LIVE UPDATES
Editorial

E vërteta për paradën e gënjeshtërt të Xi Jinpingut

Partneritetet e Kinës me Rusinë dhe Korenë e Veriut mund të projektojnë forcë, por ndryshe nga aleancat perëndimore, ato ndërtohen mbi komoditetin.

4 Shtator 2025, 16:24 Nga Sophia Yan
E vërteta për paradën e gënjeshtërt të Xi
lideret neparaden ushtarake te kines

KINË- Takimi i diktatorëve, krerëve të shteteve të Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut, Iranit, u mblodhën në tribunën e Portës Tiananmen, që sheh sheshin qendror të Pekinit, aty ku, në vitin 1989, trupat kineze masakruan mijëra protestues paqësorë.

Ndoshta është e përshtatshme që pikërisht këtu mblidhet “boshti i së keqes” për të ndjekur një paradë të madhe ushtarake, me kërkesën e Xi Jinpingut, njeriut më të fuqishëm prej tyre.

Ai udhëheq një komb të gjerë që mburret me ushtrinë dhe popullsinë më të madhe në botë, dhe është rrugës për të kaluar SHBA-në si ekonomia më e madhe.

Mesazhi i tij është i qartë: kanë mbaruar ditët e një rendi botëror të udhëhequr nga SHBA-ja dhe të bazuar në rregulla, ashtu siç u vendos pas Luftës së Dytë Botërore.

Tani, Kina e sheh veten si udhëheqëse të një rendi shumëpolar, një qeverisje të re globale që merr përparësi ndërsa Perëndimi vazhdon rënien e tij, ndoshta e përshpejtuar nga politika e jashtme e paparashikueshme e Donald Trump-it.

Xi ka besuar prej kohësh se kjo është koha e Kinës për të shkëlqyer, gjë që shihet edhe në pamjen e tij përkrah “miqve të vjetër” Putin dhe Kim, e më pas duke parakaluar i vetëm në Bulevardin Chang’an të Pekinit, në një limuzinë elegante Hongqi (“flamuri i kuq”), me katër mikrofona përpara tij për të “inspektuar trupat”.

Kina moderne duhet parë përmes “shekullit të poshtërimit”, një periudhë që Xi, ndër të tjerë, e kujton si momentin kur perandoria e madhe kineze u rrëzua në gjunjë nga fuqitë perëndimore, përfshirë perandorinë britanike.

Kjo është arsyeja pse Xi organizon një spektakël të tillë, për ta paraqitur Partinë Komuniste në pushtet si shpëtimtarin e kombit kundër agresorëve të huaj. Në Kinë, sot nuk shënohet fundi i Luftës së Dytë Botërore, por fundi i “Luftës së rezistencës kundër agresionit japonez”.

Është një tjetër mundësi për Kinën të marrë gjithë lavdinë dhe të rishkruajë historinë duke zbehur rolin e SHBA-së në sjelljen e paqes.

Parada është gjithashtu një mënyrë e lehtë për Xi-në të largojë vëmendjen nga problemet e brendshme, si papunësia e lartë e të rinjve dhe rritja e dobët pas pandemisë. Është një paradë që të hedh hi syve.

Gjithçka është e koreografuar me kujdes: “spektatorët” përzgjidhen dhe kontrollohen, rrugët bllokohen, ndërtesat përreth evakuohen, çdo kundërshtar politik potencial arrestohet e ndalohet, kontrollet e sigurisë shtohen. Nuk është paradë që njerëzit e zakonshëm mund ta shohin nga afër; shumica mund ta ndjekin vetëm në televizionin shtetëror, me imazhe dhe pamje që vijnë drejtpërdrejt nga makina propagandistike e Pekinit. E gjitha për të siguruar që nuk do të ketë turp publik, ndërsa Pekini nxjerr përpara trupat që ecin me hap të ngurtë, avionët luftarakë të shndritshëm dhe raketat gjigante.

Pavarësisht shfaqjes mbresëlënëse të armëve, ushtria aktuale e Kinës mbetet e patestuar në luftë, pasi trupat e saj nuk kanë parë ndonjë betejë të vërtetë përveç disa përplasjeve kufitare me Indinë, një arsye pse qeveria shpesh është e etur të zhvillojë stërvitje, përfshirë së fundmi edhe patrullën e parë të përbashkët të nëndetëseve në Paqësor me Rusinë.

Por partneriteti që Pekini ka me Moskën dhe Phenianin nuk është si aleancat e Perëndimit.

Kina nuk beson në krijimin dhe ruajtjen e aleatëve tradicionalë; blloqet e sigurisë si NATO për Pekinin janë një ide e tmerrshme. Sipas Xisë, marrëdhënie të tilla kanë sjellë epokën e Perëndimit të dobësuar.

Për të, gjithçka ka të bëjë me “bashkëpunimin fitim-fitim”, siç shpall propaganda vetëm kur është e përshtatshme dhe e dobishme për Pekinin.

Kështu që hëpërhë, njerëz si Putini dhe Kimi mund të gëzojnë mbështetjen e tij, sidomos i pari, duke pasur parasysh ndihmën financiare që Kina i dha Rusisë pavarësisht sanksioneve perëndimore, duke rritur tregtinë dypalëshe në 245 miliardë dollarë vitin e kaluar, duke dërguar lloje të ndryshme pjesësh dhe materialesh për të mbështetur makinën e saj të luftës.

Por kjo mbështetje mund të mos zgjasë përgjithmonë, diktatorët, si Xi, janë miq shumë të paqëndrueshëm. /The Telegraph 

parada ushtarake e kines xi jinping

Sondazh

Poll
Editorial 1 Shtator 2025, 10:25 Agim Nesho

Kavaleria po vjen

Agim Nesho Në historinë e shteteve me eksperiencë të pakët në demokraci, shpesh vihen re fenomene negative që vijnë...

Editorial 27 Gusht 2025, 12:23 Agim Nesho

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

agim nesho TIRANË- Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brend...

Editorial 19 Gusht 2025, 14:16 le monde

Në Serbi, strategjia e frikës

Serbi SERBI- Pas nëntë muajsh protestash dhe demonstratash praktikisht të pandërprera, qeveria serbe ende nuk ka arritur të ndaloj...

Editorial 6 Gusht 2025, 10:32 Meri Lika

Gropa Thithëse

Meri Lika Të gjitha diktaturat kanë një rregull të pashkruar që zbatohet me përpikmëri nga diktatorët ose aut...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë