LIVE UPDATES
Editorial

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

E ashtuquajtura stabilokraci ballkanike ishte kompromisi i madh midis SHBA-së dhe BE-së për një rajon të vogël që konsumonte më shumë energji dhe vëmendje në qoftë se merreshe me të.

27 Gusht 2025, 12:23 Nga Agim Nesho
Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç
agim nesho

TIRANË- Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brenda Unionit, por ishte tepër i vëmendshëm për të gjetur një stabilitet për të mos i krijuar probleme. E ashtuquajtura stabilokraci ballkanike ishte kompromisi i madh midis SHBA-së dhe BE-së për një rajon të vogël që konsumonte më shumë energji dhe vëmendje në qoftë se merreshe me të.

Ajo që ju interesonte amerikanëve dhe europianëve ishin vetëm respektimi i vijave të kuqe që ishin vendosur në proçeset e përfundimit të konflikteve nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, dhe ideja e vakët për integrimin e rajonit në BE, por sipas procesit të meritokracisë. Ajo që binte në sy në këtë kohë të euro-skepticizmit të BE-së dhe indiferencës amerikane ishin interesat e shteteve të fuqishme që kërkonin ruajtjen e influencave të tyre në rajon: Gjermania me rritjen e investimeve në Serbi, Turqia për zonat e saj të interesit në ish-hapësirat e Perandorisë Osmane, Rusia për të përdorur Ballkanin si precedent për justifikimin e mbrojtjes së hapësirave ruse dhe rritjen e zonave të saj të influencës; Kina për të investuar në rrugët e saj të infrastrukturës për tu lidhur me BE-në. Mungesa e një strategjie të qartë për integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor nga aktorët e rëndësishëm perëndimorë solli si rezultat kërkesën për skenarë alternativë zhvillimi nga aktorë të tretë. Dalja e këtyre aktorëve shoqërohej edhe me rënien e funksionimit të demokracisë në Ballkanin Perëndimor, duke i kthyer regjimet në regjime hibride demokratike dhe rritjen e regjimeve autokratike në Serbi dhe Shqipëri. Për të mos ngritur alarmin në Perëndim dhe për të vazhduar përpjekjet e tyre, autokracitë ballkanike kishin marrë të njëjtët këshilltarë perëndimorë si Tony Blair, ish-kryeministri i Italisë D’Alemma, etj., të cilët ishin zhveshur nga vlerat e angazhimeve të para në administratën publike dhe ishin zhytur me kokë në përfitimet e marra në këshillimet private të autokratëve të rinj.

Ndërsa në Washington njerëzit e Soros ndërtonin me kujdes projektet e tyre për një projekt ballkanik që do ti mundësonte një rol primar Edi Ramës, krijesës së tyre, në Serbi regjimi i nacionalistëve të rinj serbë kërkonte të rinegocionte marrëveshjet e vjetra duke ofruar ndryshimin e kufijve. I rrezikshëm si skenar, i cili mund të hapte kutinë e Pandorës dhe të sillte nxitjen e konflikteve etnike, ky skenar u hodh poshtë nga Gjermania dhe kancelarja Merkel si i papranueshëm. Atëherë autokratët Vucic dhe Rama propozuan inisiativën e Mini-Shengenit Ballkanik, i cili ishte platforma e funksionimit të Ballkanit të Hapur, një inisiativë kompromisi që do të anashkalonte Kosovën, do të rriste dominimin ekonomik të Serbisë dhe do të siguronte stabilitetin e Ballkanit duke fuqizuar aksin Tiranë-Beograd. Garantor të këtij stabiliteti do të ishin Rama-Vucic, si përfaqësues të kombeve më të mëdha ballkanike.

Projekti mori mbështetje të madhe sidomos në Washington, ku u bënë përpjekje që projekti të kalohej edhe në Kongresin Amerikan si një vijë bi-partizane e politikës së jashtme të SHBA-së. Në qoftë se A. Soros priste frytet e ardhshme të projektit duke zëvendësuar sekretarin e shtetit Blinken në të gjitha takimet zyrtare të kryetarëve të shteteve ballkanike, Vucic mbetej i pafuqishëm për tu shkëputur nga etrit shpirtërorë të Moskës, duke e kompromentuar këtë inisiativë krejtësisht. Sado u përpoq Rama, që në cdo samit të justifikonte Vucic për politikat e tij pro-Putin dhe sado burokratë të Brukselit mbyllnin sytë ndaj kësaj inisiative anti-europiane me justifikimin e vetëm se mbanin Serbinë e Vucic nga ana e perëndimit, inisiativa ishte e destinuar të dështonte. Ballkani i Hapur dështoi, por jo ideja dhe përkushtimi ndaj modelit që kishin zgjedhur të dy liderat. Rama u fsheh duke projektuar veten si një europianist i thekur duke u zvarritur dhe gjunjëzuar ndaj liderëve europianë, ndërsa Vucic duke kërkuar ndihmën e Moskës dhe ballafaquar me revoltën e një populli të tërë që kërkon  ndryshim në Serbi.

Të dy autokratët janë mbajtur në pushtet duke kapur shtetin dhe institucionet e pavarura, duke vënë median nën kontroll dhe duke bashkëpunuar me krimin e organizuar.

Ballkani Perëndimor sot kërkon një zgjidhje të re, nga një realitet që vjen nga refuzimi popullor për këto regjime si në Serbi, ashtu edhe në Shqipëri pas farsës zgjedhore të 11 Majit.

Europa që dështoi të mbronte standartet demokratike në favor të stabilokracisë, sot duhet të shtyjë për një zgjidhje të re, e cila në afat të gjatë do ti shërbejë dhe interesave të saj gjeopolitike. Pa një operacion radikal për të çrrënjosur autokracinë ballkanike, rreziku i shkarjes së Ballkanit në orbitat jashtë-europiane është i madh. Demagogjia dhe përkushtimi ndaj Europës nuk mund të vazhdojë të bëhet me waterfrontet e investimeve arabe apo klientelizmin e kampeve të emigrantëve.

Europa ka nevojë për një projekt të ri për forcimin e saj ndaj ambicieve për zona influence të fuqive të tjera revizioniste.

Kjo nuk mund të arrihet pa hequr kufomat e projekteve të vjetra ballkanike. Parlamenti Europian bëri hapin e parë duke dënuar hapur inisiativën e Ballkanit të Hapur dhe duke dënuar moslejimin e rotacionit politik në Shqipëri nga krimi i organizuar (eurodeputeti Gahler).

Rama dhe Vucic mbajnë njeri-tjetrin si dy vëllezër siamezë. Ata duhet të ikin të dy së bashku, ashtu sic dominuan skenën ballkanike për një kohë të gjatë.

agim nesho edi rama aleksander vucic

Sondazh

Poll
Editorial 19 Gusht 2025, 14:16 le monde

Në Serbi, strategjia e frikës

Serbi SERBI- Pas nëntë muajsh protestash dhe demonstratash praktikisht të pandërprera, qeveria serbe ende nuk ka arritur të ndaloj...

Editorial 6 Gusht 2025, 10:32 Meri Lika

Gropa Thithëse

Meri Lika Të gjitha diktaturat kanë një rregull të pashkruar që zbatohet me përpikmëri nga diktatorët ose aut...

Editorial 26 Korrik 2025, 20:07 Ditmir Bushati

Të flasësh si në shtëpi

foto ilustruese TIRANË- Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe Moldavisë në regjimin e telefonisë celulare...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë