LIVE UPDATES
Editorial

E vërteta e Ramës për dështimin e BE-së

24 Qershor 2021, 11:52 Nga DOSJA
E vërteta e Ramës për dështimin e BE-së

Plot 7 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria e sheh veten të ngecur. Këtë herë Bashkimi Europian nuk e caktoi datën për hapjen e negociatave jo për faj të Shqipërisë, po për faj të Maqedonisë së Veriut. Kjo shaka e hidhur, është vlerësuar si sukses nga Kryeministri, që arritit deri në konstatimin e dështimit të Bashkimit Europian.

Konstatimi prej lideri global, i shumti në numrin e deklaratave delirante të Edi Ramës, këtë herë ka një të vërtetë. Jo për shkak të dështimit të BE për tu marrë vesh për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për mënyrën se si dy vendet u lanë në vend, megjithë premtimet apo edhe lutjet për të parë nga Brukseli, në vend të Ankarasë, Moskës apo Pekinit.

Mesazhi që Europa u dha shqiptarëve nuk ka qenë kurrë më i pakupueshëm. Thanë që zgjedhjet ishin të mira, megjithëse nuk e gjetën dot kufirin mes Shtetit dhe Partisë, megjithëse të dhënat personale që mbrohen nga të gjitha konventat europiane u abuzuan në mënyrë kapilare nga gjithë struktura e partisë në pushtet, nga kryetari deri tek patronazhisti i fundit, megjithëse punësimet e paligjshme në administratë arritën shifrën 13 mijë, megjithëse audio – skandalet dhe bisedat që rrodhën në media tregonin për shpërdorimin partiak të shërbimeve të detyrueshme shtetërore, megjithëse paratë e tërmetit që iu mohuan të dëmtuarve për 15 muaj, u dhanë vetëm në shkëmbim të votës muajin e zgjedhjeve, megjithëse grupet kriminale u shfaqën hapur në favor të pushtetit dhe blerja e votave në të gjitha mënyrat, u kap në flagrancë nga strukturat e opozitës dhe u shpëtuan nga strukturat shtetërore.

Për çudinë e të gjithëve, kushti i zgjedhjeve u zhduk nga lista me 12 pika që u vu si pengesë në fund të 2020. Ashtu si kushti për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë që u plotësua befasisht me 2 vitet e burgut të Adriatik Llallës, apo ai për Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë që quhet e plotë megjithëse janë pjesërisht funskionale, apo për azilantët që u mbyllën në Shqipëri prej pandemisë dhe i njihet merita Qeverisë etj.

I vetmi ndryshim brenda vendit para dhe pas 25 prillit ishte se deri në zgjedhje diçka mund të ndryshonte, pas tyre asgjë. Për BE ama ndryshoi shumë. Pas zgjedhjeve Shqipëria befas i plotësoi standartet, rruga për konferencën e parë ndërqeveritare ishte e hapur, qeveria ishte e lutur ta pranonte bujarinë deri në lutje të BE që të orientohej nga Perëndimi.

Pas kësaj sjelljeje dukej se fshihej një politikë e re, e pranimit së Shqipërisë dhe Ballkanit në BE pavarësisht standarteve, se rreziku gjeostrategjik, i orientimit lindor të rajonit, ishte më i madh se ai i autokracive që po ndërtojnë liderët e korruptuar, se kërkesat e brendshme për standarte europiane ishin detaje të vogla përpara tabllosë së madhe, që garanton mirëqënie të pamerituar, mbështetje të pakushtëzuar, ndihmë të pakontolluar.

Papritur Europa po sillej njësoj si Kina, Rusia dhe Turqia, që vënë influencën e tyre politike dhe ekonomike përpara standarteve demokratike, që me justifikimin e mospërfshirjes në punët e brendshme, mbyllin marrëveshjet e dyshimta në interes të tyre me liderët autoritarë, duke u garantuar edhe atyre mbështjetje. Papritur Europa nuk ishte më Perëndim, në këndvështrimin lindor të Perëndimit, 22 qershori nuk mund të shihej si datë historike e hapit të madh drejt Perëndimit, por si data e një marrëveshjeje pragmatiste që i jep fund ëndrrës demokratike që mezi lindi 30 vite më parë.

Dështimi i 22 qershorit në këtë kontekst ishte vërtet një dështim. Jo vetëm se mohuan atë që premtuan, por se dhanë mesazhin e gabuar. Shqipëria nuk dështoi për shkak të bëmave të një regjimi hibrid që po bëhet totalitar në kontrollin e institucioneve, nuk dështoi për mungesën e demokracisë, të zgjedhjeve, nuk dështoi prej korrupsionit galopant dhe ryshfetit rekord që na ka nxjerrë të parët në Europë, as prej pastrimit të parave që na rritet çdo ditë në formën e kullave të betonit.

Brukseli na tha se asnjë nga këto nuk është arsye e mjaftueshme për të na mbajtur larg. Ishte thjesht një incident me Bullgarinë. Qeveria nuk ka faj./Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj deshtimi me negociatat edi rama analiza nga enton abilekaj deshtimi me negociatat edi rama

Sondazh

Poll
Editorial 22 Qershor 2021, 09:48

Mesazhi pas sulmit ndaj Dritan Lelit

Unë nuk e njoh Dritan Lelin. Nuk e kam takuar asnjëherë. Di vetëm atë që dinë të gjithë. Ai është kryetar i Bashkisë së Vlorës prej vitit 2015. Pasi mbylli mand...

Editorial 22 Qershor 2021, 07:45

Fiskalizimi, mirë apo keq?

Nga janari 2021, ekonomia jonë hyri në një proces të ri, në implementimin e përdorimit të faturës fiskale.Deri më sot, situata nuk ka qenë aq shumë problematike...

Editorial 21 Qershor 2021, 18:22

Futbolli – dritarja ku pamë botën

Goool…mijëra njerëz në stadium dhe miliona që e ndjekin ndeshjen përballë ekraneve të televizorëve apo aparateve celularë, përjetojnë një ekstazë të vërtetë. Ma...

Editorial 14 Qershor 2021, 09:55

Një brez në ikje që lufton me kohën

Ata që hapën sytë në pluralizëm, që nuk e jetuan asnjë minutë komunizmin dhe nuk e mbajnë mend Ramiz Alinë, si komunistin e fundit – President, sot janë 31 – vj...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë