LIVE UPDATES
Insights

Rama, Berisha, Meta dhe frika nga e vërteta

Kur kryetari i opozitës, del në konferencën e katërt rresht dhe, në vend të ndjenjës së fajit për atë që nuk arriti të bënte, akuzon këdo që ia thotë të vërtetën, është e qartë se asgjë nuk do ndryshojë

19 Maj 2023, 13:51 Nga Enton Abilekaj
Rama, Berisha, Meta dhe frika nga e vërteta
Enton Abilekaj

E vërteta nuk jep aq para sa mund të japë Edi Rama, Sali Berisha, apo Ilir Meta, për të gënjyer, por të paktën garanton integritetin e personit që zakonisht është gazetar që e ka për detyrë.

Kur kryetari i opozitës, del në konferencën e katërt rresht dhe, në vend të ndjenjës së fajit për atë që nuk arriti të bënte, akuzon këdo që ia thotë të vërtetën, është e qartë se asgjë nuk do ndryshojë dhe të hënën pas zgjedhjeve të 2025 do rifillojë të njëjtën gjë.

E para; opozita nuk ka asnjë arsye t'i njohë zgjedhjet dhe për këtë nuk ka diskutim. Hedhja e këtij diskutimi për të ndarë më keq faktorët opozitarë, duke i akuzuar si të Ramës, tregon vetëm mungesën e dëshirës për të ardhur në pushtet nëpërmjet bashkimit.

E dyta; Ato që ndodhën në zgjedhje ishin të papranueshme, shkatërrimtare për procesin, por të paralajmëruara. Pati shumë pak metoda të reja të manipulimit të zgjedhjeve, të tjerat ishin po ato me të cilat janë manipuluar zgjedhjet e mëparshme nga Edi Rama, por opozita nuk kishte marrë asnjë masë.

E treta; është për të ardhur keq kur kryetari i opozitës denoncon ngjarje si orientimi i gabuar i votimit elektronik dhe nuk shpjegon pse opozita nuk ua shpjegoi votuesve si duhet të votonin, por i la në mëshirën e FRESH-istëve në qendrat e votimit? Pse nuk i shoqëroi, pse nuk i përgatiti? Pse komisionerët prezentë i lejuan të orientoheshin nga FRESH-istët?

E katërta; dje dhe sot, përfaqësuesit e PD-së përmendin shifrën zyrtare të 180 mijë votuesve që nuk arritën të ushtronin të drejtën për shkak të listave. Kjo serviret si e dhënë zyrtare, por opozita vetë nuk ka asnjë të dhënë edhe pse lista e zgjedhësve ka dalë 3 muaj përpara zgjedhjeve, me 1.3 milionë votues të shpërngulur nga qendrat e tyre. Si shpjegohet që PS ishte në çdo qendër dhe PD në asnjë për të orientuar votuesit?

E pesta; është për të ardhur keq kur kryetari i opozitës dhe eksponentët e saj nuk kanë përgjigje për përballjen me manipulimin, ndërsa një forcë e re si Lëvizja Bashkë e ka, ndërsa një gazetar apo qytetar i angazhuar e di mirë se si. Kjo tregon që, ose opozita nuk e ka vënë ujin në zjarr, ose është e paaftë për t’u përballur me makinerinë manipuluese të Edi Ramës.

Dhe kur nuk përballon dot makinerinë, nuk bind dot as qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje që manipulimi të bëhet më i vështirë, kur nuk i mbledh dot qytetarët për të protestuar pas manipulimit dhe kur nuk bind asnjë zyrë të huaj të reagojë për manipulimin, do të thotë që nuk ka zgjidhje për të ndalur qëllimin e Pushtetit për t’u bërë i përjetshëm.

Nëse nuk zgjidhet kjo, është shërbim për Edi Ramën, nëse akuzohen ata që e thonë këtë është shërbim për kalbëzimin opozitar që e mban Edi Ramën përjetësisht në pushtet. Nëse sot, pas masakrës së pritshme elektorale, diskutohet jo për atë që dihej, por për atë që nuk u bë për ta ndaluar, do të mund të ketë në 2025 një opozitë më të fortë, një regjim më të dobët dhe ndoshta një reagim popullor dhe ndërkombëtar që ta detyrojë të largohet./Dosja.al

analiza nga enton abilekaj enton abilekaj sali berisha humbja e pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll
Insights 18 Maj 2023, 15:00 Demush Shasha

Profecitë e Ben Blushit

Demush Shasha Në sipërfaqe Edi Rama dhe Fredi Beleri nuk kanë pikë të përbashkëta, por në zgjedhjet e fundit lokale...

Insights 16 Maj 2023, 14:28 Enton Abilekaj

Po, zgjedhjet ishin të turpshme

Enton Abilekaj Po, zgjedhjet ishin të turpshme.Po, vëzhguesit e huaj konstatuan aq shumë shkelje sa nuk mund ta thonin që ishin zgjedhj...

Insights 14 Maj 2023, 10:40

Pse duhet në burg Fredi Beleri?

Fredi Bejleri TIRANË- Motivet zyrtare të dhëna nga Prokuroria dhe policia e Vlorës për arrestimin e Fredi Belerit janë nj&eum...

Insights 12 Maj 2023, 16:31

Regjimi që na bleu të gjithë

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj TIRANË- Nëse hap mediat opozitare, përfshirë ato të cilat qeverisjes së ...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend