LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka Botërore: Turizmi i “vëzhgimit të yjeve” dhe zhytja, dy produkte me potencial në Shqipëri

Raporti i fundit i Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) që bën një analizë të thelluar të sektorit të turizmit në përgjithësi ndalet edhe në dy pika interesante për produkte të reja që mund të sjellin përfitim domethënës.

1 Korrik 2022, 07:11 Nga A.B
Banka Botërore: Turizmi i “vëzhgimit të yjeve” dhe
Det

Shqipëria është kthyer prej disa vitesh në një destinacion interesant për të huajt por edhe pse synimi është për një turizëm gjithëvjetor, kulmi vijon të mbetet vera. Orientimi gjatë këtyre viteve ka qenë kryesisht tek turizmi masiv i organizuar ku agjenci të huaja operojnë me turoperatorë vendas përmes kontratave me garanci dhe sjelljes së charter-ve.

Fillimisht do të ishin çekët dhe polakët që do të nxisnin këtë turizëm të përqendruar në zonën e Golemit por më pas në bregdetin shqiptar do të vinin edhe nordikët. Këta të fundit paguajnë më shtrenjtë për shërbimet, duke u cilësuar si një zhvendosje pozitive e tregjeve që po frekuentonin vendin tonë. Por, Shqipëria duket se ka potenciale për të zhvilluar edhe produkte të tjera të veçanta dhe të tërheqë turistë cilësorë dhe që paguajnë edhe më shumë duke e rritur kështu në total gamën që ofron vendi për ata që e vizitojnë.

Raporti i fundit i Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) që bën një analizë të thelluar të sektorit të turizmit në përgjithësi ndalet edhe në dy pika interesante për produkte të reja që mund të sjellin përfitim domethënës.

Kështu një produkt i tillë turistik që duhet të krijohet dhe marketohet është ajo e “qiejve të errët- apo vëzhgimit të yjeve”. Ky është një turizëm interesant në disa vende në botë por që vlerësohet si potencial për t’u zhvilluar edhe në Shqipëri.

Këto zona për vëzhgimin e yjeve janë zakonisht në zona parqesh apo të mbrojtura nga ndriçimi në zonat urbane.

“Legjislacioni i Shqipërisë për zonat e mbrojtura është pothuajse plotësisht në përputhje me acquis të BE-së. por mbeten boshllëqe në miratimin dhe zbatimin e Direktivës së Habitateve dhe ligje të tjera që kanë të bëjnë me natyrën dhe biodiversitetin. Përafrimi i plotë me BE-në do t’i mundësojë qeverisë të vendosë përfshirjen e zonave të caktuara në Natura2000, por respektimi i rregulloreve duhet të monitorohet dhe zbatohet.

Një udhëzim për ndriçimin e jashtëm do të jetë i nevojshëm për të mbrojtur zonat me qiell të errët, dhe ndriçimi i përshtatshëm i jashtëm jo vetëm që zvogëlon ndotjen nga drita, por edhe rrit efikasitetin e energjisë. Zbatimi i këtij udhëzimi do të jetë veçanërisht jetik brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë dhe përgjatë gjatësisë së Rivierës Shqiptare deri në kufi me Bashkinë Sarandë” thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se Shqipëria ka disa nga qiejt më të errët në Europë dhe ka potencial të madh për turizmin e kësaj natyre, por ky ende nuk është zhvilluar si produkt turistik.

“Përcaktimi dhe mbrojtja e një parku ose rezervati me qiell të errët, me rregulla dhe lehtësira të përshtatshme ndriçimi, do të gjeneronte të ardhura të konsiderueshme nga turistët e qiellit të errët dhe do të ishte një mjet me vlerë për marketingun. Shqipëria do të duhet të zbatojë një projekt pilot për të siguruar akomodim për të interesuarit si dhe mundësimin e teleskopëve dhe pajisjeve shoqëruese si dhe të trajnonte udhërrëfyes “të vëzhgimit të yjeve “dhe më pas pasi të ketë kapacitet lokal të dëshmuar të mund të aplikojë në Qiellin e Errët Ndërkombëtar” thuhet në raport.

Dokumenti nënvizon se zhytjet janë një tjetër produkt turistik që duhet të zhvillohen pasi potenciali është i lartë, por nuk ka shumë avancim në këtë drejtim. Këtu flitet për përgatitje të individëve që do të jetë pjesë e aktivitetit të zhytjes në ndihmë të turistëve. Po pak të zhvilluara janë sportet ujore, peshkimi rekreacional. Të gjitha këto përbëjnë një fraksion minimal në totalin e sektorit të turizmit, ndërkohë që mund të kthehen në kontribuues të rëndësishëm. / MONITOR

banka boterore turizmi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj