Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas farsës elektorale të 11 Majit, dhe demaskimit total të regjimit të tij autokrat elektoral, Rama po bën përpjekje për të rindërtuar imazhin e tij si një lider liberal, plot pasion dhe me mision për të ndryshuar vendin e tij.
TIRANË- Intervista e fundit e kryeministrit Rama në shtypin gjerman mund t’ju ketë sjellë një ndjesi humori atyre që e kishin zgjedhur personazh në këtë sezon vere me temperatura të larta, ku limonatat dhe novelat përbëjnë argëtimin kryesor. Ajo që u vlerësua në Shqipërinë e Monarkut “demokrat dhe shpirtlirë” ishin komentet e gjetura dhe plot vërtetësi të intelektualit të shquar Fatos Lubonja dhe analistëve të shkëlqyer si Andi Bushati, Ambrozia Meta dhe Enton Abilekaj, të cilët edhe se ishin të privuar në hapësirat e intervistës treguan realitetin e ndryshëm dhe të vërtetë shqiptar.
Pas farsës elektorale të 11 Majit, dhe demaskimit total të regjimit të tij autokrat elektoral, Rama po bën përpjekje për të rindërtuar imazhin e tij si një lider liberal, plot pasion dhe me mision për të ndryshuar vendin e tij. Në “Politico” dalin intervista të ish-anëtarëve të kabinetit të BE që e përcaktojnë Ramën si “udhëheqës të madh për një vend të vogël”; në “Bloomberg” flitet për vendosmërinë e tij për të shkatërruar cdo gjë të vjetër dhe për të ndërtuar Shqipërinë turistike të vizionit të tij; në Bavari i bëhet jehonë lavdërimeve të Ramës për Ludwig-un e II të Bavarisë ose “mbretin e cmendur”, që përdori gjithë pasurinë e tij për të ndërtuar kulla dhe kopshte, të cilat i kanë rezistuar kohës. Rama kërkon të dalë si një misionar që kërkon të transformojë vendin e tij, që paragjykohet nga opozita dhe qarqet mediatike të vendit, por që nuk e kanë ndaluar në rrugën e tij me “Edin në Europë”.
Në intervistën për “Die Zeit”, Rama e portretizon veten si një viktimë e një ish-shoqërise diktatoriale që pengon vizionin dhe projektet e tij për të ardhmen. Ai distancohet nga korrupsioni duke nënkuptuar se përgjegjësia është personale, dhe se ka bashkëpunëtorë që “hanë kumbulla dhe dardha” pas shpinës së tij. Ai përbuz lakejtë corape-grisur të mediave, për të cilët shprehet se i kanë shkaktuar shumë dhimbje në familjen e tij, por i kupton që rruga e tyre e përbashkët me të janë ruajtja e investimeve korruptive. Nuk është ai që ka kapur shtypin, por janë këto lëtyra mediatike që sot duket sikur përkrahin atë, por në fakt mbrojnë investimet e tyre me rezorte e hotele, me fonde të keqpërdorura nga inceneratorët.
Ai neverit opozitën që kërkon ta penalizojë për aftësinë e tij “mahnitëse” për të personalizuar shtetin. Ai ndjehet komod nga një opozitë familjare, që në shumë raste nuk e lejon të shijojë filmat i shtrirë në minderet e sarajeve të tij.
I vetmi moment sinqeriteti në intervistë është shprehja e dalë nga subkoshienca e tij se po ta mund opozitën e sarajeve asgjë nuk e ndalon të bëhet mbreti i Shqiptareve. Mbret i Shqiptarëve, se mbretereshë e Shqipërisë është Georgia sipas shtypit Italian, me nënshtrimin e Ramës. Për gazetarët e Die Zeit, kjo ishte një mbyllje e gjetur për një intervistë verore; për shqiptarët një realitet i errët që po ndodh.
Ludwig, mbreti i cmendur i Bavarisë, është rithyer në Europë, më madhështor dhe më i fortë. I vetmi ndryshim është se projektet e ndërtimit Ludwig II i bënte me pasurinë e tij, ndërsa Ludwig-u i Tiranës me fondet dhe pasurinë publike. Misteri i vdekjes së Ludwig-ut të Bavarisë si dhe opsioni i eleminimit të tij nga elitat princërore të Gjermanisë për të shpëtuar shtetin duket si një përrallë e largët për shqiptarët, por edhe për gazetarët gjermanë që i dhanë freski cmendurisë ballkanike në një verë të nxehtë të vitit 2025.
Kryepiskopi Anastas TIRANA- Cilësimin e Kryepiskopit Anastas “Isapostull” në titullin e këtij shkrimi, me kuptimin i barabart&eu...
emmanuel macron FRANCË- Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjat...
foto ilustruese TIRANË- Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe Moldavisë në regjimin e telefonisë celulare...
Sonila Meço TIRANË- Për shkak të miqësive, njohjeve, krushqive e profesionit kam sjellë shumë turistë të hua...
Meri Lika Në një operacion të bujshëm antikorrupsion, shteti shqiptar ka shpallur "non grata" një nga rreziqet më të m&e...
Agim Nesho Ajo që është instaluar sot në Shqipëri nuk ka të bëjë me një regjim demokratik dhe aq më pak m...
Takimi i ministrave të jashtëm në Zvicër EVROPË- Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesor&...
Foto Ilustruese Herën e parë që Donald Trump ishte president, ai pothuajse e la NATO-n; tani që është rikthyer në detyr...
Lutfi Dervishi TIRANË- Nëse mendojmë se problemet që kemi janë korrupsioni, papunësia, zgjedhjet e kontestuara, uji i (pa)pij...
Emmanuel Macron dhe Keir Starmer Aleatët e rëndësishëm të SHBA-së po përpiqen të forcojnë lidhjet e tyre, nd&e...