4 Shkurt 2025, 14:52
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Edhe pse kthimi i Donald Trump si president i SHBA po krijon pasiguri të madhe dhe mjedisi ndërkombëtar mbetet i vështirë, ekonomia në shumicën e vendeve të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore do të rritet në vitin 2025, veçanërisht në vendet anëtare të BE-së.
Këtë e tregon parashikimi i ri i dimrit nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) për 23 vende të rajonit.
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.8% gjatë këtij viti dhe në masën 3.9% vitin e ardhshëm.
Për këtë vit Instituti i Vjenës parashikon një rritje mesatare prej 2.8% për anëtarët e BE-së, një rishikim minimal në rënie prej 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me vjeshtën e kaluar. Rritja në vitin 2026 parashikohet me 2.7%, që përfaqëson gjithashtu një rregullim të lehtë në rënie prej 0.3 pikë përqindjeje.
Industria në vendet kyçe të rajonit, si Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania (të cilat janë të ndërthurura ngushtë me Gjermaninë), po lufton për shkak të recesionit të vazhdueshëm në prodhimin gjerman. Megjithatë, rritja në këto vende vazhdon të nxitet nga konsumi i fortë privat, falë rritjeve të fuqishme të pagave reale.
“Njerëzit po shpenzojnë të ardhurat shtesë të disponueshme, të cilat po e nxisin ekonominë,” shpjegon Richard Grieveson, Zëvendës Drejtor i wiiw dhe autori kryesor i parashikimit të dimrit.
Polonia do të jetë e para për sa i përket rritjes midis vendeve anëtare lindore të BE-së, si këtë vit (3.5%) dhe atë të ardhshëm (3.0%); do të ndiqet nga afër nga Kroacia (2025: 3.1%; 2026: 3.0%). Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të zgjerohen relativisht ndjeshëm, me një mesatare prej 3.5% në 2025 dhe 2026, ndërsa Turqia gjithashtu do të rritet me 3.5% në 2025, dhe 4.5% në 2026.
Wiiw parashikon rritje prej 3% për vitin 2025, një rishikim në rënie prej 0.3 pikë përqindjeje – edhe pse, natyrisht, do të varen nga politika e Trump për Ukrainën. Në rastin e Rusisë, rritja e fuqishme e vitit të kaluar (3.8%) ka të ngjarë të përgjysmohet në vetëm 1.8% këtë vit.
Rreziku më i madh negativ për parashikimin qëndron në një qasje të pakufizuar politike nga Donald Trump.
“Meqenëse SHBA është bërë tregu më i rëndësishëm i eksportit për BE-në gjatë dekadës së fundit, ndikimi negativ i tarifave të larta të SHBA-së për mallrat dhe shërbimet evropiane do të ishte gjithashtu i rëndësishëm për anëtarët e Europës Lindore dhe do të ndihej prej tyre relativisht shpejt.”, thotë Richard Grieveson.
Ndërsa flukset e drejtpërdrejta tregtare midis rajonit dhe Amerikës janë të kufizuara, kërkesa më e ulët e SHBA për produkte industriale europiane dhe investimet e reduktuara mund të kenë një ndikim të rëndë në Europën Qendrore dhe Lindore.
Dhe ekziston politika e paparashikueshme e Trump për Ukrainën, e cila mund të godasë rëndë ekonominë e rajonit.
“Nëse Ukraina nuk do të merrte më ndihmë nga Uashingtoni dhe do të mposhtej ushtarakisht, kjo do të dëmtonte rëndë imazhin e Perëndimit, do të demoralizonte dhe diskreditonte NATO-n dhe do të inkurajonte Putinin të testonte klauzolën e mbrojtjes reciproke të aleancës”, paralajmëron Grieveson.
“Një valë e madhe refugjatësh nga Ukraina në të gjithë BE-në ndoshta do të ishte rezultat, dhe do të kishte gjithashtu mundësinë e një rritjeje të mprehtë të çmimeve globale të ushqimeve, e cila mund të çojë në trazira sociale dhe politike”./Monitor
Ekonomi
4 Shkurt 2025, 09:07
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Me dëshirën e mirë, për të mos qëndruar indiferent, po japim disa mendime për zhvillimin e...
Ekonomi
3 Shkurt 2025, 19:08
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) e nisi vitin 2025 me rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, TNE ...
Ekonomi
3 Shkurt 2025, 15:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kursi i këmbimit të euros e ka nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Ban...
Ekonomi
1 Shkurt 2025, 09:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sot hyn në fuqi çmimi "i ri" i energjisë për abonentët familjarë për të cilët k...
Ekonomi
31 Janar 2025, 22:37
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Banka Qendrore ka rritur për të dytën herë në gjashtë muaj shtesën kundëciklike t&eum...
Ekonomi
31 Janar 2025, 12:49
N.F
TIRANË- Sipas një vlerësimi të ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), norma aktuale neutrale e interesit p&e...
Ekonomi
30 Janar 2025, 15:06
I.A
Euro
TIRANË- Euro ka vijuar rritjen në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e enjte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të...
Ekonomi
30 Janar 2025, 15:03
r.ll
f
EUROPË- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me një çerek pikë në 2.75%, ndërsa k&eum...
Ekonomi
30 Janar 2025, 14:30
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Borxhi publik i vendit ka rënë në rreth 55% për vitin 2024 nga më shumë se 58 për qind q&eu...
Ekonomi
29 Janar 2025, 16:01
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Leku shqiptar humbi 0.97% kundrejt euros dhe 1.2% kundrejt dollarit amerikan gjatë ditës së mërkurë,...