LIVE UPDATES
Editorial

Diplomacia e argatit të Beogradit Rama dhe kukullat që e zbatojnë atë

Takimi i Grenell në New York me ministrat e jashtëm të rajonit të Ballkanit, ishte një aktivitet që kërkonte hapësirë për inisiativën e tij të marrëveshjes së Washingtonit të shtatorit të vitit 2020. Kjo marrëveshje ishte një fitore në politikën e jashtme të SHBA dhe të Presidentit Trump para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.

27 Shtator 2025, 10:46 Nga Agim Nesho

Diplomacia e argatit të Beogradit Rama dhe kukullat që e zbatojnë

Ka një tendencë kohët e fundit për të risjellë në Ballkan zgjidhjet e vjetra, duke i shkëputur nga konteksti i paraqitjes së tyre. Këto zgjidhje pragmatiste shtyhen dhe lobohen nga Autokratët e Ballkanit, të cilët duan të ndryshojnë realitetin e rëndë në vendet e tyre: Vucic për të hequr vëmendjen nga revolucioni i studentëve në Serbi, që është kthyer në një lëvizje popullore kundër një regjimi kriminal, dhe Rama, që mban mbi supe peshën e zgjedhjeve të manipuluara të 11 Majit, lidhjen e regjimit me krimin e organizuar.

Takimi i Grenell në New York me ministrat e jashtëm të rajonit të Ballkanit, ishte një aktivitet që kërkonte hapësirë për inisiativën e tij të marrëveshjes së Washingtonit të shtatorit të vitit 2020. Kjo marrëveshje ishte një fitore në politikën e jashtme të SHBA dhe të Presidentit Trump para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000. Paraqitja e zgjidhjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u paraqit në këtë takim si një zgjidhje ekonomike dhe zhvillimi midis dy vendeve, një plan Abrahams për Ballkanin Perëndimor. Në fakt konflikti midis Serbisë dhe Kosovës nuk gjenerohet nga mungesa e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve por nga ambiciet territoriale të nacionalizmit serb që kërkojnë rishqyrtimin e historisë.

Përpjekjet e të dërguarit special të Presidentit, zotit Grenell, ishin të lavdërueshme por të pamjaftueshme për stabilitetin ballkanik. Vetë zoti Grenell duke besuar në këtë zgjidhje ekonomike ka treguar integritet duke vazhduar edhe më vonë si privat investimet e fondeve arabe në prona të patundshme si në Serbi me Vucic ashtu edhe në Shqipëri me Ramën. Praktika e bashkëpunimit në marrëveshje me Autokratët është shumë e lehtë dhe fitimprurëse se ata nuk pyesin për interesa kombëtare por për interesa të pushtetit të tyre. Bashkëpunimi me një “kokëfortë” si Kurti prish ekuacionin e zgjidhjes.

Sot, figura e nderuar e z. Grenell është vlerësuar nga Presidenti Trump duke i besuar postin e Qendrës kulturore Kenedi në Washington. Por politika e jashtme e SHBA sot drejtohet me sukses nga Presidenti dhe Sekretari i Shtetit Rubio, që është edhe këshilltar i Sigurimit Kombëtar. Sigurisht, dhe me të drejtë, zoti Grenell kërkon të ridimensionojë rolin e tij në politikën e jashtme sidomos në Ballkan, ku ai ka qenë aktor i rëndësishëm dhe ka njohje direkte dhe të rëndësishme me autokratët ballkanikë Vucic dhe Rama. Vetë Vucic për rolin e tij e ka dekoruar me urdhrin më të lartë dhe me mirënjohjen më të thellë.

Kohët e fundit negocimin e Grenell e ka kërkuar edhe Maduro i Venezuelës në letrën e fundit drejtuar Presidentit Trump, pasi është izoluar nga politikat parimore dhe aksioni diplomatik i shkëlqyer i sekretarit të shtetit Rubio për të goditur narkoshtetin në Venezuela. Gjithashtu, paraqitja e panevojshme në takimin e tij të Presidentit Begaj është një përkrahje për rolin e tij. Sigurisht që prania e tyre është paraqitja dhe mbrojtja e interesit të Autokratit Rama, i cili dihet që nuk i pëlqen politikat e kësaj Administrate, si për dënimin e veprimtarisë së Soros ashtu edhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe karteleve të drogës që SHBA i ka klasifikuar organizata terroriste. Për më tepër që Rama nuk i fal Sekretarit të Shtetit Rubio prononcimin e tij dhe Departamentit të Shtetit se “nuk do të lejojnë që veprime të tilla (si lobimi për non grata e liderit të opozitës) të helmojnë marrëdhëniet midis dy shteteve”.

Kukullat e diplomacisë Shqiptare duhet ta dinë mirë që do të mbajnë përgjegjësi historike për të favorizuar politika anti-kombëtare që vijnë nga nacionalistët e Vucic, këshilltarët e tij apo argati i tij në Tiranë, dhe mbi të gjitha kundër interesave të Kosovës.           

agim nesho edi rama

Sondazh

Poll
Editorial 20 Shtator 2025, 15:55 Erion Periku

Thua po na idhnohet prap Diella?

Diella Më 18 shtator, ditën kur në Kuvendin e ri të Shqipërisë duhej të diskutohej programi i ri për qeverisjen ton...

Editorial 18 Shtator 2025, 21:28 Flamur Vezaj

“Reality Show” i Altinit!

Flamur Vezaj Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, pasi u rikthye nga udhëtimi festiv në SHBA me tupana, valle dhe pritje protokollare, ka ...

Editorial 15 Shtator 2025, 11:47 Agim Nesho

Shteti qesharak i Edi Ramës

Agim Nesho Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i rezolutës “Mbësht...

Editorial 9 Shtator 2025, 17:55 Ditmir Bushati

Mes bindjes dhe përgjegjësisë

Si mund të pajtohen politika dhe etika, ose, thënë ndryshe, si mund të administrohet tensioni midis tyre? Kjo është dilema t&eum...

Editorial 1 Shtator 2025, 10:25 Agim Nesho

Kavaleria po vjen

Agim Nesho Në historinë e shteteve me eksperiencë të pakët në demokraci, shpesh vihen re fenomene negative që vijnë...

Editorial 27 Gusht 2025, 12:23 Agim Nesho

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

agim nesho TIRANË- Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brend...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale