LIVE UPDATES
Editorial

A nuk vriten edhe kuajt kështu?

I përmend sepse ne jemi kuajt e lodhur. Në jemi krejt si kuajt që vrapojmë çdo ditë, pa pushim, për të siguruar jetesën në një vend i cili po na ofron përditë e më pak.

8 Tetor 2025, 10:04 Nga Meri Lika

A nuk vriten edhe kuajt kështu?

Në filmin “A nuk i vrasin edhe kuajt kështu? (They Shoot Horses, Don't They?) me Jane Fonda dhe Michael Sarrazin, kuajt vriten jo sepse janë të këqij, por sepse janë të lodhur. Sepse e kanë të pamundur të vrapojnë në një garë që nuk ka fund.

Po përse po përmend këtë film dhe arsyen se përse i vrasin kuajt?

I përmend sepse ne jemi kuajt e lodhur. Në jemi krejt si kuajt që vrapojmë çdo ditë, pa pushim, për të siguruar jetesën në një vend i cili po na ofron përditë e më pak.

Nëse kuajt i vrasin me plumb dhe agonia e tyre është e shkurtër, e kundërta ndodh me ne. Armët që përdoren kundër nesh janë më të sofistikuara. Ne na vrasin me plumb, na vrasin me padrejtësi, me korrupsion, me shëndetësi të paofruar, me ushqime të kontaminuara, me ajër që nuk mund ta thithësh, me treg të pabarabartë.

Na vrasin me luftra e beteja të shitura, na vrasin me injorancë, me padije, me heqje mundësish, po na vrasin përditë pak nga pak, duke na keqtrajtuar shpirtërisht por edhe fizikisht deri në limite.

E kur ti fillon të ankohesh, të thonë “kështu është sistemi”. Po cili sistem, dreqi e mori? Kush e ngriti këtë sistem dhe kush po e mban në këmbë?

Personalisht më ka tronditur vrasja e gjykatësit, por a nuk është e njëjta gjë që ndodh me ne përditë? I vetmi ndryshim është se gjykatësi u vra me bujë kurse ne vritemi në heshtje. A nuk është vrasje vonesa e drejtësisë?

A nuk është vrasje kur njeriu i ndershëm lufton për t’u ushqyer ndërkohë që matrapazët, hajdutët, kriminelët qeshin përballë tij me gotën e pushtetit në dorë duke shijuar të mirat e tij? A nuk është vrasje kur votuesi sheh krimin dhe mediokritetin të ulen në karriget e votës së tij? A nuk është vrasje kur vota vidhet, kur politika shitet, kur vendi trajtohet si plaçkë për të ruajtur pushtetin?

A nuk na vrasin përditë, kur krimi vishet me kostum zyrtari dhe ulet krahë kryeministrit? A nuk na vrasin kur mafia nuk fshihet më, kur ajo nuk ka nevojë të vendos maskë, por del hapur në televizor, merr pjesë dhe madje del fituese në tendera?

Krimi dhe mafia tani kanë kostum, zyrë madje edhe kameraman të dedikuar. Për disa vite na i mbyllën sytë, njëjtë si kuajve, duke na shpalosur sukseset dhe se sa mirë na shihte bota, ne perlën e Mesdheut, por tani maskat ranë. New York Times shkroi se marrëdhëniet e kryeministrit tonë përfshijnë para, ndikim, korrupsion. Edhe atje përtej oqeanit e kuptuan se kjo nuk është thjesht një histori shqiptare, por një vrasje e popullit sa herë që pushteti përulet apo bën “biznes” me krimin.

Këta na vrasin përditë, sepse krimi nuk ka frikë nga drejtësia. Drejtësia jonë është një trup i cunguar pa duar e këmbë, e cila po ta shikojë mirë veten, duhet të kryej eutanazi, por është aq frikacake sa e ka të pamundur ta kuptoj fundin e saj.

E ne nuk na ngelet asgjë por thjesht të vrapojmë, të vrapojmë e të vrapojmë derisa të fillojmë të biem si kuajt në fund të garës, të shteruar, pa fuqi, pa shpresë.

Në këtë garë nuk ka fitues. Kjo garë ka vetëm të lodhur, ka vetëm nga ata që thonë se ndoshta nesër do ndryshojë diçka, por e nesërmja është sërish garë me të padrejtën dhe ndërkohë që shohim të rrëzohemi një nga një, e ngushëllojmë veten duke thënë “të paktën unë jam ende në këmbë”.
Po jam në këmbë, po dhe për sa kohë?

Në këtë vend nuk vritesh vetëm me armë. Vritesh me shurdhëri, vritesh kur ndërshmëria të bëhet barrë, kur dinjiteti shitet për një vend pune apo për një tender. Dhe kur ti e kupton këtë, atëherë e sheh se je njësoj si kuajt, sepse edhe ata vriten kështu./Dosja.al

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 3 Tetor 2025, 10:22 Meri Lika

Kur bëhesh lolo!

Meri Lika Disa njerëz hyjnë dhe ngelen në histori për vepra të mëdha, ka të tjerë që hyjnë për fjali...

Editorial 30 Shtator 2025, 13:41 Meri Lika

Yurit nuk i ndahet shpirti nga ne

Meri Lika Kisha kohë qe e kisha harruar Yurin, jo Juri Gagarinin se atë ka kohë që nuk e kujtoj, por e kam fjalën për Yuri Ki...

Editorial 20 Shtator 2025, 15:55 Erion Periku

Thua po na idhnohet prap Diella?

Diella Më 18 shtator, ditën kur në Kuvendin e ri të Shqipërisë duhej të diskutohej programi i ri për qeverisjen ton...

Editorial 18 Shtator 2025, 21:28 Flamur Vezaj

“Reality Show” i Altinit!

Flamur Vezaj Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, pasi u rikthye nga udhëtimi festiv në SHBA me tupana, valle dhe pritje protokollare, ka ...

Editorial 15 Shtator 2025, 11:47 Agim Nesho

Shteti qesharak i Edi Ramës

Agim Nesho Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i rezolutës “Mbësht...

Editorial 9 Shtator 2025, 17:55 Ditmir Bushati

Mes bindjes dhe përgjegjësisë

Si mund të pajtohen politika dhe etika, ose, thënë ndryshe, si mund të administrohet tensioni midis tyre? Kjo është dilema t&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet