LIVE UPDATES
Editorial

Rigoni, evazionisti i madh fiskal

Kur natyra harron të printojë kupon tatimor.

14 Korrik 2025, 19:25 Nga Meri Lika
Rigoni, evazionisti i madh fiskal
Meri Lika

Në një operacion të bujshëm antikorrupsion, shteti shqiptar ka shpallur "non grata" një nga rreziqet më të mëdhenj për ekonominë kombëtare: rigonin e mbledhur në mal.

Inspektori Muçi, heroi i këtij fronti të ashpër kundër bimëve spontane, është përballur me një shitëse e cila kishte marrë guximin, që pa fature blerje dhe pa certifikatë origjine të shiste rigon. Po, atë barishten që rritet vetë, pa subvencione, pa tender dhe pa të njohshëm në Bashki.

Inspektori Muçi - Qeska duhet të ketë prodhuesin, fermerin.
Shitësja - Mali, shkova e mblodha në mal.
Inspektori Muçi (i tronditur nga kjo anarki e natyrës) - Nuk funksionon kështu!

Jemi në një situatë të rëndë korrupsioni kur edhe mali bëhet ortak në evazion fiskal, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vëmë kamera në pyje e të detyrojmë rigonin të vetëdeklarohet.

Po ku kemi arritur, o Shqipëri? Kur edhe mali bëhet ortak në evazion fiskal, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vëmë kamera në pyje, të pajisim kaçubat me NIPT dhe të detyrojmë rigonin të vetëdeklarohet në e-Albania.

Qeveria që e kap lepurin me qere, shumë shpejt do të kërkojë që edhe lulet e egra të mbajnë barkod, dallëndyshet të regjistrojnë adresën e foleve dhe flladet e malit të pajisen me leje qarkullimi. Sepse natyra, në këtë vend, ka filluar të bëhet e dyshimtë. Ajo prodhon pa pyetur, rrit pa leje ndërtimi, shitet pa fature tatimore. Një burim i rrezikshëm informaliteti që po i shpëton kontrollit të shtetit.

Shitësja, kjo bashkëpunëtore e rigonit në evazion fiskal, përpiqet t’i hedh hi syve inspektorit Muçi duke u shfaqur me një logjikë të thjeshtë dhe të çiltër, i kujton inspektorit se disa gjëra “janë të natyrës o tu bëftë Bardha kurban (me fjalën kurban ajo përpiqet ta korruptojë inspektorin hero” dhe nuk ka faturë shitje për to. Por shteti nuk ngopet me logjikë. Ai ka uri për pulla tatimore, vula, barkode dhe... sekuestrim të qeskave me barishte.

Inspektori Muçi (kthehet kërcënues) - Kjo është dita e fundit që vij normal. Nesër do t’i sekuestroj.

Po çfarë do të ndodhë me rigonin rebel? A do të gjobitet mali? A do të futet rregullore që çdo kaçubë aromatike të ketë certifikatë prej AKU-së? O harrova kjo e fundit u pezullua.

Në vendin tonë, ku shpesh tenderat bëhen me një ofertues, ku lejet e ndërtimit dalin në natën e Vitit të Ri dhe ku oligarkët i kemi kthyer në hartues të ligjeve, armiku më i rrezikshëm doli të jetë rigoni i malit. Ky është problemi kryesor i fiskalizimit shqiptar, një tufë barishte faturë blerje.

Dhe për këtë, inspektori ngrihet nga zyra, merr makinën e shtetit, del në terren për të gjurmuar “qeskat e padeklaruara”. Lufta kundër evazionit ka zbritur nga offshore-i në shportë. Nga fatura fiktive tek fletat e barit.

Çfarë do të ndodhë më tej? A do të kemi një sistem fiskal për natyrën? A do të klasifikohet mali si subjekt ekonomik me përgjegjësi të kufizuar? A do të merren në pyetje kaçubat për bashkëpunim me shitës ilegalë? Do të futen kërpudhat dhe çaji i malit në regjistrin e enteve prodhuese pa leje?

Mos u çudisni nëse një ditë në lajme të dëgjoni: “AKU (kjo iku apo ajo e reja) kontrolloi një pyll në Skrapar. U sekuestruan 27 kg rigon dhe 14 tufë trumza që nuk kishin certifikatë prejardhjeje.” Sepse ligji është i barabartë për të gjithë, për ndërtuesit, për bankierët, për koncesionarët… dhe për rigonin.

Ironia është se në të njëjtën kohë, me po këtë zell inspektues, mund të ndalonim ndërtimet në bregdet, skemat e pastrimit të parave dhe tenderat që i fiton gjithmonë kush “duhet”. Por këto janë më të vështira, kërkojnë përballje. Ndërsa një shitëse me një qese rigon është pre e lehtë. Nuk ka avokat, as llogari në Qipro. Ka vetëm barishten dhe një vend bosh në tryezë për të ushqyer.

Në fund, ajo që mbetet është një pyetje që s’duhet harruar:

Kush është më evazionist, rigoni që rritet vetë në mal, apo sistemi që lë miliona pa taksuar, por ndëshkon një tufë barishte?

Kështu, në këtë republikë të absurdit fiskal, rigoni është shpallur armiku i ekonomisë kombëtare. E nesër, kush e di... ndoshta vjen radha e boronicës. Sepse çdo gjë që nuk ka barkod, është potencialisht armik i buxhetit të shtetit.

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 23 Qershor 2025, 15:26 DW

Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Takimi i ministrave të jashtëm në Zvicër EVROPË- Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesor&...

Editorial 19 Qershor 2025, 12:19 Lutfi Dervishi

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Lutfi Dervishi TIRANË- Nëse mendojmë se problemet që kemi janë korrupsioni, papunësia, zgjedhjet e kontestuara, uji i (pa)pij...

Editorial 5 Qershor 2025, 15:01 Ditmir Bushati

Humbja e Liberalizmit

Foto Ilustruese Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, mund të th...

Editorial 25 Maj 2025, 20:17 Agim Nesho

Është regjimi o çyryk, jo opozita

Agim Nesho Zgjedhjet e 11 Majit treguan se ishin një maskaradë elektorale, ku regjimi i inkriminuar dhe korruptiv i Edi Ramës mbrojti fasad...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale