LIVE UPDATES
Politike

Ekipi i ri i PD-së, Lubonja: Emrat e Bashës janë anije për ujëra të qeta, duhet të përfshinte emra si Mark Marku…pres

30 Gusht 2021, 18:38 Nga DOSJA
Ekipi i ri i PD-së, Lubonja: Emrat e Bashës janë anije për

TIRANË– Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar si një anije për ujëra të qeta ekipin e ri të PD-SË. I ftuar në rubrikën “Opinion’’ në News24, Lubonja tha se emra si Alfred Rushaj, Jorida Tabaku apo Grida Duma janë njerëz të Bashës dhe me ta lideri demokrat siguron një unitet të pushtetit brenda partisë.

“Kam parë pjesërisht, kryesisht ato emrat kryesorë jo gjithë ndryshimet. Ajo që ka mundësi, ndjesi, ndoshta gabohem se kemi dhe të drejtën e gabimit, se duhet parë në veprim. Po, pashë kyretarin e grupit parlamentar, që është njeri i qetë, Rushaj. Janë vija e parë në parlament. Ndoshta dhe nga ndikimi i njohjes së tij që është njeri i mirë, ka marrëdhënie të mira me të gjithë, mu krijua ndjesia që është një anije për të lundruar në ujëra të qeta. Ndërkohë që anija e opozitës duhet të lundrojë në ujëra shumë të turbullta, të frikshme, do të ketë përplasje, duhet të ketë përplasje të forta. Përplasje të forta jo vetëm institucionale se opozita bën dhe protesta. Ndërkohë Jorida Tabaku dhe Grida Duma janë provuar, janë të Bashës,’’- tha ai.

Lubonja kërkon që Basha të përfshinte në partinë e vet dhe fraksionin e Mark Markut që u largua nga PD ditët e fundit si dhe kundërshtarët e vet për të krijuar një opozitë të fortë.

“Mendoj se duhet të ishte reflektuar diçka dhe s’është reflektuar nga Basha kryesisht, e kam fjalën për ikjen e Mark Markut. Ai kërkonte, si unë ndoshta një parti tjetër më të fortë. Ajo që më shqetëson mua në këtë rast është se duket sikur lideri ka mbledhur njerëzit rreth tij që janë të bashkuar rreth tij për të siguruar unitetin e pushtetit brenda PD, ndërkohë që nga ana tjetër për të bërë atë opozitën që kërkoj unë, duhet më shumë gjithpërfshirje, duhej një opozitë që të pranonte edhe fraksionin e Mark Markut brenda që mos ishte për të eleminuar këtë tjetrin, për të bashkëvepruar, rritur opozitën. Duhet një parti që në vend që të jetë e mbështjellë brenda liderit që vendos për gjithçka, ose hesht për gjithçka, një parti të kishte sa më shumë rryma brenda. Një lumë më i fuqishëm duke thithur përrenj të ndryshëm, grupime. Kjo mungon. Mesa duket ky është dimensioni që i mungon Bashës, do jetë një anije që lundron qetë e Rama nuk shqetësohet.’’- theksoi Lubonja.

Ndërkohë lidhur me largimin e Mark Markut nga partia dhe kritikat e tij, Lubonja thotë se si Basha dhe pedagogu kanë përgjegjësi, por duhet të ishte kryetari i PD që të tregonte karizmë dhe të bënte çmos që ai të mos largohej.

‘’Në gjykimin tim, Basha duhet ta kishte ndaluar duke bërë çmos që të qëndronte. Nuk them se s’ka përgjegjësi, i vë dhe atij përgjegjësi që edhe ai duhet të qëndronte. S’jam brenga tyre. Sikush ka ato emocionet e bindjet e veta. Duke abstraguar nga këto, e para duhet që Basha të tregonte atë karizmën që mund të mbajë rrotull dhe kundërshtarë, por jo kundërshtarë që, a ke karizmë ti mbash. Berisha e kishte në 2005 ata kundërshtarët, ata që i kishte përjashtuar. Ky duket sikur nuk ka kontroll as mbi partinë se Berisha e kishte.’’- tha analisti.

Sa i përket qeverisë së re, Lubonja thotë që pritshmëritë e tij janë të jetë me emra që do të shërbejnë si ‘kukulla’ të Edi Ramës e pligarkëve. Analisti është ndalur edhe tek dorëheqja e Luan Ramës sipas të cilit është një nga hapat e zhdukjes së LSI.

‘’Kjo duhet parë në kontekstin e pastrimit, e zhdukjes së opozitës. Zhdukja e parë është e LSI, që ka mëkatet e veta, se ka qenë pjesë e sistemit dhe nuk ka pasur atë lidhjen e duhur me njerëzit e papërfaqësuar. Rama i ka kapur të gjithë, kështu që ai do ta braktiste partinë. Këtu mban alarmi dhe për PD. Pres një qeveri e mbushur me kukulla, që tërhiqen nga kukullaxhiu për qëllimet e veta. Kukullaxhiu nuk është vetëm Rama, por gjithë oligarkët, krimi, ata që ndërtojnë këto kullat, etj. Ata do të shërbejnë si fasadë, këtu nuk ka qeveri, debate, ka vendimmarrje të marra nga një person. Nuk më intereson shumë nëse do të ketë figura të reja apo të vjetra, sepse edhe të rinjtë janë si të vjetrit,”- tha Lubonja.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi sot ekipin e ri blu. Alfred Rushaj ka marrë postin e kryetarit të grupit parlamentar në PD. Alfred Rrushaj, Enkelejd Alibeaj dhe 2 gra, Jorida Tabaku dhe Grida Duma do të jenë katër nënkryetarët e Partisë Demokratike, duke u dhënë kështu më shumë pushtet grave.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatos lubonja keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021 fatos lubonja keshilli kombetar i pd 30 gusht 2021

Sondazh

Poll
Politike 30 Gusht 2021, 16:15

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Basha është shprehur se PD-ja ka nisur reform...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni