“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
E përditshmja spanjolle MARCA: “Spanja njeh Kosovën”
31 Mars 2021, 09:58Nga DOSJA
SPANJE – Kosova do të përballet sot me Spanjën për herë të parë në historinë e ekipit kombëtar dardan, në kërkim të fitores së parë në Grupin B kualifikues për Botërorin Katari 2022, por ky takim do të jetë më shumë se thjesht një ndeshje futbolli në Sevilje. Në një shkrim për ndeshjen e sotme në Sevilje, titulli i MARCA-s ishte: “España ‘reconoce’ a Kosovo: estrena rival y ya van 92”, që në shqip do të thotë: “Spanja e ‘njeh’ Kosovën: rivali i ri dhe i 92-të në total’”. E përditshmja spanjolle e ka nënvizuar faktin se Spanja do të detyrohet ta valëvitë flamurin e Kosovës dhe ta luajë himnin e saj kombëtar sonte në Sevilje, megjithëse qeveria e vet nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës. “Ekipi spanjoll e luan një ndeshje historike sot. Sepse 31 marsi 2021 do të mbetet në librin e historisë së ekipit kombëtar si dita kur ai luajti kundër një ekipi pavarësia e të cilit nuk pranohet nga shteti spanjoll”, shkroi MARCA. Por ndeshja e sotme është në qendër të polemikave diplomatike mes Kosovës dhe Spanjës. Spanja është njëra prej tri kombëtareve në grupin e dardanëve, bashkë me Greqinë dhe Gjeorgjinë, që s’e njohin pavarësinë e Kosovës. Për më tepër vendi iberik është kundërshtar i zëshëm i pavarësisë se shtetit më të ri evropian, kryesisht për shkak të Katalonjës, rajonit të vet verilindor, e cila kishte votuar unanimisht në një referendum në vitin 2017 për t’u pavarësuar nga Spanja. B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FRANCE – Zyra e prokurorit të Versailles, ka njoftuar se Karim Benzema do të ulet në bankën e të akuzuarit më 20-22 tetor. Mbi 33-vjeçarin rëndon akuza e...
SHKODER – Sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi është i shqetësuar. Ai ka hedhur dyshime rreth zvarritjeve të procesit të privatizimit të klubit shkodran. Pa...
BELGJIKE – Përshkallëzohet protesta në mbështetje të punëtorëve emigrantë, ku sipas Amnity International, 6500 vetë kanë mbetur viktima gjatë ndërtimit të impia...
EUROPË-Në Grupin G për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022 Holanda ka shpërthyer ndaj Gjibraltarit duke shënuar shtatë gola dhe gjashtë nga të cilat ...
ITALI-Kur Mino Raiola flet gjithmonë përbën lajm. Deklaratat e fundit të bëra nga agjenti i njohur për “The Athletic” nuk bëjnë përjashtim, nga të cilat, ndër t...
SERBI-Një gol fantazmë i Cristiano Ronaldos në sekondat e fundit të shtesës në sfidën Serbi – Portugali 2-2 do të diskutohet gjatë në ditët në vijim, aq më tepë...
SPANJË– Prej javësh ndeshja Spanjë-Kosovë po luhet jashtë fushe. Politika është në mes dhe nuk mund të ndajë dot faktin se është vetëm një ndeshje fu...
SPANJE – Prindërit e kapitenit të ekipit kombëtar të Spanjës, Sergio Ramos, shkuan ta vizitojnë atë në hotelin në Sevilje, ku është grumbulluar kombëtarja...