LIVE UPDATES
Editorial

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate/ Pse protestuesit serbë iu rikthyen ofendimit “šiptari”

Në Jugosllavinë socialiste e duke respektuar formën e drejtë gjuhësore, qytetarët serbë kishin të drejtë të zgjidhnin termin “Albanci” për bashkëqytetarët e tyre por disa prej tyre zgjidhnin “šiptari” jo vetëm për të bërë dallimin mes shqiptarëve të Shqipërisë e atyre të ish-Jugosllavisë, por edhe për të përshkruar me të statusin më të ulët shoqëror të të emërtuarit.

21 Gusht 2025, 07:16 Nga Veton Surroi
Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate/ Pse protestuesit serbë
Surroi

SERBI- Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shekulli. Ndërsa vëmendja e botës është drejtuar në kriza të tjera në botë, po ajo botë ka supozuar se disi me kalimin e kohës do të shërohen edhe plagët e së kaluarës, se gjeneratat e reja që do të rriten në Serbi do të jenë vetvetiu demokratë e liberalë si shumica e bashkëmoshatarëve të vet evropianë. Serbia nuk ka ditur apo dashur të ballafaqohet me të kaluarën. Sot problemi i saj po bëhet mosdija e ballafaqimit me të tashmen.

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiç, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një lëvizje më e gjerë popullore). Dalja e tij qe shenjë se edhe pushteti di të protestojë në rrugë, për më tepër se këtë mund ta bëjë edhe për shkak se gëzon përkrahje të gjerë të qytetarëve, përkrahje kjo që verifikohet ritualisht në zgjedhje që nga viti 2012, të cilat i fiton vëllai i tij në krye të një lëvizje politike populliste.

Duke iu afruar pikave ku ishin protestuesit kundër pushtetit kamerat shënuan klithjen e grupit të Andrej Vuçiçit drejtuar kundërshtarëve: “Ustashë, ustashë…!”

Gjatë po së njëjtës natë protestuesit kundër pushtetit formuluan klithjet e tyre drejtuar presidentit serb të cilin përkrahësit e tij e quajnë “Aco Srbine” si vulosje popullore e kredencialeve të tij kombëtare a nacionaliste. Klithja kundër Vuçiçit ishte “Aco Šiptare!”

Protestuesit pastaj e bënë të qartë se çka mendonin për përkatësinë etnike të pushtetit duke sfiduar në formë të njësitet e policisë speciale me pyetjen e klithjen “pse nuk shkoni në Kosovë?”; po të shkonin në Kosovë, njësitet speciale të policisë së Serbisë do të duhej sipas traditës të rrihnin e vrisnin shqiptarë, një lloj roli i nënkuptueshëm që dallon prej këtij që po zbatonin e që po bëhej, rrahja e rëndomtë e serbëve.

Serbia ka hyrë në një tendosje të paprecedentë mes dy palëve të konfrontuara, një tendosje që nuk besoj të ketë ekzistuar as gjatë rënies së Millosheviqit më 5 tetor të vitit 2000. Një çerek shekulli pas rënies së Millosheviqit, kjo tendosje nuk është mes “partizanëve” e “çetnikëve”, mes “komunistëve” e “demokratëve” apo “pro-evropianëve” dhe “pro-rusëve”, por ka arritur të jetë diçka që thjeshtësohet në ofendimin e huliganëve të futbollit dhe kështu lufta mes adhuruesve të pushtetit të Vuçiçit dhe kundërshtarëve të tij është luftë mes “šiptari” dhe “ustashëve”.

Natyrisht, jo të gjithë protestuesit pro e kundër pushtetit quajnë njëri-tjetrin “šiptar” apo “ustash”, por më duket se ky manifestim ligjërues i një nate mund të jetë indikativ për një prerje fenomeni shoqëror të Serbisë. Në të shihet ringjallja e termit “šiptari” si një ofendim. Në Jugosllavinë socialiste e duke respektuar formën e drejtë gjuhësore, qytetarët serbë kishin të drejtë të zgjidhnin termin “Albanci” për bashkëqytetarët e tyre por disa prej tyre zgjidhnin “šiptari” jo vetëm për të bërë dallimin mes shqiptarëve të Shqipërisë e atyre të ish-Jugosllavisë, por edhe për të përshkruar me të statusin më të ulët shoqëror të të emërtuarit. “Šiptar” nuk ishte aq përcaktim etnik sa përcaktim i rangut shoqëror, të profesioneve të punës fizike. “Šiptar” ishte në Beograd emri tjetër për hamallin që duhej të bartte qymyrin për djegie apo sharrëxhiun që duhej të priste e paloste drutë për djegie në dimër.

Dhe kështu, kur protestuesit e quajnë presidentin Vuçiç “šiptar” e bëjnë këtë me dy synime. Një, që të tregojnë se ai nuk është “Aca Srbin” e duke qenë “šiptar” është e kundërta e mbrojtësit të interesave kombëtare serbe. Dhe dy, me këtë term ai është edhe për një shkallë më ulët shoqërore e civilizuese sesa çdo qytetar serb.

Një qëllim të ngjashëm ka edhe përdorimi i termit “ustash”. Termi, i cili është emri i formacioneve kuislinge kroate gjatë Luftës së Dytë Botërore, filloi të përdorej në Serbi gjatë zhbërjes së ish-Jugosllavisë në një përpjekje për të treguar se lufta e serbëve të armatosur (“të popullit të paarmatosur”) për okupimin dhe ndarjen e Kroacisë ishte luftë e “antifashistëve” kundër “ustashëve”. Që nga ajo kohë çdokush që kundërshton politikën nacionaliste serbe në Kroaci është “ustash”, e kjo përjashton pakkënd në atë vend. Dhe, si një zgjatim ligjërues, tash është “ustashe” lëvizja studentore e drejtuar kundër presidentit Vuçiç.

Që të dyja emërtimet janë pjesë e një modeli të vjetër e të njohur dehumanizimi. Nëse Vuçiçi është “šiptar”, atëherë ai është jo vetëm mish i huaj në Serbi, por edhe i përket një rangu shoqëror që e bën një ditë të arsyetuar edhe dhunën kundër tij. Dhuna e serbit kundër serbit (e vëllait kundër vëllait) nuk është e pranueshme, por ta përdorësh kundër “šiptarit” nuk është jo vetëm e tolerueshme, por është tradicionalisht e krejtësisht legjitime. Aq më tepër është legjitime, në këtë interpretim, sot kur ajo shtresë e ulët që dikur quheshin “šiptari“ krijuan prej Kosovës shtet të pavarur e të njohur prej një pjese të madhe të civilizimit, madje atij më të ngritur.

Kështu bëhet krejtësisht e historikisht e arsyeshme dhuna që do zbatuar ndaj “ustashëve”, emërtimit që lidhet me përndjekjen sistematike të serbëve në Luftën e Dytë Botërore dhe që u jepet pastaj të gjithë kroatëve që krijuar shtetin e tyre të pavarur dhe e bënë anëtar të NATO-s e BE-së.
Në një formë të çuditshme Serbia po përgatitet për një luftë të re. Përgjatë viteve nëntëdhjetë dehumanizimi i kundërshtarëve në viset e tjera të Jugosllavisë ishte paralajmërim për një fushatë dhune kundër tyre. Sllovenët ishin “stallëxhi të Vjenës”, kroatët “ustashë”, boshnjakët “turq” e shqiptarët thjesht “šiptari” – që të gjithë pjesë e një konspiracioni të madh antiserb Vatikan-CIA-Iran. Duke qenë stallexhi, ustash, turq a šiptari bëhej më e lehtë lufta kundër tyre.

Tash, pas të gjitha luftërave kundër popujve të tjerë, Serbia po hyn në një ligjërim që duhet ta arsyetojë dhunën ndaj kundërshtarëve politikë brenda vendit. Lufta “shqiptaro-kroate” kështu po shndërrohet në luftën e fundit të Serbisë.

Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shekulli. Ndërsa vëmendja e botës është drejtuar në kriza të tjera në botë, po ajo botë ka supozuar se disi me kalimin e kohës do të shërohen edhe plagët e së kaluarës, se gjeneratat e reja që do të rriten në Serbi do të jenë vetvetiu demokratë e liberalë si shumica e bashkëmoshatarëve të vet evropianë. Një pjesë e intelektualëve kritikë në Serbi tërhiqnin vërejtjen se Serbia, si edhe e tërë hapësira e ish-Jugosllavisë duhet të ballafaqohet me të kaluarën, si një lloj bazamenti i nevojshëm për demokraci, si diçka që me shembullin e vet e bëri Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore.

Në rezolutat e ndryshme të Parlamentit Evropian e në programet e Procesit të Berlinit është theksuar herë pas here se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën. Ajo jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por e ka rishkruar të kaluarën në mënyrë që çdo krim ndaj popujve të tjerë, përfshirë edhe gjenocidin, të ketë arsyetim e arsyeshmëri brenda sistemit të vlerave të shtetit bashkëkohor serb. Serbia nuk ka ditur apo dashur të ballafaqohet me të kaluarën. Tash problemi i saj po bëhet mosdija e ballafaqimit me të tashmen.

veton surroi protestat ne serbi

Sondazh

Poll
Editorial 19 Gusht 2025, 14:16 le monde

Në Serbi, strategjia e frikës

Serbi SERBI- Pas nëntë muajsh protestash dhe demonstratash praktikisht të pandërprera, qeveria serbe ende nuk ka arritur të ndaloj...

Editorial 6 Gusht 2025, 10:32 Meri Lika

Gropa Thithëse

Meri Lika Të gjitha diktaturat kanë një rregull të pashkruar që zbatohet me përpikmëri nga diktatorët ose aut...

Editorial 26 Korrik 2025, 20:07 Ditmir Bushati

Të flasësh si në shtëpi

foto ilustruese TIRANË- Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe Moldavisë në regjimin e telefonisë celulare...

Editorial 14 Korrik 2025, 19:25 Meri Lika

Rigoni, evazionisti i madh fiskal

Meri Lika Në një operacion të bujshëm antikorrupsion, shteti shqiptar ka shpallur "non grata" një nga rreziqet më të m&e...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë