LIVE UPDATES
Editorial

Shteti qesharak i Edi Ramës

15 Shtator 2025, 11:47 Nga Agim Nesho
Shteti qesharak i Edi Ramës
Agim Nesho

Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i rezolutës “Mbështetja e Deklaratës së New York për zgjidhjen paqësore të cështjes së Palestinës dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete”, ku Shqipëria abstenoi, nuk është ndonjë surprizë e madhe. Rama politikën e jashtme jo vetëm e ka personalizuar, por edhe vepron me shijet e një diktatori klientelist që “gjuan” avantazhet e politikës së ditës.

Pas vitit 1992, Shqipëria e dalë nga transformimi demokratik i lëvizjes së 90-ës, përshtati politikën e jashtme me atë të demokracive perëndimore. Kështu në qëndrimet e shtetit Shqiptar për problematikën kryesore ndërkombëtare, Shqipëria i bashkohej me votë vendeve të BE-së, ku ajo kërkonte të integrohej. Në qoftë se vendet e BE-së kishin qëndrime të kundërta, ajo përpiqej të merrte në konsideratë qëndrimin amerikan. Kjo strategji u përpunua dhe u vu në zbatim me mirëkuptimin e diplomatëve të Washingtonit dhe Brukselit. Pas një cerek shekulli të zbatimit të kësaj linje diplomatike, shikoni sa qesharak është qëndrimi i Shqipërisë sot për cështjen Palestineze, nga intensiteti i ndryshimit të qëndrimeve.  Në vitin 2015, diplomacia Shqiptare voton pro Palestinës për njohjen e simboleve të saj në OKB, duke reflektuar dashurinë dhe nënshtrimin e Ramës ndaj një shtetari si Erdogani. Ajo mbështeti rezolutën e Konferencës së Bashkëpunimit Islamik kundër pozicionit amerikan dhe shumicës së vendeve të tjera perëndimore që insistuan për mos heqjen e vëmendjes nga zgjidhja themelore e konfliktit Izrael-Palestinë.

Dy vite më vonë kur Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Trump kërkuan votën për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, Shqipëria votoi kundër. Rama në këtë kohë kishte qenë në shërbim të demokratëve amerikanë, të cilët i siguruan protagonizmin si një lider global që e quajti Trump “turp i civilizimit” në shtypin botëror. I frikësuar nga pasojat dhe nevoja që kishin së bashku me Vucic që të diskutonin në Washington projektin e ndryshimit të kufijve ballkanikë, Rama loboi të fliste në AIPAC 2018, një nga organizatat e fuqishme të lobit hebre në SHBA. Por lavdërimet dhe “furcat” për popullin hebre, nuk i dhanë mundësi për një takim. Zv. Presidenti Pence refuzoi takimin me të, pavarësisht se ishte i vetmi kryeministër në një aktivitet në një organizatë jo qeveritare.

Ardhja e Presidentit Trump përsëri në pushtet e detyroi Ramën të merrte masat me kohë. Me demokratët kishte si garant Sorosin dhe bëri gati promovimin e librit të zv. presidentes Harris disa ditë para zgjedhjeve, ndërsa me republikanët mori parasysh sugjerimin e Vucic dhe këshilltarit-lobist të tij për të bashkëpunuar në pasuri të patundshme dhe koncesione për turizmin, me njerëz afër administratës.

Po shkapërdredhja e Ramës me investitorët arabë duke dhënë pasuritë e popullit për tu pasuruar së bashku me ta, i mësuan kryeministrit Rama se krijimi i marrëdhënieve preferenciale me Izraelin ishin të domosdoshme. Dekorimi i Ramës nga presidenti i Izraelit tregoi se ai nuk ishte një klient i zakonshëm. Asgjë nuk dihet se cfarë ka pranuar Rama, por dihet sjellja e tij servile me Melonin, kryeministrin Britanik, me Erdoganin, etj., që e bën figurën e tij një plastelinë klienteliste. Ajo që dihet deri tani në marrëdhëniet klienteliste me Izraelin është ndryshimi i qëndrimit në votim në OKB dhe shpallja prej tij e shtetit bektashi në shtetin Shqiptar, projekti i të cilit akoma nuk njihet.

Përkrahësit e Ramës që mezi presin ndonjë kockë nga pushteti i tij i fuqishëm që ndërton gratacela me para në dorë, që e ka lulëzuar Shqipërinë me kanabis dhe kokainë, që harxhon me miliona për PR dhe Giro d’Italia, që ka sfiduar diplomacinë botërore herë me atletet e tij, brekushet e gjera e deri në “dirigjimin” e liderëve botërorë gjatë ceremonisë së fotove zyrtare, besojnë se ky është një lider global i jashtëzakonshëm. Për fat të keq Shqipëria është bërë një vend klientelist me një politikë të jashtme qesharake. Një vend që punon me nacionalistin serb Vucic, duke promovuar Ballkanin e Hapur dhe sakrifikuar interesat e Kosovës; një vend që pretendon integrimin europian por i thotë perëndimit që mos insistoni shumë në standarte europiane të vlerave se ato janë të papranueshme për kulturën e vendit. Një politikë e jashtme që sillet në mbrojtje të Ukrainës, por konsumohet në mbrojtje të Serbisë që nuk njeh sanksionet ndaj Rusisë; një politikë e jashtme që nuk mbron interesat e sovranitetit të vendit por i bën favore personale Melonit duke shkelur edhe Kushtetutën; një politikë e jashtme që një ditë thotë do ta bëj Shqipërinë Europën e Ballkanit dhe ditën tjetër që Shqipëria duhet të jetë urë lidhëse me Lindjen e Mesme dhe autokracitë arabe, të cilat nuk e njohin as transparencën, as llogaridhënien dhe korrupsionin vetëm interesat e pushteteve të tyre mbretërore.

Por ky shtet qesharak i Edi Ramës në sy të komunitetit ndërkombëtar po bëhet një realitet i një pushteti absolut që bën dhe realizon cdo gjë për interesat e pushtetit të tij në Shqipëri. Ai manipulon zgjedhjet, kap institucionet dhe mediat dhe ka asfiksuar demokracinë në Shqipëri.

Po të mos lëvizim tani, nuk na mbetet gjë tjetër vecse të thurim këngë për shtetin qesharak të Ramës dhe udhëheqësin global që e ka deklaruar që do të rrijmë në pushtet deri në 2050.

agim nesho

Sondazh

Poll
Editorial 9 Shtator 2025, 17:55 Ditmir Bushati

Mes bindjes dhe përgjegjësisë

Si mund të pajtohen politika dhe etika, ose, thënë ndryshe, si mund të administrohet tensioni midis tyre? Kjo është dilema t&eum...

Editorial 1 Shtator 2025, 10:25 Agim Nesho

Kavaleria po vjen

Agim Nesho Në historinë e shteteve me eksperiencë të pakët në demokraci, shpesh vihen re fenomene negative që vijnë...

Editorial 27 Gusht 2025, 12:23 Agim Nesho

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

agim nesho TIRANË- Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brend...

Editorial 19 Gusht 2025, 14:16 le monde

Në Serbi, strategjia e frikës

Serbi SERBI- Pas nëntë muajsh protestash dhe demonstratash praktikisht të pandërprera, qeveria serbe ende nuk ka arritur të ndaloj...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë