Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndryshimet rishikojnë metodologjinë e Bankës së Shqipërisë për përllogaritjen e NEI-t maksimal për kategorinë e kredisë konsumatore me këste në fashën 0-200.000 lekë, që pritet të rezultojë në një NEI maksimal më të ulët për këtë kategori.
TIRANË- Këshilli i Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e të mërkurës disa ndryshime në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, që do të sjellin uljen e normës maksimale efektive të interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore më të vogla se 200 mijë lekë.
Më konkretisht, ndryshimet në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare” konsistojnë në reduktimin e kostove të ngarkuara konsumatorit në kontratat e kredisë konsumatore me këste, kryesisht në vlera të vogla.
Ndryshimet rishikojnë metodologjinë e Bankës së Shqipërisë për përllogaritjen e NEI-t maksimal për kategorinë e kredisë konsumatore me këste në fashën 0-200.000 lekë, që pritet të rezultojë në një NEI maksimal më të ulët për këtë kategori.
Sipas rregullores, NEI maksimal llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë 6-mujore, mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Kredive të administruar prej saj. Nivelet e NEI-t maksimal publikohen në fillim të çdo 6-mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në 6-mujorin paraardhës. Sipas rregullores, ky tregues ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën.
Ndërkohë, sipas ndryshimeve të miratuara nga Banka e Shqipërisë në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore deri në vlerën e 200 mijë lekëve do të jetë sa mesatarja e thjeshtë e normës efektive të interesit për kredinë e dhënë, pa u shtuar me një të tretën.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, mbështetur në informacionin e Regjistrit të Kredive, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë në gjysmën e parë të vitit 2024 ishte 71.4% (nga 74.8% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 78.4%, që kishte qenë për gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar).
Ndërkohë, për kreditë konsumatore me vlerë mbi 200 mijë lekë, NEI maksimal do të vazhdojë të llogaritet njësoj, pra duke e shtuar mesataren e thjeshtë të kredive të dhëna në periudhën paraardhëse me një të tretën.
Gjithashtu, pjesë e ndryshimeve në rregullore është edhe shtimi i detyrimit për kryerjen e pagesës nga ana e konsumatorit të komisioneve të aplikuara nga subjektet në momentin e dhënies së kredisë konsumatore, duke mos lejuar shpërndarjen e këtyre kostove përgjatë jetëgjatësisë së kredisë.
Për kreditë e institucioneve financiare jobanka është tipike aplikimi i komisioneve shumë të larta të administrimit apo disbursimit të kredisë. Në shumicën e rasteve, madje, efektin kryesor në interesin efektiv të kredisë nuk e jep interesi nominal, por pikërisht komisionet e aplikuara.
Sipas Bankës së Shqipërisë, këto ndryshime, të cilat shtojnë kërkesat për mbrojtjen e konsumatorëve, vijnë si reagim i Bankës së Shqipërisë me qëllim reduktimin e mëtejshëm të kostove të huamarrjes për kreditë konsumatore dhe rritjen e transparencës ndaj tyre, veçanërisht për subjektet financiare jobanka./ Monitor
Gent Sejko TIRANA- Guvernatori Gent Sejko, ishte ipranishëm sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë ...
Foto ilustruese TIRANË - Në fund të vitit 2024, në banka qytetarët dhe bizneset kishin të depozituara në monedhën v...
Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar pasditen e sotme një konferencë për media...
Foto ilustruese TIRANË- Kredia e re për ekonominë arriti një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga ...
Foto nga takimi TIRANA- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturë...
Vaskat e Peshkut TIRANË - Ish-vaskat e peshkut në Drenovë që sot e kanë humbur funksionin parësor të tyre pritet të...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i sigurimeve vullnetare shfaq një ecuri zhgënjyese edhe vitin e kaluar. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbik&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi së fundmi rezultatet e një inspektimi të Bankës së Shqip&eu...
Foto ilustruese TIRANË - Edhe pse kthimi i Donald Trump si president i SHBA po krijon pasiguri të madhe dhe mjedisi ndërkombëtar mbetet...
Foto ilustruese TIRANË - Me dëshirën e mirë, për të mos qëndruar indiferent, po japim disa mendime për zhvillimin e...