Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Plumbi që del nga goja! (Reflektim mbi një tragjedi që Konica e parashikoi një shekull më parë)
"Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… ata që nuk kanë frikë nga plumbi, dridhen nga Valiu."
Faik Konica, Vepra 1, f. 271-272
Një shekull më parë, Faik Konica dukej sikur e njihte mirë "kafen e fundit". E përshkroi, siç dinte ai, një trimëri që ndizet për fjalë të kota e shuhet për ide të mëdha. Sot, në Manëz, u vranë dy të rinj për një filxhan, që nuk u mbush dot me kafe. Dy jetë më pak. Dy familje në zi. Një qytet i shokuar dhe një shoqëri që pret gjëmën e radhës.
Pse?
Pse vritemi kot?
Për një shezlong?
Për një vend parkimi?
Për një gërvishtje makine?
Për një “pse më pe”?
Për një vijë uji?
Për...pse ke ndezur dritat e gjata të makinës?
Për një fjalë?
Pse ky reagim primitiv që ndizet më shpejt se ekspresi i kafesë?
A është ngjarja në Manëz krim apo pasqyrë e një sëmundjeje të shoqërisë?
Në çdo "debat" televiziv, në çdo përballje në Parlament, në çdo status në Facebook, në çdo sherr në rrugë, e njëjta frymë, e njëjta ngafurrje: "E di ti kush jam unë?!" Kjo ngrefosje që nuk njeh as rregull, as autoritet, por vetëm maninë për t'u ndjerë "trim" mbi tjetrin, është plumbi i vërtetë. Kultura e dhunës e ka vënë përfund kulturën e dialogut. Arroganca dhe kapërdisja i kanë hapur udhë vetëgjyqësisë.
Policia vjen pas krimit, por krimi nis në mendje. Dhe në mendje nuk patrullon askush. Duhet çarmatosur mendja, përpara se të ndëshkojmë vetëm armëmbajtjen. Duhen edukuar fëmijët, jo me "po ti ku i kishe duart?, por me "mos i fol askujt keq"...
Konica nuk do të turpërohej sot. Ai thjesht do të zhgënjehej duke lexuar lajmet e ditës. Ai nuk do të pyeste: "Si arriti shqiptari ta bëjë plumbin më të shpejtë se fjalën dhe logjikën?" Ai do të thoshte: "Ja ku jeni! Nuk keni më frikë nga Valiu, por as keni më respekt për jetën. Trimëria juaj nuk u bë kurrë e artë. Ajo mbeti e teneqejtë. Dhe tani, një shekull më pas, ajo po vret veten."
Vritemi për një filxhan kafe, sepse më parë kemi vrarë mendimin. Kemi vrarë fjalën! Dhe kur fjala vdes, as jeta nuk ka më çmim! Një shekull më parë, Konica e pa këtë plagë dhe e quajti “trimëri teneqeje”. Një shekull më pas, kjo teneqe tingëllon çdo ditë në ekranet tona, në rrjetet tona, në rrugët tona. Derisa të mësojmë ta duam jetën më shumë se "krenarinë", çdo filxhan kafe mund të bëhet kafe morti.
Emmanuel Macron Emmanuel Macron i Francës do të mbërrijë në Bruksel për një takim kyç të Këshillit Evro...
Ermal Mulosmani Tani nuk kam më asnjë dyshim, Shqipëria është dorëzuar. Opozita nuk do zgjedhje të reja dhe popull...
Partick Wintour IZRAEL- Interesi kryesor në samitin kryesisht të pakuptimtë të Gazës të së hënës në Sharm...
Enver Robelli Kur para disa vitesh presidenti turk dhe myslimani i devotshëm Rexhep Taip Erdoan vizitoi Beogradin dhe me atë rast u organizua nj&...
Ndriçim Mehmeti Kishte muaj që Komandanti nuk fliste më për arsimin parauniversitar, kur befas na shfaqet sot plot jetë, sharm e...
Edi Rama Duhet t’i sigurojmë Edi Ramës një shfaqje komike. Kur bëhet fjalë për talljen e Donald Trump, kryeministri shq...
Në filmin “A nuk i vrasin edhe kuajt kështu? (They Shoot Horses, Don't They?) me Jane Fonda dhe Michael Sarrazin, kuajt vriten jo sepse jan&eu...
Meri Lika Disa njerëz hyjnë dhe ngelen në histori për vepra të mëdha, ka të tjerë që hyjnë për fjali...
Xheni Karaj Shpesh herë më pyesin, madje më kritikojnë, pse unë apo komuniteti LGBTI duhet të mbështesim çës...
Meri Lika Kisha kohë qe e kisha harruar Yurin, jo Juri Gagarinin se atë ka kohë që nuk e kujtoj, por e kam fjalën për Yuri Ki...