LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë shiti 10.7 milionë euro për të stabilizuar tregun valutor në mars

Në fillim të muajit mars, monedha vendase pësoi një zhvlerësim të shpejtë ndaj Euros, që në harkun e një jave u rrit nga 121.4 lekë në 127.1 Lekëve.

30 Qershor 2022, 14:58 Nga k.m.
Banka e Shqipërisë shiti 10.7 milionë euro për të
Foto ilustruese

Banka e Shqipërisë publikoi sot deklaratën rreth ndërhyrjeve në tregun e parasë në tremujorin e parë të këtij viti. Mes të tjerash, deklarata ofron disa detaje rreth ndërhyrjes në tregun valutor në muajin mars, me qëllim shmangien e çrregullimeve në tregun valutor. Në fillim të muajit mars, monedha vendase pësoi një zhvlerësim të shpejtë ndaj Euros, që në harkun e një jave u rrit nga 121.4 lekë në 127.1 Lekëve. Besohet se ky mbiçmim i Euros e pati origjinën te blerjet në shuma të mëdha të grupit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë për nevoja të importit të energjisë elektrike.

Kërkesa e lartë dhe e përqendruar në një afat të shkurtër kohor solli mbiçmim të Euros, por edhe një gjendje paniku në tregun valutor, që nxiti kërkesë shtesë në rritje për Euro dhe pritshmëri për mbiçmim të mëtejshëm të monedhës europiane. Siç kishte ndodhur edhe në të shkuarën, për të qetësuar tregun u nevojit ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë.

Në datën 8 mars, Banka Qendrore kontaktoi të gjitha bankat e nivelit të dytë për t’iu shitur valutë, fillimisht me kursin 128.00 lekë dhe më pas me kursin 127.00 lekë. Gjithsej, Banka e Shqipërisë shiti 10.7 milionë Euro dhe kjo shumë mjaftoi për të qetësuar tregun valutor, që brenda pak ditësh u kthye gradualisht në nivelet fillestare.

Fakti që kursi i stabilizua me shitjen e një shumë relativisht të vogël në mënyrë të tërthortë tregon se rritja e shpejtë e Euros i detyrohej kryesisht panikut. Veç kërkesës së OSHE, paniku në tregun valutor u nxit më tej në atë periudhë edhe nga shpërthimi i luftës në Ukrainë dhe impaktit që kjo ngjarje dha në rritjen e shpejtë të çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare.

Përveç shitjes direkte të valutës tek bankat tregtare, Banka e Shqipërisë vendosi të anulonte edhe dy ankande të blerjes së valutës, të planifikuara gjatë muajve mars dhe prill.

Gjatë vitit 2022, Banka e Shqipërisë synon të blejë 140 deri në 200 milionë Euro përmes ankandeve në tregun e brendshëm, në funksion të rritjes së rezervës valutore. Ky objektiv nuk ka ndryshuar, pavarësisht anulimit të dy prej ankandeve vjetore të planifikuara.

Pas atij momenti, kursi i këmbimit të Lekut ndaj Euros i është kthyer gradualisht mbiçmimit. Ky mbiçmim mund të shpjegohet me përmirësimin gradual të Bilancit të Pagesave, i ndikuar pozitivisht nga turizmi, fasoneria, remitancat dhe ngushtimi i deficitit tregtar.

Në muajin qershor, kursi Euro-Lek ka arritur nivelet më të ulëta historike, i nxitur më tej nga ndikimi i faktorit sezonal, të lidhur kryesisht me prurjet turistike. Të mërkurën Euro u këmbye me 119.13 Lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Duke pasur parasysh se kulmi i sezonit veror duhet ende të vijë, është e pritshme që rënia e Euros të shënojë rekorde të reja, sidomos mes gjysmës së dytë të korrikut dhe gjysmës së parë të gushtit./Monitor

banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen