Tiranë.
NJOFTIMI I PLOTË:
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Anisa Qilimi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.7.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anisa Qilimi, prokurore pranë Prokurorisë sè rrethit Tiranë.
Në zbatim te pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të transferojë çështjen/procedimin penal nr.515, të vitit 2014 pranë organit kompetent për inspektim.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.”
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER-Punonjësit e Albpetrol janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Prej tre muajsh ata vazhdojnë të marrin një pagë të shkurtuar në masën 40%. Mësohet s...
TIRANË – Në Shqipëri vijon të rritet numri i viktimave nga COVID-19. Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, specialistja e Shëndetit Publik Roven...
ITALI– Policia italiane, në rajonin e Frosinone ka shkatërruar një bandë kriminale, duke arrestuar 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë.Mediat bëjnë të ditur se g...
LUSHNJE– Zbardhet vrasja Zamir Latifit e Jurger Hoxhës dhe plagosja e Marjus Xhepexhiut brenda një lokali në mes të qytetit të Lushnjes. Pas thuajse 3 vitesh ng...
KOSOVË– Mjeku radiologu në spitalin Rajonal të Prizrenit, Sylejman Krasniqi, ka publikuar disa grafi të mushkërive të pacientëve të infektuar me COVID-19. ...
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me 24 vite Tonin Ndojn, autorin e vrasjes së kryeplakut të fshatit Mërqi, Gjin Marku. Tonin Ndoji është dënuar për vepr...
MORINË- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në doganën e Morinës pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma. I riu nga Kosova, banues n...
TIRANË- Një vit pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit dhe GJKKO,(Gjykata Kund...
TIRANË- Inspektorati i Shëndetit Publik ka miratuar protokollin për lejimin e pishinave në ambiente të hapura. ISHP njofon se qytetarët mund të lahen në p...
KRUJË- Mbrëmjen e djeshme është vjedhur një banesë në fshatin Budull të Krujës. Mësohet se është grabitur banesa e emigrantit Shkëlqim Gjoni, ku autorët ka...