Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Financimi shtesë i sapo miratuar do të zgjerojë aktivitetin e programit në tri fusha të rëndësishme, duke nisur nga “rimodelimi dhe digjitalizimi i shërbimeve të qeverisjes vendore”, që do të sigurojë efikasitet në aksesin ndaj një game të gjerë shërbimesh administrative bashkiake, duke sjellë përfitime për qytetarët dhe bizneset.
TIRANA- Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi të martën, një financim shtesë prej 80 milionë dollarësh, në mbështetje të modernizimit dhe transformimit digjital të sektorit publik, duke përmirësuar aksesin në shërbimet kryesore për qytetarët, veçanërisht për grupet e cënueshme.
“Financimi shtesë vjen si rezultat i progresi të projektit kryesor "Përmirësimi i Aksesit të Barabartë në Shërbimet Publike me Standarde të Larta përmes GovTech" (prej 65 milionë dollarësh), i cili synon të rrisë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve publike”, bëri të ditur në një njoftim Banka Botërore. Aktualisht projekti po zbaton disa aktivitete, duke përfshirë ridizenjimin dhe përmirësimin e platformës E-Albania, platformë digjitale që ofron shërbime për qytetarët dhe bizneset, krijimin e qendrave të inovacionit për të rinjtë për përvetësimin e aftësive digjitale si dhe ngritjen e 200 SmartLabs në shkollat fillore që do të shërbejnë për të rritur njohuritë mbi numërimin, leximin dhe aftësitë dixhitale.
Banka Botërore, vë në dukje se “Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në modernizimin e sektorit publik dhe transformimin digjital, çka ka përmirësuar shërbimet publike dhe ka kontribuar në zhvillimin ekonomik. Megjithatë, ka ende vend për përmirësime të mëtejshme duke përfituar nga këto risi. Transformimi digjital mund të ndihmojë Shqipërinë drejt reformave më të avancuara në sektorin publik, të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike, të forcojë kapitalin njerëzor dhe të nxisë një rritje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, thekson njoftimi.
Richard Record, Menaxheri në detyrë i Bankës Botërore për Shqipërinë, deklaroi se "jemi krenarë që kemi mbështetur qeverinë në zgjerimin e këtij programi të rëndësishëm. Me modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve edhe për qeverisjen vendore dhe me përmirësimin e sistemeve të menaxhimit financiar, ky program do të rrisë më tej transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve publike, proceseve të prokurimit si dhe menaxhimin e buxhetit si në nivel qendror ashtu edhe atë vendor".
Financimi shtesë i sapo miratuar do të zgjerojë aktivitetin e programit në tri fusha të rëndësishme, duke nisur nga “rimodelimi dhe digjitalizimi i shërbimeve të qeverisjes vendore”, që do të sigurojë efikasitet në aksesin ndaj një game të gjerë shërbimesh administrative bashkiake, duke sjellë përfitime për qytetarët dhe bizneset.
Përmes fondeve të reja, parashikohet dhe zhvillimi i një platforme të re digjitale për prokurimin publik. “Duke integruar inovacionin e bazuar në inteligjencën artificiale, kjo platformë do të rrisë transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien në proceset e prokurimit publik, duke sjellë kursim dhe efikasitet në kontraktimet që bëjnë institucionet qeveritare”, shpjegon Banka Botërore.
Fusha e tretë e ndërhyrjes përfshin zbatimin e një sistemi të ri për menaxhimin e financave publike. “Përmes hartimit dhe zbatimit të një sistemi të ri digjital për menaxhimin e financave publike, programi do të ndihmojë qeverinë qendrore dhe vendore të menaxhojnë më shpejt dhe më saktë buxhetin për investime publike për popullsinë lokale”, vë në dukje njoftimi.
Sipas drejtuesit të projektit, Simon Carl O’Meally "financimi shtesë pritet të sjellë ndikim të qenësishëm në jetën e qytetarëve. Parashikojmë një rritje prej të paktën 25 përqind të përpunimit të aplikimeve online për shërbimet publike që do të sjellë përmirësimin e aksesit në shërbime, përfshirë grupet e cënueshme, si personat me aftësi ndryshe", tha ai./ VOA
Foto ilustruese TIRANË - Paga mesatare në ekonomi u rrit përsëri në tremujorin e fundit tëvitit të kaluar. Sipas të...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka nisur në fund të vitit të kaluar procesin e vlerësimit të ekuivalencë...
Foto ilustruese TIRANA- Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve në Shqip&e...
Foto ilustruese TIRANË- Investimet nga të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë u ulën ndjeshëm pas...
Foto ilustruese TIRANË- Ndonëse muaji janar nuk karakterizohet për konsum të lartë të birrës, pesha e birrave...
Foto ilustruese TIRANË- Përfitueshmëria e sektorit bankar kundrejt kapitalit aksioner të investuar pësoi rënie vitin e kaluar...
Foto ilustruese TIRANË - Punëmarrësit informalë të konstatuar gjatë inspektimeve nga ana e institucioneve ishin 32% më s...
Foto ilustruese TIRANË - Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mal...
Foto ilustruese TIRANA- Raporti i kredive me probleme e nisi me një rënie të mëtejshme vitin 2025. Sipas të dhënave nga Banka...
Foto ilustruese TIRANA- Punëmarrësit informalë të konstatuar gjatë inspektimeve nga ana e institucioneve ishin 32% më shum&eu...