LIVE UPDATES
Editorial

Kryepiskopi Anastas, Isapostulli i Krishtit në kohët moderne

Nuk mund të ketë vlerësim dhe nderim më domethënës për çdo dishepull të Krishtit. Si i tillë, Kryepiskopi Anastas gjatë gjithë jetës dhe aktivitetit të tij pimantorik nuk ishte thjesht luajal në zbatimin e mësimeve të Apostujve, por spikati për ruajtjen e frymës, veprimtarisë dhe zellit apostolik.  

2 Gusht 2025, 11:15 Nga Vangjel Dule
Kryepiskopi Anastas, Isapostulli i Krishtit në kohët moderne
Kryepiskopi Anastas

TIRANA- Cilësimin e Kryepiskopit Anastas “Isapostull” në titullin e këtij shkrimi, me kuptimin i barabartë me Apostujt, po e huazoj nga disa Primatë të Kishës Orthodhokse, por edhe përtej asaj, të cilët e përdorën për të shprehur vlerësimin e tyre për jetën dhe veprën e tij kur fjeti më Krishtin. Nuk mund të ketë vlerësim dhe nderim më domethënës për çdo dishepull të Krishtit. Si i tillë, Kryepiskopi Anastas gjatë gjithë jetës dhe aktivitetit të tij pimantorik nuk ishte thjesht luajal në zbatimin e mësimeve të Apostujve, por spikati për ruajtjen e frymës, veprimtarisë dhe zellit apostolik.  

Më 2 gusht 1992, Mitropoliti (deri atëhere) i Andrusës Prof.Dr. Anastasi, u fronëzua  Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë. Një akt që rikthente në jetë formalisht Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë pas një periudhe 23-vjeçare inegzistence totale, por që në fakt shënonte vetëm pikënisjen e një vepre titanike dhe të paprecedentë. “Kryepiskopi Anastas, siç u shpreh Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e tij Varthollomeu,  ishte shërbëtori i mrekullisë së ngjalljes së Kishës në Shqipëri prej së vdekurish”.

Një mrekulli shumë e begatë dhe multidimensionale nga ana statistikore. Kufizohem vetëm në shumë pak fakte përfaqësuese: 158 klerikë të të gjitha gradave me arsim të lartë shërbejnë sot në të gjithë vendin. 161 kisha të reja të ngritura nga themelet. Mbi 170 të tjera të riparuara. 69 kisha dhe manastire monumente kulture të restauruara. Mbi 80 godina strehojnë kopshte, shkolla, qendra rinore, klinika shëndetësore, mensa për bashkëqytetarë në nevojë, shtëpi për të moshuar.

Qendra Mjekësore Diagnostike Orthodhokse “Ungjillëzimi” në Tiranë ofron shërbime bashkëkohore mjekësore në 25 specialitete. Vetëm kjo qendër gjatë 25 viteve të fundit të funksionimit të saj ka pritur më shumë se 2 milionë vizita pacientësh dhe ka kryer miliona analiza. Dëshmi e cilësisë së arsimit të ofruar nga institucionet e Kishës Orthodhokse përbën fakti se Shkolla “Frymë Dashurie – Πνοή Αγάπης» në Gjirokastër u shpall “eTwinning School 2024-2025”, projekt ky i Bashkimit Evropian. Zyra e Trashëgimisë Kulturore me fokus të veçantë objektet orthodhokse të kultit që janë monumente të kulturës, ka investuar deri më sot mbi 12 milionë Euro për restaurimin e tyre.

Por, pa nëvlerësuar aspak këtë vepër unikale, të gjithë sa e kanë parë nga afër dhe e kanë jetuar epokën e Kryepiskopit Anastas, nuk mund të mos bien dakort me gazetarin Andreas Lludharos që në mënyrë shumë të goditur thekson: “Njësia matëse për të vlerësuar veprën e Anastasit  është tjetër. Janë shpirtërat!” E theksonte  vazhdimisht dhe në mënyrë insistuese, Kryepiskopi Anastas, se “Kisha më e rëndësishme se ajo fizike, është Kisha e Krishtit brenda shpirtit të njeriut! Atë duhet të ngrëmë së pari!” I shërbeu këtij misioni gjatë gjithë jetës së tij me aktivitetin hierapostolik, me librat (24) dhe studimet (200) të përkthyera në 17 gjuhë, me kërkimet akademike shkencore për të cilat u nderua si pak sojesh nga 14 Universitete me emër në botë me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Me këtë përparësi nisi prania e Kryepiskopit Anastas edhe në Shqipëri. Vendi sapo kishte dalë nga sistemi totalitar komunist dhe obskurantizmi ateist kushtetues. Për dekada flitej për liri, barazi, dinjitet, njeriun e ri  dhe vlerat e tij, ndërkohë që mbizotëronte dhuna, nëpërkëmbja, poshtërimi  zbrazëtia shpirtërore individuale dhe shoqërore. Formimi i veçantë dhe përvoja e gjatë i dhanë mundësinë të vepronte si i përgatitur prej kohësh për një situatë të tillë. Ajo çka konstatoi që në momentin e parë se mungonte ishte sistemi i vlerave. Ndaj nuk hezitoi. Të gjithë misionin e ndërtoi rreth boshtit “Erdhi ora e Zotit! Zoti është me ne! Edhe ne me Zotin”! Nuk rreshti kurrë së kërkuari që kjo të përsëritet sërish dhe sërish në çdo Kishë dhe çdo shërbesë. Ky ishte themeli i gjithë veprimtarisë së tij kishëtare, humanitare,sociale, arsimore dhe  shkencore. Ky ishte mesazhi me të cilin iu drejtua të gjithëve pa dallim.

Po sjell për lexuesit e këtij shkrimi një ndodhi të vitit 1992 që e dëshmon këtë më së miri: Me iniciativën e Profesorëve të nderuar  të kardiologjisë Ylli Popa (1930-2017) dhe Spiro Qirko u organizua një cikël ligjeratash të Kryepiskopit Anastas me intelektualët orthodhoksë. Në leksionin e parë me temë “Bashkegzistenca paqësore e  komuniteteve fetare” mbajtur në Kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses pjesërisht të restauruar në Tiranë, të mbushur përplot, në prezantimet e fillimit, një pjesëmarrës, profesor universitar, pas emrit dhe fushës së specializimit theksoi  me një ndrojtje të dukshme edhe faktin se ishte ateist. E drejtëpërdrejtë ishte përgjigja e Kryepiskopit Anastas: Po edhe unë jam Kryepiskop i Orthodhoksëve dhe i gjithë ateistëve! Kaq mjaftoi për të krijuar një klimë si prej të njohurish prej vitesh gjatë vazhdimit të ligjeratës të parë dhe të tjerave që pasuan me një pjesëmarrje mbresëlënëse për kohën dhe situatat.

Kjo ishte fryma me të cilin iu drejtua Kryepiskopi Anastas çdo njeriu, pavarësisht nëse ishte apo nuk ishte besimtar, ishte pjesëtar i komunitetit orthodhoks apo i komuniteteve të tjera. Tek secili shikonte shembëlltyrën e Perëndisë. Kjo ishte edhe arsyeja e pjesëmarrjes surprizuese në homazhet e mbajtura me fjetjen e tij më Krishtin. Qytetarë të ndryshëm, individualisht apo në grupe, përtej pjesëtarëve të grigjës orthodhokse u bashkuan për ti dhënë lamtumirën e fundit. Gjithësecili kishte një arsye, një motiv të vetin. Kishte njohur Anastasin e vet. Kishte ndjerë vëmendjen e tij. I kishte zgjatur dorën dhe ai i ishte bërë krahë. Ishte njeriu i orës së ardhur tashmë të Zotit!

Nuk do të mund të mbyllja këte shkrim homazh për Kryepiskopin Anastas, në pervjetorin e 33-të të fronëzimit, pa vënë në dukje një element të veçantë tejet simbolik në vendin e tij të prehjes. Në kryptin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, mbi mermerin e bardhë të varrit modest qëndron një kryq i drunjtë, i veçantë, me motive kristiane të Afrikës. Për 10 vjet (1991-1990) Kryepiskopi Anastas shërbeu si Mbikëqyrës i Mitropolisë së Irinupolit (Kenia, Tanzania, Uganda). Kur u thirr për misionin e rradhës, atë të ringritjes së Kishës sonë të shpërbërë nga rregjimi ateist, këtë kryq ia dhanë besimtarët Afrikanë në momentet e ndarjes për ta mbajtur gjithmonë me vete si mbrojtje.  

Ashtu ndodhi dhe la amanet që pas vdekjes të vendosej mbi varr. Kishte lënë një pjesë te shpirtit të tij aty. Siç la edhe te ne. Edhe kudo ku shërbeu Kishën e Krishtit. Nuk mund të ndodhte ndryshe me një dishepull besnik të Zotit, porosinë e fundit të të Cilit: “M’u dha çdo pushtet në qiell e mbi dhé. Shkoni dhe mësoni gjithë kombet...”(Mt.28:19-20) e shndërroi në mision të jetës së tij.

vangjel dule

Sondazh

Poll
Editorial 26 Korrik 2025, 20:07 Ditmir Bushati

Të flasësh si në shtëpi

foto ilustruese TIRANË- Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe Moldavisë në regjimin e telefonisë celulare...

Editorial 14 Korrik 2025, 19:25 Meri Lika

Rigoni, evazionisti i madh fiskal

Meri Lika Në një operacion të bujshëm antikorrupsion, shteti shqiptar ka shpallur "non grata" një nga rreziqet më të m&e...

Editorial 23 Qershor 2025, 15:26 DW

Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Takimi i ministrave të jashtëm në Zvicër EVROPË- Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesor&...

Editorial 19 Qershor 2025, 12:19 Lutfi Dervishi

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Lutfi Dervishi TIRANË- Nëse mendojmë se problemet që kemi janë korrupsioni, papunësia, zgjedhjet e kontestuara, uji i (pa)pij...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë