2 Korrik 2025, 07:15
Nga N.F
Foto
TIRANË- Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre, rreth 52 për qind, morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.
Rritja e personave me pagesa të pjesshme tregon se gjithnjë e më shumë ata që dalin në pension aktualisht nuk përmbushin kriteret për shkak të emigrimit, informalitetit apo ndërprerjes së periudhave të sigurimit.
Të dhënat tregojnë se numri total i pensioneve të pleqërisë arriti në 607,567 në vitin 2024 me rritje vjetore 2.9%, ndërsa numri i pensioneve të pjesshme arriti në 316,781 mijë me zgjerim 7.8% në krahasim me vitin 2023. Për herë të parë vitin e kaluar më shumë se gjysma e pensionistëve marrin pension të pjesshëm.
Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit të kërkuar për pension të plotë. Reforma, për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.
Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.
Punësimi informal, ku punonjësit nuk regjistrohen ose nuk paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, ndikon drejtpërdrejt në uljen e periudhave të sigurimit të mbledhura nga individët, duke bërë që më shumë persona të marrin pension të pjesshëm. Të dhënat zyrtare sugjerojnë s ende gati një e treta e punonjësve në Shqipëri punojnë në informalitet. Ko shifër është më e lartë sipas Organizatës Ndërkombëtare të punës (ILO).
Migrimi i përkohshëm apo i përhershëm i punëtorëve, sidomos i të rinjve, shkakton ndërprerje në kontributet e sigurimeve shoqërore. Kur ata të kthehen ose kërkojnë pensionin kanë periudha të paplota sigurimi dhe marrin pension të pjesshëm.
Rritja e pensioneve të pjesshme ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe shpesh sfidues në cilësinë e jetës së pensionistëve. Pensionet e pjesshme janë më të ulëta se ato të plota, prandaj pensionistët përfitojnë një shumë më të vogël mujore, duke ulur aftësinë e tyre për të përmbushur nevojat bazë si ushqimi, strehimi, shëndetësia dhe shpenzimet e tjera të përditshme.
Për shkak të të ardhurave të ulëta nga pensioni, shumë pensionistë të cilët marrin pension të pjesshëm përballen me rrezikun e varfërisë ose gjendjes sociale të rënduar, veçanërisht ata që nuk kanë ndihmë familjare ose burime të tjera të financimit./ Monitor
pensione
Ekonomi
1 Korrik 2025, 18:43
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Dollari ka nisur vitin më të keq në më shumë se gjysmë shekulli. Monedha e Shteteve të Bashku...
Ekonomi
1 Korrik 2025, 11:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ndonëse po i afrohemi kulmit të sezonit turistik, besimi në ekonomi besimi në ekonomi ka rënë n&...
Ekonomi
1 Korrik 2025, 07:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Të ardhurat e Bashkisë Tiranë kanë shënuar një tkurrje të ndjeshme në 5 muajt e par&eu...
Ekonomi
30 Qershor 2025, 15:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shoqëritë administruese të fondeve të pensionit dhe investimit arritën një rezultat pozitiv në t...
Ekonomi
30 Qershor 2025, 14:56
N.F
Foto
TIRANË- Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipë...
Ekonomi
30 Qershor 2025, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë ...
Ekonomi
30 Qershor 2025, 07:26
N.F
Foto
TIRANË- Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të dukshëm n&...
Ekonomi
29 Qershor 2025, 08:14
I.A
Foto Ilustruese
Në “The Shed”, një qendër kulturore luksoze në Hudson Yards të Manhattanit, ku kanë interpretuar ...
Ekonomi
29 Qershor 2025, 08:03
I.A
Foto Ilustruese
Sondazhi i Gallup, i ndërtuar mbi pyetjen “Nëse do të kishte një luftë ku përfshihet vendi juaj, a do ...
Ekonomi
29 Qershor 2025, 07:51
I.A
Polonia vlerësohet gjerësisht si një nga shembujt më të suksesshëm të integrimit në Bashkimin Europian për nj&eum...