LIVE UPDATES
Editorial

A është kompensimi i dëmeve nga zjarri zgjidhje?

Qeveria e tij do të kompensojë cent më cent shtëpitë e djegura dhe bagëtitë.

15 Gusht 2025, 11:50 Nga Ermal Mulosmani
A është kompensimi i dëmeve nga zjarri zgjidhje?
Ermal Mulosmani

Kryeministri Rama, dje, përmes një daljeje publike “live” në Facebook, ju dha sihariqin të gjithë të dëmtuarve nga fatkeqësia e zjarreve të këtyre ditëve. Qeveria e tij do të kompensojë cent më cent shtëpitë e djegura dhe bagëtitë.

Ja sesi deklaroi Ai në një përgjigje të një komentuesi: “O Mbret -thotë x komentues- po ato dëme që ka pësuar populli dhe unë fukarai, si do bëhet o Pasha, ja na thuaj ndonjë llaf se na bëhet qejfi”

Mbreti përgjigjet hazër-xhevap: “E thashë më parë dhe e përëris që, për të gjithë shtëpitë që janë dëmtuar nga zjarri, do të merren masat përkatëse; ata që i kanë humbur plotësisht shtëpitë do të kenë shtëpi të reja dhe, në këtë pikë në njëfarë mënyre, unë jam shalqi me provë, dhe kështu do të jetë. Ndërkohë që për ata që kanë pasë dëme të nivele të ndryshme do të kompensohen dëmet”.

Mbreti i fatkeqësive e ka të vetin këtë terren. Mu kujtua një shkrim i vjetër i Mero Bazes me titullin dërrmues: “Si Edi Rama "turpëron" kundërshtarët dhe shoqërinë shqiptare” – (Gazeta Tema, editorial datë 03 Shtator 2021).
“Mandati i tij i tretë e gjen Opozitën shumë herë më të dobët se katër vite më parë, dhe Edi Ramën shumë herë më të fortë politikisht. E vetmja enigmë për suksesin e tij të ri, është nëse do të ketë sukses në qeverisje normale apo do të presë të ndodhë ndonjë gjëmë, që të shfaqet si shpëtimtar. Se pastaj në vend të themi: “Mos na lëntë Zoti pa qeveri”, do të themi “Mos na lëntë Zoti pa fatkeqësi” – e mbyll editorialin e tij kritik ky korife i opozitarizmës.

Zoti e dëgjoi lutjen e Meros dhe na dërgoi Zjarrin anembanë. Dhe doli Shpëtimtari: Jam Shalqi me provë. Mbreti nuk ka nevojë për forume, këshilla, borde. Mbreti firmos dekrete. Edhe nga Rezidenca e Dhërmiut. Por për një çast po e lë formën vendimmarrëse, fundja na i kursen disa burokracira të kota dhe mirë bën. Më mirë të mos hiqet ai që nuk është.

A është kompensimi i plotë i dëmeve zgjidhja më e mirë?

Këtu kam shumë dyshime. Nëse ne kompensojmë kaq pa kriter pronën, do nxisim gjithmonë e më shumë zjarre. Pse t’i shuajmë zjarret nëse “Mbreti” na i paguan dëmet deri në një? Më mirë i hedhim benzinë zjarrit që shtëpitë e reja të na bëhen më të mira, bagëtitë po e po, por do të kërkojmë edhe djegie orendish e mobiliesh. Pse jo?
Kjo është mjaft e dëmshme.

Kultura e etatizmit, e shtetit që kujdeset edhe për hallet tona familjare apo dashurore, është një kulturë e një shoqërie që është provuar e dështuar dhe prej të cilës jemi ndarë me kohë. Stimulimi i dembelëve, parazitarëve dhe dëmtuesve të pronës së askujt ka qenë në kohën e Enver Hoxhës. Më e pakta që mund të deklaronte Kryeminsitri është: "Kjo do jetë hera e fundit që shteti paguan për fatkeqësi natyrore". Por jo.

Koncepti kapitalist ka në thelb të tij sipërmarrjen e lirë dhe pronën private. Njerëzit duhet të edukohen që janë përgjegjës për pronën e tyre. Nëse e delegojnë përgjegjësinë e pronës së tyre te Qeveria, siç kanë deleguar shumë të tjera, atëherë ky vend nuk do të ecë kurrë përpara. Në këto raste më të mërziturit do të jenë ata që kanë marrë masa paraprake dhe kanë shpëtuar: “Ah, sikur të më ishte djegur edhe mua, do i kishim marrë paratë deri në një nga Mbreti” – do thonë me të drejtë. Ose: “Si e vjetër na është bërë shtëpia. T’i fusim flakën vitin tjetër?”

Çfarë po bëjmë? Po stimulojmë zjarre të reja, edhe më të frikshme. Vitin tjetër nuk ka burrë nëne t’i ndalë zjarret. Do digjen fshatra të tërë, bagëti, pyje pa fund, stalla e objekte social kulturore. Sepse paguan Mbreti. Jo me paratë e tij jo. Zoti na ruajtë. Me paratë tona.

Në fakt këto ditë kam hyrë e lexuar në statuse të njerëzve më të ditur se unë se si mundet të parandalohen zjarret. Nuk them të parandalohen totalisht se direkt do sillen shembujt e Spanjë, Itali, Greqi, Turqi por si mundet të minimizohen dëmet.

Ndërtimi i brezave të sigurisë me rrugë pa pemë dhe shkurre është një gjë që mund të behët në kohë.
Pranë zonave të banuara, e në një pjese të madhe të territorit, edhe të pyjeve, janë fermerët dhe praktikat bujqësore tradicionale si Agropylltaria që mund ti’ parandalojë dhe të jetë dhe një mënyrë jetese për vetë fermerët. I lexova te njerëzit që marrin vesh, nuk i shpika unë.

Një mënyrë tjetër efikase do të ishte bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe kompanive të sigurimeve për ngastra të caktuara. Kur një ngastër sigurohet, është Kompania e Sigurimeve e interesuar për ta ruajtur me çdo kusht, përndryshe do të paguajë shtrenjt. Ata në bashkëpunim me pushtetin lokal do të blejnë më shumë zjarrfikëse, do të ndërtojnë më shumë breza mbrojtës, do ketë më shumë roje pylli apo forma tjera për ta parandaluar zjarrin.

Mund të bëhet një eksperimentim bashkëpunimi për të parë sesa efektiv është dhe pastaj, nëse del i suksesshëm, shtrihet edhe më gjerë. Këto po, janë masa parandaluese. Sepse nxisin interesin për të mos pasë zjarre jo të kundërtën. Kompensimi i plotë i dëmeve është dëmi më i madh që shteti mund t’I bëjë zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi.

zjarret

Sondazh

Poll
Editorial 6 Gusht 2025, 10:32 Meri Lika

Gropa Thithëse

Meri Lika Të gjitha diktaturat kanë një rregull të pashkruar që zbatohet me përpikmëri nga diktatorët ose aut...

Editorial 26 Korrik 2025, 20:07 Ditmir Bushati

Të flasësh si në shtëpi

foto ilustruese TIRANË- Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe Moldavisë në regjimin e telefonisë celulare...

Editorial 14 Korrik 2025, 19:25 Meri Lika

Rigoni, evazionisti i madh fiskal

Meri Lika Në një operacion të bujshëm antikorrupsion, shteti shqiptar ka shpallur "non grata" një nga rreziqet më të m&e...

Editorial 23 Qershor 2025, 15:26 DW

Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Takimi i ministrave të jashtëm në Zvicër EVROPË- Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesor&...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë