LIVE UPDATES
Editorial

Mes bindjes dhe përgjegjësisë

Edhe pse në ditët e sotme duket utopike t’i japësh përgjigje pyetjes se cili është thelbi etik i politikës, përgjigja nuk do të ishte e plotë nëse do të kufizohej vetëm në kontrastin midis "etikës së bindjes" dhe "etikës së përgjegjësisë". Sipas Weberit, e para ka të bëjë me forcën morale, ndërsa e dyta është një thirrje e vërtetë politike që kërkon një angazhim të njimendtë ndaj një çështje madhore, shoqëruar me ushtrimin e një ndjenje të thellë përgjegjësie.

9 Shtator 2025, 17:55 Nga Ditmir Bushati

Mes bindjes dhe përgjegjësisë

Si mund të pajtohen politika dhe etika, ose, thënë ndryshe, si mund të administrohet tensioni midis tyre? Kjo është dilema të cilën shtjelloi sociologu i njohur gjerman Max Weber në leksionin “Politika si thirrje”, që mbajti para “Shoqatës së Studentëve të lirë”, në Janarin e 1919-ës, gjatë revolucionit jetëshkurtër të Mynihut. Më shumë se një shekull më vonë, vepra e tij shërben ende si një kujtesë e fortë e rreziqeve të mbivendosura të demagogjisë, udhëheqjes së personalizuar dhe improvizimit.

Edhe pse në ditët e sotme duket utopike t’i japësh përgjigje pyetjes se cili është thelbi etik i politikës, përgjigja nuk do të ishte e plotë nëse do të kufizohej vetëm në kontrastin midis "etikës së bindjes" dhe "etikës së përgjegjësisë". Sipas Weberit, e para ka të bëjë me forcën morale, ndërsa e dyta është një thirrje e vërtetë politike që kërkon një angazhim të njimendtë ndaj një çështje madhore, shoqëruar me ushtrimin e një ndjenje të thellë përgjegjësie.

E thirra në ndihmë Weberin për të kuptuar më mirë situatën paradoksale në të cilën ndodhet procesi i zgjerimit dhe konsolidimit të BE-së. Pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, shumica e elitës politike europiane beson se zgjerimi dhe konsolidimi i projektit europian është i nevojshëm dhe i pashmangshëm, por në të njëjtën kohë, është i pamundur.

Mundësitë e humbura

Që prej atij momenti dramatik për sigurinë e Europës janë humbur tri mundësi. Së pari, europianët nuk u treguan të aftë për të përfituar nga rezistenca e ukrainasve në lindje të kontinentit, për të përmbyllur konfliktet e papërfunduara të shtetësisë në Europën Juglindore, në mënyrë që të përqendroheshin në përballjen afat-gjatë me Rusinë, në lindje të kontinentit.

Në kontekstin e tanishëm asgjësues gjeopolitik, vendet kryesore anëtarë të BE-së zgjodhën rrugën më të shkurtër me Ballkanin Perëndimor, duke përfunduar disa marrëveshje të nxitura nga obsesioni me migracionin (Itali-Shqipëri); qasje në burimet natyrore (Gjermani-Serbi); qasje në industrinë ushtarake (Francë-Serbi). Duke përforcuar bindjen se Ballkani Perëndimor, edhe pse gjeografikisht është i rrethuar nga BE, trajtohet si një periferi ku mund të zgjidhen ‘hallet’ e të mëdhenjve të BE-së.

Në rrafshin e sigurisë dhe politikës, Ballkani Perëndimor është larg së qeni një rajon në kuptimin e vërtetë të fjalës me objektiva të përbashkëta. Investimi i më shumë se dy dekadave në një politikë të përqendruar tek Serbia apo tek raportet e saj të mira me Shqipërinë në funksion të stabilitetit rajonal, nuk rezultoi as në demokratizimin e saj, dhe as në përqafimin nga ana e Serbisë të politikës së jashtme të përbashkët europiane.
Edhe në këtë pikë, BE-ja gjeti sërish një rrugë të shkurtër duke vendosur disa masa shtrënguese ndaj Kosovës, edhe pse dihet fare mirë se kush i nxit çrregullimet në rajon, dhe se Kosova shtet, që nga dita e parë e krijimit të saj, ka qenë e rreshtuar me perëndimin.

Megjithësë Shqipëria ka kultivuar në politikën e jashtme një qasje të linjëzuar me perëndimin që prej rënies së regjimit komunist, në mënyrë të çuditshme i kërkoi publikisht BE-së që “të mos ushtronte presion ndaj Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë”. Ndërkohë që, nga ana tjetër, nuk nguroi të paralajmëronte publikisht masat e padrejta shtrënguese që BE-ja vendosi ndaj Kosovës. E madje të anullonte edhe mbledhjen e përbashkët të qeverive, si shenjë distancimi ndaj kësaj të fundit.

As sulmi terrorist në Banjskë, i cili në dallim prej konflikteve të tjera në Europë, ishte agresion i nxitur nga një vend kandidat për në BE ndaj vendit fqinj që synon anëtarësimin në BE, nuk e ndryshoi kompasin pragmatik e pa vizion strategjik të BE-së ndaj rajonit. Deklaratat qortuese ndaj Beogradit nuk u shoqëruan në asnjë rast me veprime konkrete.

Ndaj, sot askush nuk ka pse të habitet nga ajo çfarë po ndodh në Serbi. Arsyeja se përse studentet që protestojnë prej një viti rrugëve të Serbisë nuk valëvisin flamurin e BE-së duhet kërkuar tek fakti se BE-ja më shumë ka predikuar sesa luftuar për jetësimin e standardeve demokratike dhe vlerave europiane në rajonin tonë. Nuk është ekzagjerim të thuhet se BE-ja me politikën e ndjekur e ka humbur Serbinë, përveçse ka humbur edhe investimin e saj: Aleksandar Vučić.

Së dyti, administrata e presidentit Biden nuk prodhoi ndryshimet e dëshiruara në rajon. Megjithëse Biden do të mbahet mend ndoshta si presidenti i fundit atlanticist në Shtëpinë e Bardhë, teza e tij për një ndarje mes demokracisë dhe autokracisë nuk dha efekt lidhur me sfidat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Europën Juglindore. Siç pati thënë në podcastin tim “Public Square”, një prej shkencëtarëve politikë më në zë në SHBA, Ian Bremmer, “SHBA-të e patën atë pozicion në vitin 1989, kur ra ‘Muri i Berlinit’. Por në vitin 2024, ideja se një president amerikan thotë se ‘SHBA-të do të bëjnë dallimin midis demokracive dhe regjimeve autoritare’, nuk është shumë e besueshme, nuk reflekton realitetin”.

Në rajonin tonë, zgjedhjet kanë humbur rëndësinë. Atë që Tocqueville njëherë e një kohë e përkufizonte si “efekti surprizë” i tyre, për shkak të gjendjes së ethshme në të cilën përfshihet shoqëria në një proces zgjedhor dhe faktit se rezultatin e zgjedhjeve nuk mund ta parashikosh paraprakisht, e as ta ndryshosh më pas. Në dallim prej shumicës së vendeve perëndimore dhe prej vendeve të Europës Qendore dhe Lindore, që teksa po bëheshin pjesë e BE-së përjetuan ndryshime të shpeshta pushteti, jetëgjatësia dhe personalizimi i pushtetit janë tipare dalluese në Ballkanin Perëndimor. Madje, edhe në ato raste ku rotacioni politik është mundësuar, ai nuk është shoqëruar me agjendë transformuese dhe vështrim për nga e ardhmja.

Po kështu, nismat rajonale me prapavijë ekonomike, të cilat u mbështetën nga administrata Biden me parimin “le të bëjmë fillimisht biznes e më pas politikë” nuk arritën rezultatet e pritshme dhe as nuk ndihmuan në zbutjen mosmarrëveshjeve dhe transformimin e armiqve të dikurshëm në fqinjë të mirë.

Së treti, Gjermania e kancelarit Olaf Scholz, foli për “Zeitenwende” (pikë kthese) dhe premtoi në programin qeverisës një “përshpejtim” të procesit të pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë që nuk ndodhi. Deri më sot, çdo valë anëtarësimi në BE ka pasur Gjermaninë si forcë lëvizëse, kombinuar me koalicione udhëheqëse nga shtetet anëtare që shtyjnë përpara këtë proces.

Le të mos ushqejmë asnjë iluzion. Fjalët inkurajuese të komisioneres për zgjerimin në lidhje me kapitujt e negociatave, vendet pararojë dhe data të mundshme anëtarësimi për në BE, duhet të përputhen me realitetin në tërren për gjendjen e demokracisë, sundimit të së drejtës në ekonomi, ç’kapjes së shtetit, lirisë së medias, përfshirjes së opozitës, shoqërisë civile, akademike, dhe biznesit si pjesë integrale e procesit të zgjerimit. Njëkohësisht këto fjalë, duhet të përputhen me angazhimin politik të vendeve kryesore të BE-së dhe praktikën e raundeve të mëparshme të zgjerimit.

E njejta qasje u ndoq edhe me Stategjinë e Zgjerimit të 2018-ës, ku komisioneri i zgjerimit të kohës deklaronte se: “Serbia dhe Mali i Zi, si dy vende pararojë do të mund të anëtarësohen në BE në vitin 2025”. Vështruar shtatë vite më pas, mendoj se, në çdo rrethanë, fjalët duhet të mbështeten tek veprime konkrete, pasi në të kundërt rrezikojnë të prodhojnë skenën e “pretendimit të dyfishtë”, dëshmitarë të së cilës kemi qenë disa herë, ku nga njëra anë, vendet e Ballkanit Perëndimor pretendojnë se po “reformohen”, dhe nga ana tjetër, BE-ja pretendon se po “zgjerohet”.

Hendeku thellohet

Megjithëse që nga 24 shkurti i vitit 2022, ka një moment të ri gjeopolitik në Europë, procesi i zgjerimit është ende një histori anësore, pjesë e një historie shumë më të madhe rreth të ardhmes së Europës, luftës, raporteve me fuqitë e tjera globale, autonomisë së saj strategjike dhe arkitekturës të sigurisë.

Po! Politika e zgjerimit të BE-së është ringjallur si një nevojë gjeostrategjike pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, me perspektivën e anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë, sikundër me bisedimet e anëtarësimit me Malin e Zi dhe Shqipërinë, apo me miratimin nga Komisioni Europian të planeve të reja të rritjes dhe intrumenteve lehtësuese, të përshtatura sipas profileve specifike të vendeve të përfshira në procesin e zgjerimit.

Por kjo nuk mjafton! Plani i Rritjes Ekonomike ofron vetëm një rikalibrim të vogël të status quo në marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kontekstin e ri gjeopolitik, me rezultate të kufizuara, në mungesë të ambicies politike dhe inovacionit institucional të nevojshëm për të sinjalizuar një përparim të vërtetë drejt anëtarësimit në BE. Masat e Planit janë modeste dhe nuk kanë gjasë të riformësojnë marrëdhëniet ekonomike apo të ndryshojnë trajektoren e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, për të arritur konvergimin ekonomik e zhvillimor me mesataren e BE-së.

Në vend të kësaj, Plani ndjek një logjikë graduale që i shtohet peizazhit tashmë të tejmbushur me mjete politike dhe instrumente financiare, që prej prezantimit të Procesit të Stabilizim Asociimit në vitin 1999. Që, për hir të së vërtetës, kanë zgjeruar gjurmën institucionale dhe normative të BE-së ndër vite në rajon, por nuk kanë mundësuar dot një transformim strukturor. Në vend që të shërbejë si instrument për tejkalimin e sfidave që lidhen me prapambetjen demokratike, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, integrimin e plotë në tregun e vetëm të BE-së, Plani i Rritjes rrezikon të shërbejë thjesht si një shoqërues i tyre.

Ndaj, barrierat e vazhdueshme përsa u takon faktorëve të prodhimit mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të vazhdojnë, sikundër lehtësirat në transferta dhe shërbime bankare për qytetarët dhe bizneset nga rajoni ynë do të jenë të pallogaritshme, krahasuar me atë çfarë ofron Zona e Vetme e Pagesave në Euro (SEPA) për qytetarët dhe bizneset që veprojnë brenda BE-së.

Në rastin e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, integrimi në tregun e vetëm të BE-së ishte një nxitës i madh i bashkëpunimit rajonal dhe rritjes së tregtisë midis tyre vetëm pas hyrjes në BE, çka dëshmon për rolin e pazëvendësueshëm të tregut të vetëm në zhvillim ekonomik dhe tregtinë e bazuar në rregulla. Prandaj, theksi tek tregu i përbashkët rajonal nuk përmbush nevojën dhe aspiratën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Nëse krahasojmë grantin prej 2 miliardë euro të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor me grantin prej 357 miliardë euro për vendet anëtare, në kuadër të Gjeneratës së Ardhshme të BE-së, kontrasti është rrënqethës.
Gjatë ciklit buxhetor, që përkon me ambicien e shprehur të komisioneres për zgjerimin dhe Malit të Zi e Shqipërisë për përmbylljen e procesit të bisedimeve për anëtarësim në BE, Ballkani Perëndimor do të marrë grante nga BE-ja, mesatarisht, në një vlerë deri në 619 euro për frymë. Ndërsa grantet për frymë në shtetet anëtare të BE-së që na rrethojnë në këtë kënd të Europës shkojnë nga 3.540 euro për sllovenët, në 5.700 euro për grekët, dëshmi e faktit se hendeku zhvillimor mes nesh nuk po zbutet, por po thellohet.
Veprim vendimtar, jo gradualizim

Projekti i konsolidimit europian në rajonin tonë kërkon veprim vendimtar të dyanshëm dhe jo gradualizim për të çimentuar status quo. Ai ka të bëjë me tre gjëra: a) një premtim të besueshëm të bashkërenduar mes Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE-së se çdo shtet mund të arrijë realisht anëtarësimin; b) një mjedis politik i brendshëm bashkëpunues për afatin kohor të zbatimit të reformave që burojnë nga bisedimet, dhe bashkëidentifikues për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare në BE; c) ndihmë financiare dhe programe mbështetëse për të përmbushur standardet dhe zbutur hendekun zhvillimor.

Për ta mbyllur sërish aty ku e nisa, me dilemen përndjekëse të Weberit, për tensionin mes “etikës së bindjes” (konsolidimi i projektit europian është i pakthyeshëm) dhe “etikës së përgjegjësisë” (punës konkrete dhe gadishmërisë për sakrifica nga ato që duan të bëhen pjesë e këtij projekti), megjithëse ai pranonte forcën morale të të parit, mbështeste të dytin. Pasi një projekt i vërtetë politik, siç është konsolidimi i projektit europian, kërkon një angazhim të zjarrtë dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie nga të dy palët: vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja.

ditmir bushati

Sondazh

Poll
Editorial 1 Shtator 2025, 10:25 Agim Nesho

Kavaleria po vjen

Agim Nesho Në historinë e shteteve me eksperiencë të pakët në demokraci, shpesh vihen re fenomene negative që vijnë...

Editorial 27 Gusht 2025, 12:23 Agim Nesho

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

agim nesho TIRANË- Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brend...

Editorial 19 Gusht 2025, 14:16 le monde

Në Serbi, strategjia e frikës

Serbi SERBI- Pas nëntë muajsh protestash dhe demonstratash praktikisht të pandërprera, qeveria serbe ende nuk ka arritur të ndaloj...

Editorial 6 Gusht 2025, 10:32 Meri Lika

Gropa Thithëse

Meri Lika Të gjitha diktaturat kanë një rregull të pashkruar që zbatohet me përpikmëri nga diktatorët ose aut...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë