Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Inteligjenca artificiale (IA) sigurisht është revolucioni për zhvillimin e shoqërisë për shekullin e 21. Ky revolucion do ta cojë shoqërinë njerëzore përpara për sfidat që ajo ka për mbijetesën e shoqërisë njerëzore nëpërmjet zhvillimit të shkencës, perfeksionimit të prodhimit, administrimit eficent .
Kjo teknologji e re që bën të mundur inteligjencën artificiale është mundësuar nga shkencëtarët dhe do të jetë në shërbim të njeriut. Makinat robotike, sistemet e inteligjencës artificiale kanë një raport të mirë-përcaktuar dhe në funksion të njeriut. Zhvillimi i këtij revolucioni vjen natyrshëm si zhvillim i shoqërisë, njohjes, edukimit dhe përdorimit të kësaj teknologjie në ekonomi dhe në cdo fushë të veprimtarisë njerëzore.
Në qoftë se demokracitë perëndimore avancimin e këtij revolucioni teknologjik e fillojnë me vendosjen e ligjit për IA, edukimin e shoqërisë në të gjitha nivelet e shkollave, universiteteve, administratës publike, etj., në sistemet autokratike në shumë raste implementimi i këtij progresi përdoret si mjet për liderat e tyre autokratë në lojë për mbajtjen e pushtetit.
Marrim rastin e Shqipërisë, një autokraci rentiere, feudaleske që sot me liderin e saj ka vendosur që IA (Diella) të jetë pjesë e rëndësishme dhe ministre e kabinetit të 4 Rama. Shqipëria me një histori të shkurtër në demokraci për më pak se 35 vjet, ka shkarë drejt sistemeve autokratike putineske, duke prodhuar një autokraci kryeministrore, kapur institucionet e shtetit dhe prishur balancat e pushtetit. Shqipëria është vendi me korrupsionin më të madh në Europë, në një krizë të thellë të emigrimit të popullsisë, të kontrollit të mediave, të mungesës së plotë të transparencës dhe llogaridhënies. Ardhja e Diellës (IA) në një sistem të tillë që është vështirë për ta klasifikuar, për shumë kritikë dhe analistë është thjesht një mashtrim dhe një përdorim mediatik. Është mashtrim sepse marrja e informacionit nga institucionet është i pamundur dhe jo fuksional, nuk ka siguruar akoma internet në shkolla dhe universitete, nuk ekziston asnjë ligj për inteligjencën artificiale në vend, shkel ligjin themeltar të shtetit, dhe nuk dihet nga kush do të administrohet kjo platformë e inteligjencës artificiale.
Në qoftë se zoti Rama na e paraqet Diellën si ministrja që do të ndalojë korrupsionin, atëherë Rama është shakatori i qytetërimit! Në qoftë se Diella do të funksionojë nën përgjegjësinë e Ramës dhe do të ushqehet nga tutorët, që do të përgatisin informacionin, të cilët janë pjesë e klaneve dhe administratës së politizuar të Ramës, rezultatet e Diellës do të jenë të infektuara që në fillim. Inteligjenca artificiale përpunon atë informacion që ti e ushqen. P.sh. do të dallojë dot Diella që ligjet e personalizuara (plot 11) të qeverisë Rama si rasti Fusha, etj., janë veprime korruptive të qeverisë? Do të dallojë Diella që transformimi i pronave të ushtrisë dhe përdorimi i tyre për biznes turizmi është krim ndaj sigurisë së vendit? Si do ta analizojë Diella korrupsionin e Portit të Durrësit si një shpërdorim të pronës publike apo si një aset për zbukurimin e Shqipërisë? A do të kuptojw Diella që një pjesë e tenderave i fitojnë kompanitë offshore klientelë të Rames që fshehin origjinën e parave, etj, etj.
Që Diella është një përdorim i autokratit Rama për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik botëror, për një lider global me vizion dhe për të harruar masakrën elektorale të 11 majit, korrupsionin galopant, emigracionin masiv, etj., kjo u pa qartë që në paraqitjen e Diellës në parlament. Diella e Ramës ishte e trishtuar që nuk e pranonin, antikushtetuese, etj., kur dihet që makinat artificiale nuk shprehin ndjenja dhe qëndrime politike por përpunojnë informacion. Në qoftë se Diella është kaq e nevojshme për zhvillimin e Shqipërisë, pse vendet perëndimore si SHBA, nuk e zëvendësojnë kabinetin e tyre me ministra AI, kur dihet që janë dekada përpara në shkencën e AI?
Në fakt marrja e Diellës në kabinetin e Ramës është një nga gjetjet e Ramës për të ushqyer narcizizmin e tij dhe kapur vëmendjen botërore. Sot Diellën e inteligjencës artificiale, progresit të shkencës dhe teknikës moderne, do ta përqafonin të gjithë me entuziazëm, por z. Rama e ka degjeneruar me protagonizmin e tij dhe e ka vënë në përdorimin e tij sic ishin ambiciet e pa realizuara për të qenë negociator i krizës Turqi-Greqi, satelitët në hapësirë, krijuesi i shtetit Bektashi apo i pari në botë për ta quajtur Presidentin e SHBA-së turp i civilizimit. Mendja e tij krijuese e ka bërë të jetë i pari kryeministër në botë ti gjunjëzohet një kryeministri tjetër, i pari në bote për të thyer protokollin zyrtar me atletet e tij të bardha dhe konkuron me Krushovin, me nxjerrjen e këpucës së tij në Konferencën e Vjenës, duke dirigjuar liderat botërorë në ceremoninë zyrtare.
Sado kreative mund të jenë diktatorët, prapë realiteti në vendet e tyre plot korrupsion dhe shtypje, varfëri dhe pakënaqësi nuk mund ti bëjnë ata të lumtur për gjetjet e tyre. Ata shtyjnë në kohë agoninë e tyre. Vërtetë zoti Rama me arrogancën e tij në parlament kërkoi të përbuzte përfaqësuesit e popullit opozitar me shembullin e disa parlamentarëve të Butanit që refuzuan elektricitetin në respekt të fesë së tyre budiste, por harroi që ajo zonë gjeografike ka bërë edhe heqjen e diktatorëve me mandatin e 4 (Bangladesh), heqjen e klikave autokratike që duan të kontrollojnë informacionin (Nepal) edhe klikave progresiste që mashtronin dhe vidhnin popullin si në Sri Lanka.
Në qoftë se për një rast do ti besojmë Ramës se Diella është një platformë inteligjente që do ti shërbejë vendit, atëherë Diella duhet ta kuptojë shpejt se Shqipëria nuk bëhet me një kleptokrat si Rama.
Diella Më 18 shtator, ditën kur në Kuvendin e ri të Shqipërisë duhej të diskutohej programi i ri për qeverisjen ton...
Flamur Vezaj Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, pasi u rikthye nga udhëtimi festiv në SHBA me tupana, valle dhe pritje protokollare, ka ...
Agim Nesho Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i rezolutës “Mbësht...
Si mund të pajtohen politika dhe etika, ose, thënë ndryshe, si mund të administrohet tensioni midis tyre? Kjo është dilema t&eum...
agim nesho TIRANË- Pas zgjedhjeve të manipuluara dhe farsës së 11 Majit, cdo takim i Ramës me institucionet e shtetit Shqiptar duk...
lideret neparaden ushtarake te kines KINË- Takimi i diktatorëve, krerëve të shteteve të Kinës, Rusisë, Koresë s&eum...
Agim Nesho Në historinë e shteteve me eksperiencë të pakët në demokraci, shpesh vihen re fenomene negative që vijnë...
Donald trump SHBA- Kur bëhet fjalë për ngritjen e autokracisë në Amerikë, deklarata e famshme e gjyqtarit Potter Stewart mbi ...
agim nesho TIRANË- Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brend...
Surroi SERBI- Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shek...