LIVE UPDATES
Editorial

Gropa Thithëse

Gjithmonë diktatorët kthehen kundër njerëzve të cilët i ndihmuan të vijnë në pushtet por edhe kundër atyre që punuan për t’i mbajtur në të.

6 Gusht 2025, 10:32 Nga Meri Lika
Gropa Thithëse
Meri Lika

Të gjitha diktaturat kanë një rregull të pashkruar që zbatohet me përpikmëri nga diktatorët ose autokratët që i drejtojnë. Gjithmonë diktatorët kthehen kundër njerëzve të cilët i ndihmuan të vijnë në pushtet por edhe kundër atyre që punuan për t’i mbajtur në të.

Eleminimi i bashkëpunëtorëve është pjesë e paranojës dhe tregues i një deficiti sigurie që kanë diktatorët.
“Në politikë nuk ka miqësi të përhershme, por interesa të përhershme,” ka thënë Churchilli dhe ky parim duket se gjen vend sidomos në qeverisjet e gjata dhe të centralizuara, ku lideri nuk njeh as rivalitet të brendshëm, as opozitë të jashtme.

Pushteti autokratik kthehet në një gropë thithëse ku më së shumti gllabëron të tijët.

Në një gropë të tillë thithëse, në kohën e shkuar të diktaturës (sepse sipas mendimit tim, kemi dy kohë diktaturash atë të Enverit dhe këtë të Edverit), pra në kohën e diktaturës së Enverit, gropa thithëse gllabëroi Mehmetin, Kadriun, Beqirin etj, etj, kurse në kohën e diktaturës së Edverit gropa ka gllabëruar Saimirin, Arbenin, Erjonin etj etj.

Sigurisht që diktaturat dhe autokracitë (dmth diktaturat moderne siç i quaj unë këto të fundit), nuk kujdesen për të drejtat e njeriut, sepse nëse do të kishin këtë gjë në vëmendje, atëherë nuk do të quheshin të tilla, por ato kujdesen vetëm që pushtetmbajtësit t’i sigurohet pushteti.

Në këtë shkrim nuk do të flas për këtë fenomen, por për atë që sipas mendimit tim është dëmi më i madh që po i bën opozita vetvetes.
Që opozita të mbrojë sot të “drejtat” e shkelura të Erjon Veliajt, për mua nuk është aspak e drejtë. Është e vërtetë se mbrojtja e parimeve të shtetit të së drejtës është detyrë e çdo aktori politik, por kjo nuk duhet të përdoret si strehë për të rehabilituar figura që vetë opozita i ka konsideruar për vite si shembuj të korrupsionit dhe degradimit institucional.

Nëse opozita sot zgjedh të shfaqet si mbrojtëse e Erion Veliajt, ajo rrezikon të kompromentojë vetveten politikisht dhe moralisht. Kjo sjellje është jo vetëm kontradiktore me qëndrimet që ka mbajtur ndër vite, por edhe e dëmshme për besueshmërinë e saj përballë qytetarëve, të cilët presin nga ajo qëndrueshmëri, qartësi dhe ballafaqim real me abuzuesit e pushtetit.

Në një demokraci të shëndetshme, është e drejtë të kërkosh proces të drejtë për këdo, përfshirë kundërshtarët. Por nëse kjo kthehet në kauzë publike për të mbrojtur një individ si Veliaj, një nga figurat që ka qenë për vite me radhë simbol i arrogancës dhe përqendrimit të pushtetit vendor i dhunës dhe shkeljes së të drejtave të qytetarëve, atëherë është e natyrshme që publiku të dyshojë.

Investimi i opozitës në mbrojtje të këtij individi, sipas mendimit tim, është një humbje kohe, është një akt që më shumë e dëmton opozitën se sa i jep përfitime asaj. Gjithmonë sipas mendimit tim opozita ka halle më të mëdha se sa halli Erjon Veliaj. Opozita ka një popull që nuk beson më, ka një popull që nuk po gjen dot frymëzim tek ajo.
Opozita sot ka nevojë për një rindërtim serioz, ka nevojë për ide të reja, për strategji të qartë.
Koha për opozitën është shumë e shtrenjtë dhe nuk mund të bie në “kurthin” e shkeljes së të drejtave të njeriut për Erjon Veliajn, sepse çdo ditë që opozita humbet duke u marr me probleme që nuk janë të sajat, është një ditë më shumë që pushteti i Ramës vazhdon të lulëzojë.

Në një vend si yni me demokraci të dobët, opozita nuk e ka luksin të gabojë prioritetin, sepse nëse ajo nuk merret me problemet e vërteta të qytetarëve, atëherë dikush tjetër do t’ia heq këtë prioritet, dhe duke u shfaqur si shpëtimtari dhe do të jetë fatkeqësi nëse ky dikush do të jetë Rama.

Opozita sot nuk duhet të sillet rrotull gropës thithëse që po gllabëron Veliajn, sepse është politikisht e gabuar sepse i jep mazhorancës një alibi, është shumë e rrezikshme sepse e çarmatos moralisht opozitën, e dobëson dhe e largon nga qytetarët duke e përfshirë në vorbullën e të korruptuarit.

Një opozitë që merret me Erjon Veliaj, për ta “mbrojtur”, sipas mendimit tim, është një opozitë që shpenzon kapitalin e vetë politik (atë pak që i ka mbetur) në mënyrën më të gabuar të mundshme, e nëse vazhdon kështu, ajo do të jetë objekti i rradhës që do të gllabërohet nga gropa thithëse, e atëherë qytetarët do t’ia heqin të drejtën e të qenurit një alternativë reale, dhe do të ngelet një figurë dekorative në sistemin që pretendon se po sfidon.

 

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 26 Korrik 2025, 20:07 Ditmir Bushati

Të flasësh si në shtëpi

foto ilustruese TIRANË- Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe Moldavisë në regjimin e telefonisë celulare...

Editorial 14 Korrik 2025, 19:25 Meri Lika

Rigoni, evazionisti i madh fiskal

Meri Lika Në një operacion të bujshëm antikorrupsion, shteti shqiptar ka shpallur "non grata" një nga rreziqet më të m&e...

Editorial 23 Qershor 2025, 15:26 DW

Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Takimi i ministrave të jashtëm në Zvicër EVROPË- Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesor&...

Editorial 19 Qershor 2025, 12:19 Lutfi Dervishi

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Lutfi Dervishi TIRANË- Nëse mendojmë se problemet që kemi janë korrupsioni, papunësia, zgjedhjet e kontestuara, uji i (pa)pij...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë